• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO/ Liderët e BE “izolojnë” Erdoganin në Pragë, vetëm Rama dhe Orban i afrohen

20:32 : 06/10/2022
në AKTUALITET, BOTA, Lajmet e Dites, POLITIKE, RAJONI

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan si rrallëherë është shfaqur i vetmuar, ose të paktën ka qëndruar në shoqërinë e delegacionit të mbërritur nga Ankaraja në Pragë.

Kjo jo një zgjedhje me dëshirë e liderit kontrovers turk, por më tepër një mesazh izolimi që vendet e Bashkimit Europian indirekt ia kanë transmetuar në margjinat e takimit për ngjizjen e Komunitetit Politik Evropian.

I ndodhur në qendër të rrethit të akuzave nga Perëndimi për lidhjen e fortë më Rusinë dhe dëshirën për të blerë raketa nga Putin, por edhe për shkak të gjuhës së ashpër dhe retorikës së përdorur në drejtim të Greqisë, Erdogan duket se është izoluar.

Të paktën këtë të lë të kuptosh pozicionimi i tij në foton zyrtare të 40 liderëve të vendeve që ndodhen në kontinentin europian, por edhe mungesa e takimeve “kokë më kokë” mes tij dhe krerëve të BE-së.

Këtë të enjte pasdite, liderët morën pjesë në katër tryeza të rrumbullakëta; dy për klimën dhe mjedisin, dy për paqen dhe sigurinë, ndërsa darka e sotme shihet se një mundësi për të paraqitur idetë dhe për çështjet që i shqetësojnë të gjithë, ku nuk përjashtohet as thirrja e Rusisë për përdorim të armëve bërthamore dhe me kuriozitet pritet qëndrimi i Turqisë.

Lexo edhe:

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

Ndërkohë janë planifikuar disa takime dypalëshe, trepalëshe dhe katërpalëshe, veçanërisht në përpjekje për të zbutur mosmarrëveshjet mes disa prej pjesëmarrësve.

Emmanuel Macron takohet me liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit, pastaj me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç që ia ka shprehur hapur dashurinë Moskës, e më pas sërish me kancelarin gjerman.

Por ajo që vihet re është një distancë e qartë e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe Erdogan, të cilët në mbledhjet e mëparshme të NATO-s apo samite ndërkombëtare, pavarësisht përplasjeve ishin ulur të diskutonin së bashku.

Këtë herë Mitsotakis ka refuzuar të takohet me presidentin turk dhe karakteristikë e klimës së “ngrirë” është se edhe në foton familjare të Sinodit informal të Pragës, distanca mes tyre ishte e madhe.

 

1 nga 18
- +

1.

2.

3.

4.

5.

6.

7.

8.

9.

10.

11.

12.

13.

14.

15.

16.

17. Turkish President Tayyip Erdogan, accompanied by Foreign Minister Mevlut Cavusoglu, chats with Azerbaijan's President Ilham Aliyev and Armenia's Prime Minister Nikol Pashinyan at the Informal EU 27 Summit and Meeting within the European Political Community in Prague, Czech Republic October 6, 2022. Turkish Presidential Press Office/Handout via REUTERS

18.

Mitsotakis u pozicionua pranë kryeministres britanike Liz Truss dhe larg Erdoganit, i cili qëndroi në qendër në të djathtë dhe katër vende pranë presidentit të Republikës së Qipros, Nicos Anastasiades.

Dy liderët nuk kanë shkëmbyer as një shikim, ndonëse në një moment presidenti turk ka kaluar para kryeministrit grek, ndërsa britanikja “The Times” shkruan një artikull: “Kush dëshiron të ulet pranë Erdoganit në darkën e Pragës? Askush…”.

Por, pavarësisht kësaj duket se miku i tij i afërt, kryeministri hungarez Viktor Orban e ka përshëndetur dhe madje është ulur në tryezën e rezervuar për delegacionin turk, ndërkohë që pas shkrepjes së fotos zyrtare Erdoganit i është afruar edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Pavarësisht se shpesh është kritikuar për raportin e ngushtë dhe miqësor që ka me Erdogan, Rama nuk ka nguruar të dalë jashtë linjës së liderëve të BE, ndoshta edhe nën presion prej faktit se “baba” Erdogani do t’i dhurojë Shqipërisë, dronët “Bayraktar”, për të cilët kryeministri mburret në çdo dalje ku flet për Forcat e Armatosura.

Kujtojmë se së fundmi Rama ka qenë edhe në qendër të kritikave për shkak të mbylljes së dy kolegjeve turke “Mehmet Akif” dhe “Turgut Ozal” që operonin prej më shumë se 25 vitesh në vendin tonë, një vendim ky që besohet se është marrë pas kërkesës së vazhdueshme të Erdogan për të goditur financimet e Fejtullah Gylen në Shqipëri.

Nuk ka informacion nëse Rama dhe Erdogan do të kenë një takim dypalësh në kryeqytetin çek, por lidhja e tyre e afërt nuk është hedhur asnjëherë poshtë.

Etiketa: Edi RamaKomuniteti Politik i EuropesRexhep Tajip Erdogan

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026
AKTUALITET

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026
Para

Samiti i G20, Biden shprehet pozitiv për takim kokë më kokë me Putinin

TË GJITHA

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:04 : 05/06/2026

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

08:59 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

08:45 : 05/06/2026

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026

35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

08:18 : 05/06/2026

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

08:05 : 05/06/2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit sot

08:02 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom