• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PS kontratë lobimi për të ndikuar qëndrimet e Ambasadës amerikane në Tiranë

22:14 : 26/09/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Mijëra dollarë të padeklaruara tek autoritetet shqiptare ka paguar Partia Socialiste për të lobuar në SHBA. 140 mijë dollarë janë paguar nga Partia Socialiste për lobim, në bazë të një kontrate të firmosur nga Endri Fuga, krahu i djathtë i Edi Ramës.

Sipas dokumentit, rezulton se kompania lobuese, veç 140 mijë dollarëve me firmë të Fugës ka marrë edhe mbi 1 milionë dollarë nga Turqia, nga të cilat 750 mijë dollarë nga Qeveria e Turqisë dhe 350 mijë të tjera nga HalkBank, e cilësuar si “Banka e Erdogan” dhe hetuar nga SHBA për transaksione të dyshimta madje edhe për thyerje embargoje ndaj Iranit.

Deri këtu këto pagesa nuk ngrenë asnjë dyshim. Por po të shohim aktivitetin e kompanisë lobuese Ballard, ngrihen pikëpyetje të mëdha. Lobistët e Ballard Partners janë takuar me zyrtarë të lartë të SHBA, e sipas deklarimeve të tyre kanë lobuar për interesa të Shqipërisë dhe Turqisë njëkohësisht. Por se cilat janë interesat e përbashkëta që ka bashkangjitur lobimin mes Partisë Socialiste dhe Erdogan, i takon autoriteteve shqiptare të japin një përgjigje.

Në datë 6 qershor 2017 Lobisti Brian Ballard ka komunikuar me zyrën e senatorit Marco Rubioe siç duket në dokumentin e FARA, është diskutuar për Shqipërinë e Turqinë. Por ky nuk është i vetmi aktivitet ku lobistët kanë bashkërenduar interesat e Partisë Socialiste me Turqinë, pasi edhe në raste të tjera ka pasur kontakte me zyrtarët e SHBA ku objekti ka qenë po i njëjtë.

Pikëpyetjet më të mëdha lidhen me financimin për këto lobime. Kur bëhet fjalë për lobim shtetëror të Turqisë, kontrata me Ballard nënshkruhet nga Ambasadori i Turqisë. Ndërsa për pagesën tjetër ku lobimi është i përbashkët për Shqipërinë e Turqinë pagesa kryhet nga HalkBank i takon palëve përfituese të këtij lobimi dhe kompanisë lobuese për të sqaruar nëse nga pagesat e kryera nga Banka turke për ka përfituar edhe Partia Socialiste.

Lexo edhe:

Arben Malaj kujton Fatos Nanon: Menaxhoi sfidat pa hakmarrje dhe pa krijuar armiq

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

Një tjetër pikëpyetje që ngrihet është fakti se nëse do të ishte lobuar për interesa të Shqipërisë përse këto kontrata duhet të nënshkruheshin nga Endri Fuga për llogari të Partisë Socialiste e jo për llogari të qeverisë Shqiptare, e kjo mund të rriste edhe transparencën për këtë lobim.

Por ndryshe nga sa ndodh rëndomtë me pagesat për lobime, ku shtete e zyrtarë paguajnë për të ndikuar tek zyrtarët në SHBA, në rastin e Partisë Socialiste vihet re një anomali. Kontaktet më të shumta janë kryer për të ndikuar tek Ambasada e SHBA në Tiranë.

Në dokumentin e siguruar, që i takon vitit 2017, rezulton se lobistët kanë pasur kontakte të vazhdueshme me ambasadorin e asaj kohe në Tiranë, Donald Lu. Për të arritur suksesin në lobimin e saj, kompania “Ballard Partners”, kontraktoi si konsulent dhe ndërmjetësues ish-kongresmenin demokrat Robert Wexler.

Dita më e ngarkuar për Robert Wexler duket se ka qenë 17 maji i vitit 2017, ku pas një krize të zgjatur politike, Edi Rama dhe Lulzim Basha do të shtrëngonin duart në marrëveshjen më të diskutuar të viteve të fundit. Këtë ditë Wexer ka komunikuar disa herë me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu.

Nuk dihet se cila ka qenë përmbajtja e këtyre bisedave, por atë ditë Donald Lu ka kryer takime intensive si me Bashën ashtu edhe me Ramën, e në mbrëmje shqiptarët panë se si kreu i qeverisë dhe ai i opozitës shtrënguan duart pas një takimi surprizë e të panjoftuar më herët.

Pas këtij suksesi, Robert Wexler ka intensifikuar kontaktet me ambasadorin Donald Lu, duke pasur 4 komunikime me telefon dhe e-mail, e në fund me një vizitë në Tiranë. Por kjo duket se nuk ka qenë puna e vetme e “Ballard Partners” për llogari të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Në këtë dokument faktohet se edhe disa qëndrime apo foto të shkrepura me zyrtarë amerikan janë produkt i kësaj pagese dhe këtij lobimi.

Lobimi parashikonte që ish-ambasadori amerikan Donald Lu të shprehte në publik qëndrimet që i interesonin Edi Ramës për Reformën në Drejtësi dhe çështje të tjera politike.

1
2
3

/Syri.net/

Etiketa: Ambasada amerikanelobimps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arben Malaj kujton Fatos Nanon: Menaxhoi sfidat pa hakmarrje dhe pa krijuar armiq

17:53 : 01/11/2025
AKTUALITET

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

17:08 : 31/10/2025
AKTUALITET

Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij!

15:43 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025
AKTUALITET

Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

10:18 : 31/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi-Ballës: Një pjesë e mirë e grupit të PS do të votojë për Florian Binajn

15:57 : 30/10/2025
Para

Rusia i pranon gabimet gjatë mobilizimit të rezervistëve

TË GJITHA

Vijon rokada në Policinë e Shtetit, priten ndryshime në Shkodër, Lezhë e Tiranë

09:59 : 03/11/2025

Avokati i Gentian Gjylit e konfirmon: Zyrtarisht i pandehur për tunelin e Llogarasë

09:44 : 03/11/2025

Pas Mynihut e Berlinit, dronët “ngrijnë” edhe aeroportin e Bremenit

09:40 : 03/11/2025

Engert Pëllumbi zgjidhet kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve

09:32 : 03/11/2025

Hetimi për tunelin e Llogarasë, kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

09:08 : 03/11/2025

Mashtroi një biznes shqiptar përmes email-eve fiktive dhe përfitoi 33 500 euro, ekstradohet rumunja

09:06 : 03/11/2025

Shifrat e EUROSTAT për varfërinë, Tabaku: Qeveria e korruptuar po bjerr ekonominë

09:03 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com