• Kontakt
Sunday, June 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Sondazhi/ Evazion i frikshëm, 84% e bizneseve në Shqipëri fshehin të ardhurat

12:35 : 03/08/2017
në EKONOMI, KRYESORE

Dy vjet nga nisja e luftës kundër informalitetit në ekonomi, shifrat janë tronditëse. Një sondazh rajonal tregon se në Shqipëri, 84 % e bizneseve i fshin të ardhurat. Kryeministri Edi Rama përbetohej vjeshtën e vitit 2015 se askush nuk do ta ndalonte “procesin historik” që po niste. Shumë nga ekonomistët e kishin paralajmëruar se represioni ndaj biznesit, përfshirë një ligj të posaçëm për të burgosur ata që nuk japin kuponin tatimor – që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese më vonë – , do t’i detyronte bizneset të gjenin mënyra të tjera për të mos i deklaruar të adhurat, për të rritur fitimet e tyre apo për të mbijetuar.

Në fushatën e tij të shoqëruar me propagandë të madhe, kryeministri Rama jepte këto sqarime populiste, si ky i shtatorit 2015, shoqëruar edhe me një video.

“JA KUJT I SHËRBEN LUFTA KUNDËR INFORMALITETIT

Le ta shohë këtë video shumë të shkurtër kushdo që gabimisht e mendon operacionin kundër informalitetit një luftë me biznesin e vogël! E kundërta është e vërtetë, kjo është një luftë me hajdutërinë e kthyer në sistem nga politika e vjetër; me anarkinë e ushqyer njëzet e kusur vjet nga keqqeverisja që na pengoi të bëhemi shtet; me varfërinë e aspiratave të një pushteti që në tetë vitet para 23 qershorit 2013 e rrënoi besimin e njerëzve tek institucionet dhe e ktheu shtetin në një shërbëtor të familjes në pushtet. Kjo është një luftë që mbron konsumatorin dhe e bën qeverinë partnerin e vendosur të biznesit të ndershëm. Asgjë nuk e ndalon këtë proçes historik!”

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Një muaj përpara takimeve propagandistike me tregtarë e qytetarë, kryeministri bënte këtë paralajmërim në një takim me drejtorët e Tatimeve të mbledhur në zyrën e tij, në temperaturat e larta të gushtit 2015.

“Ky operacion nuk ka në fokusin e vet më të vegjëlit por më të medhenjt. Paralajmërimi i hapur për të gjithë ju: Sepse dihet botërisht që informaliteti nuk është thjesht produkt i atyre që merren me biznes por dhe i administratës tatimore, për shkak të sjelljes e e veprimeve të paligjshme. Nuk është betejë kundër biznesit por për të mbrojtur konsumatorin e biznesin shqiptar. Do vëmë në dispozicion  adresa, numra komunimiki apo rrjete sociale ku të bëhen  publike çdo shfaqje të padenjë të administratës tatimore e doganore. Do marrim masa ndaj tatimorëve dhe do japin shpegimet  e duhura”.

Por sondazhi rajonal për praktikat e ekonomisë së fshehur në Maqedoni dhe Shqipëri zbulon se avazioni i ekonomisë shqiptare është në nivelet më të larta historike. Plot 84.3% e kompanive të anketuara kanë konfirmuar se tentojnë të fshehin të ardhurat vazhdimisht, në të shumtën e rasteve, ose qoftë edhe ndonjëherë. Për Maqedoninë të dhënat janë shumë më të ulta në krahasim me Shqipërinë. 54.4% e bizneseve konfirmojnë se përdorin vazhdimisht ose në mënyrë sporadike praktikat e ekonomisë së fshehur.

Sondazhi është kryer nga Qendra për Kërkime dhe Politikëbërje (CRPM) në Maqedoni dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në Shqipëri. Metdologjia e përdorur është identike në të dy rastet. Periudhat janë të ndryshme. Në Maqedoni sondazhi u krye në fund të vitit 2016 dhe në Shqipëri në mes të pranverës 2017 (prill).

Në raport theksohet fakti se fshehja e xhiros me qëllim për të shmangur taksat është në nivele domethënëse në Shqipëri.

Në një sondazh të mëparshëm rajonal, 52 % e shqiptarëve deklaruan se nuk merrnin kuponin tatimor, përkundër 17 % në Maqedoni dhe 29 % në Kosovë.

Revista Monitor, nga ku lapsi.al mori të dhënat për sondazhin, publikoi edhe metodat që përdorin bizneset për të shmangur taksat ose për t’i manipuluar ato.

Metodat më të zakonshme:

  1. Të punësosh një person pa kontratë ose me kontratë me klauzola të fshehura;
  2. Raportimi i të ardhurave më të ulëta;
  3. Mos-pagimi i detyrimeve, taksave dhe akcizës;
  4. Dhënia dhe marrja e ryshfetit
  5. Mos lëshimi i faturave
  6. Këmbëngulja në pagesat cash
  7. Kryerja e prokurimeve pa tender
  8. Ekzekutimi i marrëveshjeve të caktuara
  9. Flukset dalëse ose hyrëse ilegale të aseteve
  10. Manipulimi me pagesën e TVSH-së
  11. Përdorimi i trukeve të kontabilitetit në mënyrë që të paguhen më pak taksa

Një tjetër metodë është manipulimi me TVSH -në, thuhet në raport. 60 % e bizneseve në Shqipëri konfirmuan se manipulimi me TVSH-në përdoret vazhdimisht, në pjesën më të madhe të rasteve, ose ndonjëherë, kundrejt 31 % që e konfirmuan këtë metodë në Maqedoni.

Të dhënat e këtij sondazhi janë treguesi më i mirë se ku përfundoi një tjetër “betejë” e madhe e qeverisë Rama, ashtu si ajo për lojërat e fatit, ku kazinotë po lulëzojnë në katet e para të pallateve dhe ku ligji që do t’i ndalonte u shty nga mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama deri në vitin 2019. /Lapsi.al

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para
TO GO WITH STORY BY LAURENT LOZANO
Albanian novelist Ismail Kadare gestures during an interview with AFP on February 8, 2015 in Jerusalem. Born in 1936 in the Albanian mountain town of Girokaster, Kadare has won a number of prestigious prizes including the first international Man Booker Prize in 2005.  AFP PHOTO/ GALI TIBBON

Ismail Kadare flet për të motrën: Ishte e papërgjegjshme, e shpëtova nga burgu i Enver Hoxhës!

TË GJITHA

B-2 sjell “ferrin” nga qielli/ SHBA lëshoi bombat më të rënda mbi Iranin bërthamor

14:25 : 22/06/2025

Bombardimet amerikane në Iran, Papa Leone: Lufta nuk i zgjidh problemet

14:21 : 22/06/2025

‘Audi’ është përplaset me kamionçinën në Vlorë-Selenicë, plagosen dy persona

14:09 : 22/06/2025

Kapet superlaboratori i kokainës në Spanjë, arrestohen 25 persona, përfshirë dhe shqiptarë

13:54 : 22/06/2025

FOTO-VIDEO/ Masakër mjedisore, parku i Liqenit Artificial mbushet me plehra dhe ndërtime të paligjshme

13:49 : 22/06/2025

Situatë dramatike në Gazë: E sigurt se na kanë harruar

13:29 : 22/06/2025

Rriten vizitat në Spitalin Psikiatrik të Vlorës, mjeku apelon për kujdes

13:28 : 22/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com