• Kontakt
Sunday, June 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ministria e Zërit – historia e dyshimtë e Prosound shpk

18:08 : 21/07/2017
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Kudo ku Kryeministri Rama apo ministrat e flasin në publik, në raste zyrtare apo aktivitete të Partisë Socialiste, ka gjithnjë një skenë të improvizuar me mikrofona dhe sistem profesional fonie. Shumicën e rasteve janë që këto pajisje të jenë marrë me qira apo të jenë blerë tek një kompani e vetme, Prosound shpk.

Që nga themelimi i saj në vitin 2006, Prosound, një kompani në pronësi dhe e menaxhuar nga Kliton Gjika, është kthyer në monopolin qeveritar në fushën e fonisë, duke u bërë pjesë integrale e makinës propaganduese të Kryeministrit Rama.

Po të shohim numrin e kontratave që kompania ka përfituar nga qeveria që nga viti 2012, dukshëm vihet re një rritje e konsiderueshme pas vitit 2013, rritje kjo që shënon kulmin në vitin 2016. Megjithëse deri më tani ka të dhëna vetëm për gjysmën e parë të vitit 2017, duket se kompania është drejt arritjes së të njëjtave të ardhura nga fondet publike si në vitin 2016.

Ajo çka bie në sy është se të gjitha kontratat e qeverisë të përfituara nga Prosound shpk përpara vitit 2017, nuk paraqiten në sistemin e prokurimeve publike. Hapja e procedurave të tenderimit ndoshta nuk ka qenë e nevojshme për të gjitha kontratat, pasi disa prej tyre përfshijnë shuma të vogla parash. Por ka raste të tjera, që megjithëse prokurimi publik ka qenë i nevojshëm, qeveria nuk ka hapur tender publik, duke zgjedhur “prokurimin me negociata pa deklarim paraprak”.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Me kalimin e kohës, këto kontrata bëhen shumë të rëndësishme për të ardhurat e kompanisë. Duke përdorur vazhdimisht procedurën e negociatave, qeveria ka izoluar në mënyrë efektive Prosound shpk nga çdo konkurrent tjetër në treg dhe ka krijuar monopol.

Të dhënat nga Open Spending Albania tregojnë se kontrata e parë e madhe nga qeveria për Prosound erdhi në shtator 2013, vetëm disa ditë pas formimit të qeverisë Rama: një kontratë për një aktivitet në Kryeministri.

Që aty filloi rritja me ritme të mëdha e kontratave publike. Në vitin 2014, kompania përfitoi një tjetër kontratë të madhë të Ministrisë së Kulturës me rastin e vizitës së Papa Franceskut. Kjo kontratë iu dha Prosound pa asnjë procedurë tenderimi publik.

Në vitin 2015, më shumë se gjysma e përfitimeve të Prosound shpk nga qeveria, erdhën nga një kontratë e vetme: organizimi i koncertit për 70 vjetorin e Çlirimit. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në atë kohë e drejtuar nga Erion Veliaj, i pagoi 210 mijë euro Prosoundit pa asnjë procedura publike tenderimi.

Prej vitit 2013, kontratat nga fondet publike për Prosound kanë ardhur nga Bashkia e Tiranës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mirëqeniës Sociale, Ministria e Arsimit, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Shtetit, Qendra për Hapje dhe Dialog (COD), AKPT e të tjera.

Të gjitha këto institucione drejtohen nga Partia Socialiste dhe të gjitha kontratat e tyre me Prosound janë kontrata “të negociuara” pa shpallje publike.

Furnizuesi më i madh dhe i pandërprerë i Prosound shpk është Kryeministria: gati 30 për qind e të ardhurave të vitit 2016 të kompanisë nga fondet publike, erdhën nga ky institucion. Ky fakt bëhet më problematik po të marrim parasysh se një punonjës i tanishëm i Prosound është gjithashtu i punësuar si nëpunës publik në Drejtorinë e Informacionit të Kryeministrisë, ndërsa një ish-punonjës i Prosound është emëruar në Kabinetin e Kryeministrit.

Po ashtu në vitin 2017,  Prosound pati kontrata të mëdha me Kryeministrinë, përfshi për ceremoninë shtetërore të funeralit të shkrimtarit Dritëro Agolli. Për asnjë nga kontratat e këtij viti nuk ka pasur asnjë procedura prokurimi publik.

Në vitin 2017 gjithashtu, Bashkia Tiranë filloi t’i japë tendera publikë Prosoundit, përmes procedurave të prokurimit publik, gjë që duket si një përmirësim. Të dhënat nga Open Data Albania tregojnë tri tendera në vitin 2017 me vlerë totale prej 114 mijë eurosh për “aktivitete të ndryshme”, “shpenzime të tjera” dhe marrje me qira të pajisjeve audio dhe video”. Në të tre këto tendera Prosound ishte ofertuesja e vetme.

Këto raste përshtaten më së mirë me modelin e tenderëve të tjerë qeveritarë ku paraqitet vetëm një ofertues. Një prej këtyre kompanive është Fusha shpk, e cila fitoi tre tendera për rindërtimin e Sheshit Skenderbej, pa asnjë kompani konkurrente.

Mund të jetë që të gjitha këto kontrata dhe transaksione të jenë kryer brenda kufijve të ligjit, por si edhe me kompanitë e tjera “të preferuara” të qeverisë, ne gjejmë të njëjtin model: një rritje e papritur e kontratave qeveritare që pas zgjedhjeve të vitit 2013; përdorimi i shpeshtë i “prokurimit me negociata pa deklarim paraprak”; procedurat e prokurimit publik në të cilat fituesi duket se është i paracaktuar; fondet publike që rrjedhin nga ministritë dhe institucionet shtetërore të mbajtura nga PS, me pothuajse asnjë fond publik që vjen nga ministritë e mbajtura nga LSI; dhe punonjësit e tanishëm dhe të mëparshëm të kompanisë që punojnë në Kryeministri, e cila gjithashtu është qartësisht klienti më i madh i Prosound në nivel shtetëror.

E këtu nuk kemi folur për aktivitetet që Prosound ka menaxhuar për Partinë Socialiste.

Asnjë nga këto më lart nuk është provë përfundimtare për klientelizmin e korupsion, por në pamje të parë ato duke si të tilla./exit.al

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Majlinda Bregu: Luli nuk e meriton urrejtjen time

TË GJITHA

Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit, 13 lekë kg me shumicë

17:15 : 22/06/2025

Irani në “udhëkryq” pas bombardimeve: A do të shpërthejë lufta e madhe në Lindjen e Mesme?

17:07 : 22/06/2025

Parlamenti i Iranit pro mbylljes së ngushticës së Hormuzit, si ndikon në çmimin e naftës

16:53 : 22/06/2025

Preokupimi i Berishës për demokracinë e Iranit, hipokrizi apo lajthitje

16:37 : 22/06/2025

VIDEO/ Jasir Asani gol dhe asist në Kore, tërheq vëmendjen me festimin

16:27 : 22/06/2025

Mesazh apo rastësi? Gjenerali amerikan bën “Brirët e Djallit” teksa bombardohet Irani

16:09 : 22/06/2025

Gara për kreun e BKH-së e paracaktuar? Joni Keta, “molla e sherrit” mes Dumanit dhe Krajës

16:00 : 22/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com