• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Po, ka ndërtues që i thonë qeverisë: Jeni të korruptuar!

21:05 : 27/09/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

“Nuk ka ndërtues në Shqipëri që me del para dhe më thotë që një qindarkë e punës së tij është në xhepat e mi. Nuk ka”. Këtë deklaroi prerë kreu i qeverisë, me një zë të dridhur nën një emocion të brendshëm që nuk dihet se ngase i erdhi. Po, kryeministri tha një të vërtetë të madhe dhe arsye se përse ta vishte qëndrimin e tij me “luhatje emocionale” vështirë të kuptohet. Asnjë ndërtues oligark në këtë vend nuk mund të dalë dhe të thotë se kryeministrit apo kryetarit të bashkisë i ka dhënë hise në kullën e madhe, e aq më pak pare korrupsioni nëndorë. Si mund ta thotë kushdo bos ndërtimi ku kishën, xhaminë e teqenë për tu “falur” në shtimin e pasurisë së tij e ka në duar kryeministri si kreu i KKRRT-së dhe kryebashkiaku?

A kafshohet dora që të ushqen? Në botë njihen shumë vrasës të penduar, por numërohen me gishtat e duarve ata biznesmenë që korruptojnën apo drejtues të mafias që kanë rrëfyer mëkatet e tyre me politikanë, për aq kohë sa biznesi ekonomik dhe ai politik rreshqet vaj në një vend ku varfëria, pasiguria dhe emigracioni janë drama që shfaqet përditë.

Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë biznesmen të madh që të tregojë që ka dhënë ryshfet për krerët e politikës me qëllim që ai apo ajo të japë leje ndërtimi në çdo b… vendi për të ngritur grataçelat në zemër të kryeqytetit. E para dhe më kryesorja është se nëse dikush do e bënte një deklaratë të tillë apo një rrëfim që ka dhënë para për të marrë një leje ndërtimi ligji dënon si atë që jep, edhe atë që merr.

Të dyja palët do dilnin të humbura. Biznesmeni do të fundosej, duke parë sesi pasuria e tij e vendosur me lloj e soj marifeti do shkrihej për pak kohë. Po ashtu edhe politikani i korruptuar prej tij do rrezikonte burgun. Po cili biznesmen i mësuar të notojë në llumin e politikës del i pastër nga moçali që krijuan vetë? Në Shqipëri, ai grusht i vogël oligarkësh “mëkatet e korrupsionit”, as në shtratin martesor nuk i rrëfen.

Lexo edhe:

Adriatik Lapaj zbulon si ia dogji PS mbi 15 mijë vota

SPAK, i gjati, dhe ‘të paprekshmit’ e godinës së xhamtë

Lëvizja e fundit e kryeministrit Edi Rama se do të sekuestrojë çdo ndërtim pa leje në kulla dhe pallate po i kthehet në boomerang. Së pari Rama as që e mendoi kur mori këtë nismë propagandistike se i gjithë oponioni publik do i kthehej me pyetjen e thjesht: “përse i lejove kullat që të zenë sytë të lartësoheshin pa leje për muaj e vite”?

Përgjigje për këtë nuk ka. Por ajo që duket se e vret më shumë Ramën në këtë nismë të veten, të pamenduar, është fakti se u zbulua qëllimi që oligarkët e ndërtimit jo vetëm nuk po procedohen penalisht nga policia dhe prokuroria, por po amnistohen, duke iu dhënë të drejtën e parablerjes për katet shtesë, në një merifet qeveritar ku të dyja palët dalin të fituara.

Ndërtues oligark që t’i thotë Ramës i korruptuar nuk do të ketë, as sot e as mot. Por ka disa ndërtues që akuzojnë e mallokojnë çdo ditë kryeministrin, policinë dhe drejtësinë se janë të korruptuar. Janë ndërtuesit e çative të shtëpisë së tyre, janë ndërtuesit e avllive, janë ndërtuesit e haurit të bagëtive, janë edhe ndërtuesit e kotecëve të pulave që policia i tërheq zvarrë, u ve prangat në duar dhe u plotëson dosjen për në prokurori. Këta ndërtues janë shumë.

Mbi 4000 të tillë përfunduan dyerve të drejtësisë si kriminelë duke i nëpërkëmbur çdo lloj e sorrollop inspektori INUK-u e INUV-i dhe policie. Të gjithë këta ndërtues bërtasin me të madhe: Qeveri, polici dhe drejtësi e korruptuar!

Etiketa: Edi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Adriatik Lapaj zbulon si ia dogji PS mbi 15 mijë vota

22:05 : 09/06/2025
AKTUALITET

SPAK, i gjati, dhe ‘të paprekshmit’ e godinës së xhamtë

21:47 : 09/06/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Drejtësia sot është një vegël në dorën e Edi Ramës

18:04 : 09/06/2025
AKTUALITET

Rama 4 dhe një histori deja vù

11:37 : 09/06/2025
AKTUALITET

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

10:36 : 08/06/2025
AKTUALITET

Kulla që mbulon Zotin me beton

09:11 : 08/06/2025
Para

Vendoret 2023/ PD i përgjigjet Metës, Këlliçi: Dalim me kandidatë të përbashkët

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com