• Kontakt
Saturday, June 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Tirana e Veliajt/ Në dy vite u rritën taksat, bileta e autobusit, çmimi i ujit dhe ndërtimet

21:54 : 25/07/2017
në EKONOMI, KRYESORE, SOCIALE

Njësoj siç veproi më 30 dhjetor të vitit 2015, kur kaloi në Këshillin Bashkiak vendimin për të rritur çmimin e biletës së transportit urban në kryeqytet, Erion Veliaj pritet të kalojë edhe vendimin për të dyfishuar çmimin e ujit të pijshëm në Tiranë. Përtej kundërshtisë se rritja e çmimit të ujit nuk bazohet në kurrfarë argumenti dhe se UKT është një ndërmarrje rentabël, interesant është edhe një detaj që nuk mund të anashkalohet. Pikërisht momenti që Veliaj ka zgjedhur të kalojë në Këshill këtë vendim që kurrsesi nuk mund të duartrokitet nga banorët e Tiranës. Fund-korriku dhe muaji gusht shfrytëzohen nga qytetarët për të pushuar.

Jo më kot kryebashkiaku ka zgjedhur tinëz këtë kohë. Tirana është pothuajse e zbrazët, vëmendja e publikut është e ulët, protestat në këtë pikë vape zor dhe të mendohen e jo më të organizohen. Prandaj, si manipulator dhe mjeshtër i propagandës, Erion Veliaj kërkon ta shfrytëzojë këtë periudhë për të kaluar pa shumë zhurmë në Këshillin Bashkiak vendimin për dyfishimin e çmimit të ujit. E njëjta strategji u përdor edhe për të rritur çmimin e biletës nga 30 në 40 lekë.

Kujtoni se vendimi në Këshillin Bashkiak u miratua me shumicë një natë përpara se shqiptarët të festonin Vitin e Ri. Sigurisht që nuk ishte e rastësishme të lihej ai vendim për atë kohë. Sikundër nuk është rastësi që vendimi për çmimin e ri të ujit të kalojë nesër. Por nëse miratohet, ky është vendimi më i fundit në serinë e disa vendimeve të tjera të Erion Veliajt, që kanë shtrenjtuar ndjeshëm jetesën në kryeqytet. Lapsi.al sjell në vëmendje disa prej tyre.

Në nëntor 2015 janë miratuar tarifat e reja të parkingjeve. 71 rrugë të Tiranës, rreth 60% e parkingjeve janë bërë me pagesë. Tarifat variojnë nga 20 lekë deri në 100 lekë/orë. Në rrugët kryesore për të parkuar makinën duhet të paguani 100 lekë/orë.

Jashtë çdo logjike, Erion Veliaj vendosi për banorët e kryeqytetit edhe taksën e arsimit, 1800 lekë në vit për familjarët dhe 4000 lekë për bizneset e vogla dhe akoma më shumë për bizneset e mesme e ato VIP. Heqja e taksës për biznesin e vogël nuk ishte asgjë përpara këtyre taksave.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Që prej shkurtit të vitit 2016, qytetarët në Tiranë e paguajnë më shtrenjtë biletën e autobusit pas vendimit të Veliajt për ta rritur në 40 lekë. Ndërkohë që shërbimi që ofrojnë kompanitë e transportit vazhdon të jetë katastrofë. KLSH në një raport kishte konstatuar se rritja ishte jo transparente dhe e paargumentuar.

Taksa  8% e ndërtimit e vendosur prej kryebashkiakut Erion Veliaj është një tjetër rëndesë në xhepat  e atyre që duan të blejnë apartamente në Tiranë apo njësi shërbimi në kryeqytet. Kjo taksë tha Veliaj, shihet si një mënyrë për të siguruar më shumë të ardhura nga fitimet e ndërtuesve. Por këta të fundit e transferojnë këtë taksë në çmimin me të cilin shesin apartamentet apo njësitë e tjera të shërbimit.

Në faturën e ujit, e cila do të vijë dyfish më shumë nëse vendimi kalon në Këshill, janë ndërkohë që prej shkurtit 2016 edhe tre taksa të reja të vendosura nga Veliaj.  Bëhet fjalë për taksën për pronën, atë të pastrimit dhe infrastrukturës arsimore.

Sot Erion Veliaj u shpreh se nuk dorëzohet për të kaluar vendimin për rritjen e çmimit të ujit, qoftë edhe sikur ‘e gjithë qenëria e Tiranës t’i vihet pas’. Mbetet për t’u parë nëse do ta sigurojë apo jo shumicën në Këshillin Bashkiak.

PD është shprehur kundër, ndërsa LSI ka kërkuar dëgjesë publike me kryebashkiakun dhe kategorizim për abonentët familjarë. Sido që të jetë vendimi, kryebashkiaku Erion Veliaj në dy vitet e para të mandatit, me taksat dhe tarifat që ka vendosur, i ka dhënë një goditje të madhe xhepave të kryeqytetasve dhe bizneseve që operojnë në Tiranë. Mbase edhe në këtë rast vlen ajo që ka thënë Rama në fillim të mandatit si Kryeministër, se s’kemi parë gjë akoma…

/LAPSI.AL/

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Përgjimet që fundosën atentatorët e Mishel Prelës

TË GJITHA

Vlorë/ Iu gjet armë poshtë sediljes, arrestohet 20-vjeçari

14:28 : 21/06/2025

Lufta Izrael-Iran/ 6 bombardues B-2 lënë bazën në Missouri, nisen drejt Oqeanit Indian

14:15 : 21/06/2025

Lobimet e LSI/ Meta ia “faturon” Endrit Braimllarit: E vërteta nuk fshihet më!

14:05 : 21/06/2025

Aksident i rëndë në Maliq, automjeti përfundon jashtë rruge, shoferi dërgohet në spital

14:00 : 21/06/2025

Pas ndarjes nga Shpat Kasapi, Selvija “thumbon”: I vetmi njeri që kam humbur është vetja

13:57 : 21/06/2025

Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe

13:42 : 21/06/2025

Ofertë për Gjimshitin, sheikët nga Katari “trokasin” zyrtarisht tek Atalanta

13:38 : 21/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com