• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbyllet protesta para SPAK-ut/ “AMT”: Kapni peshkaqenët, mos u merrni me cironkat

10:53 : 12/10/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ka përfunduar protesta para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të kërkuar drejtësi për Teatrin Kombëtar që u shemb në mënyrë kriminale.

Godina e SPAK-ut është rrethuar sot në shenjë revolte si asnjëherë me pankarta, në të cilat janë shfaqur të gjitha kallëzimet që ka bërë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kundër qeverisë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Regjizori i njohur Edmond Budina, aktori Mehdi Malkaj, shumë aktivistë të tjerë i kanë kërkuar “llogari” SPAK-ut përse nuk jep një vendim për shembjen në mënyrë të paligjshme të godinës së Teatrit Kombëtar.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar në total në SPAK 16 kallëzime penale lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar, duke kërkuar nga organi i akuzës edhe arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për shkeljet dhe terrorin që i hapi rrugë shembjes së godinës, por edhe për tenderin korruptiv që do të alokohet për ndërtimin e projektit të ri.

Së bashku me anëtarët e Aleancës për Teatrin, Budina kërkoi që SPAK të luftojë mafian dhe jo qytetarët. Gjatë fjalës Budina tha se Prokuroria e Posaçme duhet të bëjë çmos që Teatri Kombëtar të ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

“Ky është një himn që ne i kemi bërë Teatrit dhe sot jemi këtu mbas një kohe kaq të gjatë për të treguar se ne si qytetarë të këtij vendi nuk do ta ulim kokën, nuk do të përkulemi përpara dhunës së pushtetit, dhunës së mafies. Këtu ne kemi rreshtuar sesa kallëzime kemi bërë. Mund të thotë dikush se keni bërë shumë dhe nuk duhet të bëni kaq shumë. Jo, ne kemi bërë dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë jo vetëm këtu brenda vendit, por edhe jashtë vendit, derisa e drejta qytetare të fitojë, derisa kjo bandë që ka zaptuar pushtetin, të shporret dhe derisa Teatri Kombëtar të ndërtohet aty ku ishte ashtu siç ishte!

Lexo edhe:

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

Mos i kërcënoni prokurorët thonë këta. Ne nuk kemi kërcënuar asnjë prokuror. SPAK të mos merret me cironkat, të kërkojë peshkaqenët. Shqiptarët po zhytën në varfëri, është detyrë imediate e SPAK që të reagojë. Ne jemi këtu për të thënë që nuk do të ndalemi, nuk lodhemi për të protestuar kundër kësaj qeverie, duke ardhur përditë në SPAK. Natyrisht, mbase jo ditë për ditë. SPAK je në shërbim të mafias, ne do të vijojmë protestat tona”- tha Budina.

 

Gjithashtu edhe aktori Mehdi Malkaj me fjalën e tij është revoltuar përpara godinës së SPAK-ut, ku aktivistët ende nuk kanë parë drejtësi për shembjen që iu bë godinës dhe rindërtimin e Teatrit. Malkaj kishte kritika të fortë për indiferentët ndaj çështjes, përfshirë shoqërinë civile.

“Përshëndes shumë ata që na shikojnë nga lokalet dhe nuk begenisin të vijnë këtu. Përshëndes shumë edhe këta që na shikojnë nga xhamet, por në veçanti e kam për atë që quhet shoqëri civile dhe gjendet gjithmonë aty ku janë paratë. Ka ndonjë të shoqërisë civile këtu? – Nuk ka, se ashtu e kanë hallin ata megjithatë, e them prapë që të kuptojmë se ç’është drejtësia dhe ç’janë ata që drejtojnë drejtësinë.

Në periudhën e Henrit VIII të Anglisë, një nga mbretërit e Anglisë, goxha i egër, një kryegjyqtar i tij i dha të drejtë parlamentit dhe jo mbretit dhe ai e thirri menjëherë në audiencë dhe i tha: Më thuaj se cili është parametri yt për drejtësinë.

Dhe Tomas Mur tha: “Shkëlqesi, unë kam një baba që e dua shumë se babai im më ka rritur, më ka edukuar, më ka shkolluar. Babai im që ka rritur, më ka edukuar dhe më ka shkolluar është një burrë shumë i mirë se babai im….”
“Hë,- i tha ai, – të kam thirrur këtu për drejtësinë, jo për babanë.”

“Atë po bëj Shkëlqesi, unë kam një baba që e dua shumë. Po sikur ky babai që unë e dua shumë, të jetë në gjyq me djallin dhe djallin të ketë drejtë, unë i jap të drejtë djallit!”
“Ik”, i tha ai.

Mendoni tani që ne kemi të drejtën tonë mbi pesë vjet që rropatemi, mbi pesë vjet që po braktisin dhe familjet tona, nuk marrin shumë pjesë në halle dhe problemet, për Teatrin, sepse e kam thënë: ra Teatri, ta “gëzoni” demokracinë! Ta gëzoni diktaturën, jo demokracinë!

Ra Teatri, ra Butrinti, ra Durrësi, do të bjerë Shkodra, do të bien me radhë një nga një sepse në atë moment diktatura thotë unë do të bëj çfarë të dua dhe bën çfarë të dojë! Nuk është kjo…çfarë thonë këta, “autokraci”. Ku ka autokraci këtu?! Këtu ka diktaturë! Ne jemi të lindur që të shtrihemi barkaz dhe ata që udhëheqësin të fshijnë këpucët e tyre të qelbura në kurrizet tonë.

Miq të dashur, ju bëni si të doni, çdo njeri zgjedh o të jetojë si shqiponjë në majë të malit ose të zvarritet si zhapik nëpër këmbë poshtë e përpjetë. Unë personalisht kam zgjedhur shqiponjën, më pëlqen shumë të jem shqiponjë, të kem lirinë time. Nuk kemi liri. Jemi një popull që, ku di unë, si i skllevër më duket, nuk e përjashtoj veten nga kjo, jam dhe unë pjesë e këtij populli”, tha Malkaj.

 

Ndërkohë gjatë fjalës së saj, aktivistja Adriana Kalaja u zotua se qytetarët nuk do të lejojnë që Erion Veliaj të rikandidojë për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 2023, pasi sipas saj ai duhet të vuajë dënimin me burg.

“Dalin për të mbrojtur veprat penale. Këtë burra e gra që janë këtu kanë 5 vjet që nuk nënshtrohen, pse mendosi9 se këta miq e mikesha të mija nuk kanë pasur oferta dhe kërcënime. I kemi kaluar të gjitha që nga ofertata dhe presionet por ne kemi zgjedhur ti shërbejmë Tiranës. SPAK është bashkëpunëtor me mafian në pushtet. Ky zotëria që drejton SPAK pritet ambasadoren në takime të fshehta dhe nuk pranon takim me në dhe nhuk na kthen përgjigje me fazën ku ndodhen hetimet. Më e shumta që do të infektohet zoti Kraja është sëmundja e shërbimit ndaj të drejtës. Ne kemi qenë një hap para pushtetit. Ne i kërkojmë takim nga një grup aktorësh, i kërkojmë një informacion për fazën procedurale ku ndodhën hetimet. I kemi kërkuar vendosjen e sekuestros preventime teatrit që mbetet një skenë krimi. Këta nuk e dëgjojnë Veliajn që thotë unë do nis ndërtimet, e dëgjojnë por janë nën presionit e Ramës dhe Veliajt. I garantoj Erion Veliajt se nuk do e lejojmë që të kandoidojë për një mandat të tretë, sa të vij momenti që të kandidojë ai do jetë pas hekurave”, tha Adriana Kalaja.

 

Gjatë fjalës Çlirim Gjata: “SPAK u krijua për të luftuar korrupsionin në radhët e zyrtarëve. 100 e ca milionë euro ka kushtuar reforma në drejtësi, pa u ngritur asnjë godinë, pa u bërë asgjë tjetër. Rrogat e tyre paguhen nga ne. si ka mundësi, janë  100 e ca milionë euro. Kemi një grup prokurorësh që jo se nuk munden të luftojnë korrupsionin në politikë, por se nuk duan. Një nga elementët është se ka frikë. Le të dalë njëri dhe le të thotë ‘do hetoj filan ministër’. Janë një grup frikacakësh, kanë frikë se mos i rreh Ramae Veliaj me këpucë surratit. Arrestuan një ish-ministër dhe një deputet, i dyti u lirua menjëherë sepse u bë marrëveshja”.

Gjithashtu Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të mbështesin protestën e radhës e cila do të zhvillohet të hënën në orën 10:00 para ambienteve të SPAK-ut.

Protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit mbështetet edhe nga Partia Demokratike që ditën e dytë të aksionit opozitar e ka zhvendosur drejt Tiranës. Kujtojmë që dje, PD-ja e Elbasanit thirri një protestë ku qytetarët iu përgjigjën pozitivisht për të kërkuar uljen e çmimit të naftës dhe të produkteve të tjera të cilat janë rritur në mënyrë të paprecedent ndërsa ndihma e ofruar nga qeveria është e papërfillshme për shkak të inflacionit të lartë. Në shenjë simbolike ditën e djeshme qytetarët e Elbasanit u sensibilizuan me protestuesit duke fikur makinat.

Etiketa: aleanca per teatrinEdmond BudinaprokuroriaprotesteShembja e Teatritspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

16:27 : 05/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gazetari zbulon rolin e grave tek banda shqiptare e trafikut të drogës në Finlandë

21:43 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Mbushën” Finlandën me drogë/ Kush janë dy “kokat” nga Vlora, zbardhen EMRAT e të arrestuarve

18:54 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

18:12 : 03/06/2025
Para

Trafikimi i qenieve njerëzore, zëvendës ambasadori i SHBA: Forconi sundimin e ligjit

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com