• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Censuroi mediat me Kapllanin/ Kush është Dionis Teqja, aksident i të miturve dhe lidhjet e dyshimta greke

23:10 : 06/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Dionis Teqja. Ky është emri që sot trokiti në dyert e të paktën dhjetë redaksive mediatike me një padi ndaj gazetarëve, me pretendimin se i është dëmtuar imazhi. Përmes gjyqtarit Flamur Kapllani, biznesmeni kërkon nga një sërë mediash heqjen e një lajmi, jo sepse ai është i pavërtetë, jo sepse ekziston një vendim përfundimtar për shpifje, por thjesht “për sigurim padie”.

“Bëje mirë, bëje vetë” — edhe në këtë rast, Teqja duket se i qëndron sloganit të një prej bizneseve të tij më të njohura, “Megatek”. Përveç kërkesës për fshirjen e lajmit, ai kërkon nga mediat edhe një dëmshpërblim që shkon deri në 680 mijë euro.

Por kush është Dionis Teqja dhe cilat janë hijet që e ndjekin përtej botës së biznesit?

Biznesmeni rezulton pronar ose aksioner në një numër të madh kompanish, që shtrihen nga tregtia te hidrocentralet dhe ndërtimi. Mes tyre figurojnë:“Megatek”, “Teqja International”, “T.N.T Express Albania” (shoqëria e përthithur “Radmail”), “Global Invest” (ish “Global Construction”), “HEC Peqin”, “Hidro Power Peqin”, “Mercato Italia”, “Fashion Avenue” dhe “Alien House” SHA.

Megjithatë, emri i tij nuk ka munguar as në raportime që lidhen me aksidente në punë, mungesë sigurie apo humbje jete në ambientet e kompanive që zotëron.

Lexo edhe:

RSF: Gazetarët në Shqipëri nën presion, qeveria nuk po mban premtimet

Televizioni rumun: Rama humb kontrollin live, sulmon gazetaren gjatë pyetjeve për Zvërnecin

Në “Megatek” u konstatuan raste të punësimit të të miturve të moshës 13–16 vjeç, të cilët kryenin punë të rënda fizike. Dy prej tyre, E. Alla, 14 vjeç, dhe K. Dusha, 16 vjeç, u aksidentuan rëndë pasi ranë nga rreth 12 metra lartësi. Fillimisht u dërguan në një spital privat dhe më pas në Spitalin e Traumës. Që prej asaj kohe, nuk është bërë publik asnjë informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre.

Një tjetër rast lidhet me humbjen e jetës së një 32-vjeçari në mars të vitit 2023, gjatë punës në ambientet e “Megatek”. Policia procedoi Dionis Teqjen si person përgjegjës për shkelje të rregullave të sigurisë në punë, por më pas përgjegjësia iu kalua një punëtori 61-vjeçar dhe çështja u pushua.

Përplasjet në gjykata dhe lidhjet e dyshimta

Ashtu siç është raportuar edhe në lajmin që biznesmeni kërkon të hiqet, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka bërë shpallje publike për Dionis Teqjen, pasi ai nuk është paraqitur në procesin gjyqësor ku ortaku i tij, Thanas Hyseni, e ka paditur për mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe përvetësim pasuror në kompanitë “Radmail” dhe “T.N.T Express Albania”, përmes vendimeve të asamblesë dhe veprimeve bankare.

Por ky nuk është i vetmi episod problematik. Sipas raportimeve të publikuara nga “Pamfleti”, të mbështetura në shtatë raporte të SHISH dhe strukturave anti-krim për periudhën 2016–2024, Dionis Teqja dyshohet se ka transferuar drejt Greqisë dhe Qipros rreth 37 milionë euro përmes kanaleve ilegale bankare dhe agjencive jo-bankare, në bashkëpunim me ortakut grek Apostolos Pefkos, i cili zotëron 0.1% të aksioneve në “Megatek”.

Sipas të njëjtave raportime, dyshohet se janë përdorur kompanitë “Technek S.A” dhe “Metron Energy” në Greqi, në pronësi të Pefkos, ndërsa në Shqipëri janë përdorur kompanitë “HEC Peqin” dhe “Hidro Power Peqin”.

Apostolos Pefkos ka qenë fillimisht bashkëthemelues i “Megatek” me 20% të aksioneve, që prej marsit të vitit 2007, por më pas përfundoi me vetëm 0.1%, ndryshim që sipas raportimeve nuk është reflektuar në QKB dhe që dyshohet të ketë ndodhur pas hetimeve ndaj tij në Greqi për transferta ilegale dhe kontrabandë në funksion të “Megatek”.

Sot, kësaj liste polemikash i shtohet edhe përplasja me median. Përmes gjyqtarit Flamur Kapllani, Dionis Teqja kërkon heqjen e një lajmi të bazuar mbi një raportim real dhe dokumente zyrtare të gjykatës — një precedent që ngre pikëpyetje serioze mbi kufirin mes mbrojtjes së imazhit dhe censurës ndaj medias. /ZËRI

Etiketa: censuredionis teqjaFlamur Kapllanimedia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

RSF: Gazetarët në Shqipëri nën presion, qeveria nuk po mban premtimet

19:08 : 25/06/2026
AKTUALITET

Televizioni rumun: Rama humb kontrollin live, sulmon gazetaren gjatë pyetjeve për Zvërnecin

20:51 : 10/06/2026
AKTUALITET

Replikat e Edi Ramës me RSF synojnë të fshehin problemet reale të medias

09:27 : 30/05/2026
AKTUALITET

Berisha: Media po na censuron!

12:49 : 25/05/2026
AKTUALITET

Rama tha se opozita merr 60% të kohës mediatike, Këlliçi: Gënjeshtër e shëmtuar!

12:32 : 10/05/2026
AKTUALITET

Policia kufizon komunikatat, organizatat e medias ngrenë shqetësime për lirinë e informimit

14:42 : 09/05/2026
Para

Këmbimi valutor 7 maj/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

TË GJITHA

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026

Shqipëria po moshohet, por gratë po plaken më shpejt; Mosha mediane e femrave kalon 45 vjeç

12:03 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş