• Kontakt
Thursday, May 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rregullorja e re e KLP-së ‘cënon’ lirinë e medias në Shqipëri

16:11 : 11/10/2022
në AKTUALITET, KRYESORE
Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla

Këshilli i Lartë i Prokurorisë njoftoi të martën nëpërmjet aplikacionit ‘Whats App’ miratimin e rregullores së re të KLP-së për komunikimin me median.

“Sapo u miratua nga KLP-ja rregullorja e marrëdhënieve të Këshillit me mediat, e cila normon marrëdhënie korrekte bashkëpunimi mes medias dhe qeverisë së prokurorëve,” thuhet në njoftimin për shtyp.

Por ndërsa pretendon se do të rregullojë marrëdhëniet e KLP me mediat dhe gazetarët, rregullorja duket më shumë si një përpjekje e Këshillit për të marrë përsipër rolin e redaktorit dhe të rregullatorit mbi vetë mënyrën si mediat raportojnë mbi çështjet që lidhen me të.

Rregullorja i kërcënon gazetarët me heqje të akreditimit “nëse rezultojnë shkelje qartësisht të dallueshme të objektivitetit dhe profesionalizmit, si dhe për shkelje të Kushtetutës, ligjit, dhe të parimeve të kësaj rregulloreje”.

Rregullorja nuk parashikon asnjë të drejtë për gazetarët, përpos atyre të përcaktuara në ligjin për “të drejtën e informimit”.

Lexo edhe:

Ilir Meta firmos urdhrin nga qelia: Të analizohet rezultati për çdo qendër votimi në Tiranë!

“Fushatë fake”, Bushati: Rama ka debilizuar debatin duke futur axhendën e tij në media

Po ashtu në rregullore është e paqartë se kush do të bëjë vlerësimin profesional të gazetarëve apo të objektivitetit të raportimit të tyre, për të përcaktuar më pas masat që merren nga koordinatori për mediat apo anëtari i Këshillit i caktuar për mediat.

Në rregullore nuk bëhet me dije se si do të përcaktohet nëse ka një shkelje të Kushtetutës nga gazetari, një interpretim që ligji ia njeh vetëm Gjykatës Kushtetuese. Njëlloj nuk ka sqarim se si do të gjendet shkelja e ligjit, që mund të vendoset vetëm me vendim të gjykatës, pas një procesi të rregullt gjyqësor.

Përndryshe parimet e përcaktuara nga KLP që nuk duhet të shkelen janë të përgjithshme dhe evazive nën terma si “besueshmëria”, “ndershmëria” apo raportimi korrekt i lajmit”, të cilat zakonisht mund të gjykohen prej redaktorit apo kryeredaktorit të një media, ose nga një organ vetrregullues dhe publiku i gjërë.

Duke iu referuar kërcënimit të KLP-së për heqje të akreditimit për gazetarët, Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias në Qendrën Evropiane për Shtypin dhe Lirinë e Media në Leipzig, Gjermani, tha se ishte tronditëse që Këshilli i jepte vetes të drejta vlerësimi të punës së gazetarëve në rregullore.

“KLP e ka autorizuar vetën që të kërkojë nga mediat zëvëndësimin e gazetarëve apo edhe të ketë të drejtë të ia heqë akreditimin gazetarëve nëse ata “nuk janë objektivë dhe profesionalë”,” shprehet Kusari. “Kush mendon që është KLP që të ketë të drejtë të vlerësojë punën e gazetarëve?, pyet ajo në një postim të gjatë në Facebook.

Kusari theksoi se rregullorja e re e kufizonte te drejtën e gazetarëve për raportuar në mënyrë të pavarur aktivitetin e Këshillit, duke i kërcënuar ata me heqje akreditimi.

“Mesazhi është i qartë – na lavdëroni ose e humbisni të drejtën të raportoni nga KLP”, tha ajo.

Njëlloj shqetësuese e shikon rregulloren edhe Koloreto Cukali, drejtues i Këshillit Shqiptar të Medias. Duke folur në emër të KSHM, Cukali tha se disa pika të rregullores “bien ndesh me lirinë e medias dhe të informimit”.

Cukali veçoi parimet e pretenduara në rregullore, që sipas tij u heqin të drejtën gazetarëve edhe të debatojnë mbi vendimet e KLP.

Duke iu referuar Nenit 5, pika B e rregullores në të cilën KLP parashikon ndalim të “shpërdorimit të lajmit për komente dhe opinione që bien ndesh me vlerat e drejtësisë”, Cukali tha se KLP kishte marrë të drejtë të gjykonte se çfarë është “deformim dhe keqinterpretim” dhe që sipas tij bllokonte “praktikisht jo vetëm lirinë e informimit, por dhe lirinë e debatit”.

Cukali tha se pika të tjera të rregullores si “ndalimi i ndikimit në punën e prokurorit”, lejonin keqinterpretime dhe censurë. “Media nuk ka asnjë instrument ligjor për të ndërhyrë në funksionimin e Prokurorisë. Por, kjo pikë krijon hapësirë abuzive që çdo gjë lajm, koment, opinion, të mund të interpretohet si ndërhyrje në funksionin e Prokurorisë”, tha ai.

Kusari ndërkohë vuri në dukje një sërë problemesh të tjera të rregullores, që sipas saj ka mbyllur “hermetikisht KLP-në dhe ua pamundëson gazetarëve të informojnë publikun”.

Rregullorja parashikon ndër të tjera kufizime për personat që mund të takojë gazetari në KLP, kërkon shpjegime dhe njoftim qëllimi në rast kërkesë për informacion apo kërkese për intervistë dhe vendos afate për përgjigjet, pavarësisht parashikimeve në ligjin për “Të drejtën e informimit”.

Kusari thotë se rregullorja dështon te bëjë diferencën mes pyetjeve për koment dhe kërkesave për informim.

“Me këtë rregullore, KLP e ka humbur një mundësi të artë që t’i hapë dyert për gazetarët, t’u tregojë atyre dhe rrjedhimisht publikut, për punën që e bëjnë. Këtë e kanë detyrim dhe nuk e kanë opsionale”, tha ajo.

Cukali nga ana e tij tha se Këshilli Shqiptar i Media i kërkonte KLP të tërhiqej nga rregullorja.

Kjo nuk është hera e parë që Këshilli i Lartë i Prokurorisë prodhon rregullime me median që shihen si përpjekje për censurë. Në dhjetor të vitit të kaluar një formular akreditimi u cilësua nga gazetarët si një mënyrë për të kontrolluar informacionin.

Marrë nga Reporter.al

Etiketa: analizecukalliklpKusarimedia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ilir Meta firmos urdhrin nga qelia: Të analizohet rezultati për çdo qendër votimi në Tiranë!

19:13 : 20/05/2025
AKTUALITET

“Fushatë fake”, Bushati: Rama ka debilizuar debatin duke futur axhendën e tij në media

20:43 : 07/05/2025
AKTUALITET

Gaztorë dhe gazetarë

13:30 : 03/05/2025
AKTUALITET

Liria e shtypit/ Reporterët Pa Kufij e “nxijnë” në raport Shqipërinë, por e ngjitin me 19 vende

09:47 : 02/05/2025
AKTUALITET

“Ka mungesë me 35% të prokurorëve”/ Olsian Çela raporton në KLP: Arkivat, problem që kërkon zgjidhje

11:50 : 29/04/2025
AKTUALITET

Emërimet në SPAK/ Kushtetuesja nxjerr zbuluar KLP-në për rastin e Ndini Tavanit

12:01 : 24/04/2025
Para

Zbardhet misteri, kush ia vuri flakën makinës së Marselit në Bilisht?

TË GJITHA

Chelsea fiton Conference League, mund Betisin me përmbysje në pjesën e dytë

22:59 : 28/05/2025

Horoskopi, 29 maj 2025/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/05/2025

Berisha: Mesazhi i Ambasadës së SHBA-së ishte për popullin shqiptar

22:43 : 28/05/2025

Ekspertët: Euro mund të zëvendësojë dollarin si monedhë rezervë globale

22:41 : 28/05/2025

Vendimi/ Qeveria jep 80 milionë lekë për “Durrah City Football Academy”

22:38 : 28/05/2025

Finalja e Ligës së Konferencës, Chelsea përmbys Betis me dy gola në 5 minuta

22:33 : 28/05/2025

Betis-Chelsea/ Gjithçka nis nga e para, anglezët barazojnë finalen (Video)

22:29 : 28/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com