• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Miliarderi kinez “bind” Arta Markun: Është sëmurë, nuk rri dot në burg

16:34 : 29/09/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Gjykata e Apelit të Tiranës ka rikonfirmuar masën “arrest në shtëpi” për shtetasin kinezo-kamboxhian, Liangbin Chen, pasi prokurorja e Apelit, Arta Marku, ka vendosur të refuzojë ankimin e kolegëve të saj të Prokurorisë Tiranë, që kërkonin “arrest me burg” për personin e akuzuar për mashtrim me vlerë 140 milionë euro.

Prokurorja Marku ka deklaruar në seancën e kësaj të Enjteje se qëndrimi në qeli i kinezit Chen i rrezikon atij jetën, për shkak të gjendjes shëndetësore. Liangbin Chen u arrestua në Rinas, sapo kishte zbritur nga një udhëtim prej Dubait. Chen dyshohet se është koka e një grupi që me seli në qytetin Huzhoi në Kinë, ndërsa mashtrimet i ka kryer në të gjithë botën.

Përmes platformave online ku jepeshin shtëpi, kompjutera dhe telefona, ai ia ka dalë të kryejë një mashtrim me vlerë 1 miliardë yen kinezë. 32-vjeçari, me profesion programues kompjuterik, u arrestua si kreu i një grupi kriminal që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e “Mashtrimit” me pasoja të rënda. Ky grup kriminal ka mashtruar dhjetëra qytetarë kinezë, ndërkohë aktiviteti ka qenë i shtrirë edhe në Dubai. Pas arrestimit nga policia shqiptare, fillimisht ndaj tij u caktua masa e “arrestit me burg”.

Pak javë më pas, Chen kërkoi zbutjen masës së sigurimit, për shkak se pretendonte që kishte sëmundje në kokë, e cila do të përkeqësohej në kushte paraburgimi. Kërkesa e tij u pranua nga gjyqtari i Tiranës, Kujtim Vranici. Gjyqtari vendosi masën e “arrestit në shtëpi” me mbikqyrje policore në 9 shtator.

Lexo edhe:

Mbyllet saga e kontrollit mbi SQMO/ Gjykata administrative e Apelit rrëzon palën ankimuese

Miku i Ramës, Ron Yeffet fle te vila qeveritare, dhjetëra biznesmenë e kërkojnë për mashtrim, non grata në disa vende

Vendimi shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Prokurorisë së Tiranës, e cila ankimoi vendimin, duke kërkuar rikthimin në burg të shtetasit kinez.Po ashtu, edhe vetë Liangbin Chen kërkoi nga Gjykata e Apelit zbutjen e mëtejshme të masës, mundësisht atë të “ndalimit për dalje jashtë shtetit”.

Gjykata e Apelit zhvilloi paraditen e kësaj të Enjteje seancën. Që në fillim të saj, prokurorja e Apelit, Arta Marku, deklaroi se heq dorë nga ankimi. Marku deklaroi se personi nën hetim nuk duhet të qëndrojë në kushtet e paraburgimit, për shkak të kushteve shëndetësore.

Në këto kushte, gjykata e Apelit u detyrua të shqyrtojë vetëm kërkesën për zbutje mase, të dorëzuar nga i akuzuari për mashtrim miliardash.Në përfundim, siç njoftoi zyrtarisht Gjykata e Apelit, u la në fuqi masa e “arrestit në shtëpi” të vendosur nga shkalla e parë, për shkak se prokurori i çështjes (Arta Marku), hoqi dorë nga ankimi.

Etiketa: arrest shtepieArta Markugjykata e apelitLiangbin Chenmashtrim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbyllet saga e kontrollit mbi SQMO/ Gjykata administrative e Apelit rrëzon palën ankimuese

16:03 : 01/06/2026
AKTUALITET

Miku i Ramës, Ron Yeffet fle te vila qeveritare, dhjetëra biznesmenë e kërkojnë për mashtrim, non grata në disa vende

18:01 : 31/05/2026
AKTUALITET

Shtatë vjet nga vrasja e ish-policit Bilali, Apeli urdhëron marrjen e ADN-së të dyshuarit, Gjergj Cukali

10:01 : 28/05/2026
AKTUALITET

Krijuan një skemë mashtrimi me faqe false të Postës Shqiptare, arrestohet francezi, në kërkim një gjerman

14:31 : 25/05/2026
AKTUALITET

Vrasja e Hekuran Billës, Apeli kthen dosjen për rigjykim

15:37 : 23/05/2026
AKTUALITET

I mori makinën shokut dhe ja shiti 2 milion lekë, aktori Veleshnja merret i pandehur

10:06 : 23/05/2026
Para

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, një i plagosur

TË GJITHA

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom