• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zëri i Amerikës: Rama nuk shkoi në takimin që thirri vetë me ambasadorët

21:16 : 29/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Shqipëri, Delegacioni i Bashkimit Evropian ripërsëriti sot se “BE-ja ka shqetësime serioze për projektin aktual të ligjit për amnisti fiskale” të propozuar nga qeveria. “Ne do të vazhdojmë konsultimet me autoritetet përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion”, nënvizoi Delegacioni. Në një reagim për mediat u la të nënkuptohet qartë, se në formën që është, propozimi për ta është i papranueshëm.

Ky qëndrim, në linjë me atë të shprehur dhe më parë, merr një peshë edhe më të rëndë nga fakti se erdhi pas takimit të sotëm mes ambasadorëve të vendeve anëtare ku ishte dhe ambasadorja amerikane dhe ai britanik, me përfaqësues të qeverisë dhe shumicës socialiste.

Takimi, që dukej se synonte të davariste skepticizmin e fortë ndërkombëtar ndaj kësaj nisme, ishte thirrur me ftesë të kryeministrit Rama, i cili zgjodhi megjithatë të mos merrte pjesë, duke shkaktuar jo pak habi, mes të ftuarve të tij, për këtë mungesë.

Për më tepër, një ditë më parë, zoti Rama, rikonfirmoi vendosmërinë e tij për ta çuar përpara këtë nismë. Ai tha prerë se “amnistia fiskale do të bëhet” . Duke bërë të qartë gjithashtu se pavarësisht se ishte i gatshëm të dëgjonte vërejtjet e përfaqësuesve ndërkombëtarë, në fund të ditës, ai llogaritë i kishte me shqiptarët. “Ne jemi këmbëngulës. Po dhe të duruar që të pastrojmë të gjitha ato cepa nga çdo lloj pluhuri apo iluzioni optik se aty ka pluhur. Dhe pastaj secili do ketë bindjen e vetë. Por një gjë dua ta përsëris: Unë këtu jam i zgjedhur nga shqiptarët. Nuk përfaqësoj ndonjë shtet tjetër dhe as nuk jam këtu si shprehje e vullnetit të ndonjë populli tjetër. Që të jemi shumë të qartë”.

Shqipëria, është një vend kandidat për anëtar i BE-së, dhe në korrik të këtij viti mori dritën jeshile për nisjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim, një proces që ka për qëllim përafrimin e vendit me standartet europiane. I pyetur pikërisht për këtë marrëdhënie të re me BE-në, zoti Rama përsëriti sërish se “ne këtu jemi për të bërë detyrat karshi shqiptarëve”, por duke shtuar se do i bënte këto detyra “natyrisht, pa i shkelur asnjëherë normat dhe pa shkelur asnjëherë parimet. Dhe pa shpikur asnjëherë gjëra që nuk kanë lidhje me legjislacionin dhe nuk kanë lidhje me BE-në. Ne nuk duam të bëjmë diçka që i shkon ndesh asnjë kornize që ka të bëjë me normat, parimet, vlerat dhe konceptet e BE-së”.

Lexo edhe:

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

Për herë të parë, Bashkimi Evropian u shpreh publikisht lidhur me amnistinë në fund të qershorit, gjatë mbledhjes në Bruksel të Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë. Ndërsa u shpreh që në atë kohë me të njëjtat terma për “shqetësime serioze”, deklarata e mbledhjes vinte në dukje se nisma “do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave, ndërkohë që do të bënte pak për të rritur aftësinë e administratës tatimore për të përmirësuar pajtueshmërinë e ardhshme lidhur me kërkesat tatimore.

Për më tepër, për shkak se rezidentët jotatimorë, përfshirë shqiptarët që jetojnë në BE ose në Ballkanin Perëndimor, përfshihen në objektin e tij dhe u kërkohet të importojnë para në dorë për të përfituar nga amnistia, drafti aktual i ligjit ngre shqetësime serioze për shtetet anëtare të BE-së dhe partnerët e tjerë, si dhe një rrezik thelbësor reputacioni për vendin”.

Por kryeministri Rama ka këmbëngulur, siç bëri dhe një ditë më parë, se “bëhet fjalë për para të kursyer nga puna në të zezë, jo nga punët e zeza. Për punët e zeza ligji është shumë i qartë dhe i ka shumë të qarta dhe kategoritë që nuk janë të pranuara që të përfshihen në amnisti”.

Projektligji parashikon deklarimin vullnetar të një pasurie në vlerë monetare deri në 2 milionë euro, e cila legalizohet kundrejt një takse nga 7-10 përqind, pa asnjë përgjegjësi penale. Deri më tani asnjë nga autoritetet nuk ka dhënë shpjegim se sim und të vihet një pasuri deri në 2 milion euro me kursime nga puna. Një llogari fare e thjeshtë, dëshmon se që të arrihet një kuotë e tillë, në 30 vjet, do duhej një e ardhur mujore prej mesatarisht 5.500 euro, e cila e gjitha do të duhej të ishte kursyer.

Pikëpyetje të forta janë ngritur dhe mbi aftësinë e institucioneve për të parandaluar që nga kjo nismë të mund të përfitojnë anëtarë të rrjeteve kriminale, pavarësisht kufizimeve të përcaktuara.

Projekti ka hasur në kundërshtimin edhe të Fondit monetar ndërkombëtar, të Dhomës amerikane të Tregtisë, të ekspertëve të shumtë të ekonomisë, por dhe të përfaqësuesve të opozitës, pa votën e të cilëve projektligji nuk mund të kalojë.

Edhe sot deputetja demokrate Jorida Tabaku, ndërsa theksonte se “amnistia nuk është një nismë që i shërben Shqipërisë dhe shqiptarëve”, ju drejtua me një thirrje kolegëve të opozitës “që të jenë të qartë e të vendosur në aktet e tyre. Ka ardhur koha që të mos fshihen dhe të kundërshtojnë ligjin e amnistisë fiskale. Vota në favor të atij ligji është vota për Shqipërinë larg BE dhe për një vend edhe më të pandershëm ndaj shtresës së mesme”, shkroi zonja Tabaku në një postim në Facebook.

/VOA/

Etiketa: amnistia fiskaleRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
AKTUALITET

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

12:54 : 23/10/2025
Para

A ka ndihmuar ambasada me informacione në SPAK për Metën? Ja si përgjigjet Yuri Kim

TË GJITHA

“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: 2 metra ujë më shkaktuan 50 mln lekë dëm

14:23 : 26/10/2025

Përplasen dy makina në aksin Bulqizë-Maqellarë, plagosen 4 persona

14:07 : 26/10/2025

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025

“Bankers” dhe shtetit ende indiferent/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve

13:34 : 26/10/2025

Vendimi/ Celibashi nuk e regjistron Gjergji Nikën si kandidat për Bashkinë e Vlorës

13:16 : 26/10/2025

VIDEO/ Rreth 100 banesa nën “pushtetin” e ujit, pamjet nga përmbytjet në Vaun e Dejës

13:01 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com