• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

Profil Gjergj Bojaxhi/ Nga akuzat për pastrim parash e deri tek skemat e fajdeve

11:08 : 03/07/2017
në INVESTIGIME, KRYESORE

Pasi bëri një dorëheqje fallco nga SFIDA (zytarisht nuk ka qënë asnjëherë kryetar), Gjergj Bojaxhi i është rikthyer jetës së tij private plot dritëhije. Puna e parë për të, ishte nisja e një procesi gjyqësor duke paditur kompaninë fituese të parkimeve në Vlorë, Tis Park. Padia e depozituar në Gjykatën e Tiranës, lidhet me një kontratë huaje me interes, ose e thënë ndryshe dhënie para me fajde.

Bojaxhi i ka dhënë administratorit të Tis Park, Bashkim Shalla rreth 225 mijë dollarë. Ai pretendon paratë nuk i janë rikthyer ndërsa në padinë e tij, kërkon dhe interesat mbi borxhin.

Pikërisht këtu lindin sërish dyshimet për paurinë e Gjergj Bojaxhi. Teksa ka propoganduar në media kundër oligarkëve dhe klientëve të pushtetit, në fakt Bojaxhi rezulton të jetë i lidhur me një koncesion, që është kthyer në shqetësimin më të madh për qytetarët e Vlorës.

Tis Park u krijua në vitin 2015 për të menaxhuar parkimet në Vlorë por dhe pse zyrtarisht kjo kompani ka statusin aktive në QKR prej më shumë se 2 muaj nuk e ushtron akivitetin e menaxhimit të parkimeve në qytetin bregdetar. Në një investigim të kryer më herët nga mediat, ky koncesion i cili u dha nga ish kryebashkiaku kontrovers Shpëtim Gjika, ka privatizuar 25 rrugë kryesore dhe dytësore. Asokohe, Kontrolli i Lartë i Shtetit nisi hetimet pasi kjo kontratë koncesionare i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit me vlerë prej 2.1 miliard lekë, ndërsa është një shërbim diskriminues edhe ndaj buxhetit të shtetit.

Përveç shkeljeve të këtij koncesioni, mister mbetet edhe fakti sesi themeluesi i Partisë SFIDA ka arritur të jetë kaq i pasur saqë të japë hua 225 mijë dollarë.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Këtu nis edhe zhveshja e jetës fallco të Bojaxhi, i cili vrapon në këmbë nëpër Tiranë me një çantë shpine dhe rroba të lira. Ai njeriu i thjeshtë në pamje të parë, nuk është aq i sinqertë sa shfaqet. Si një fajdexhi që jep para me interes, Bojaxhi ka krijuar tashmë imazhin e një politikani të rremë përballë qytetarëve. Nga njëra anë denoncoi parkimet nëntokësore në Tiranë dhe nga ana tjetër, Bojaxhi ndihmon me para një koncesion parkimi që është kthyer në ferr për qytetarët vlonajtë.

Bojaxhi fshehu pasurinë e tij

Që prej janarit 2017, drejtuesi i partisë SFIDA, Gjergj Bojaxhi, ka sulmuar fort thuajse të gjithë klasën drejtuese politike, duke i akuzuar si njësoj të korruptuar dhe të paaftë. Ai  deri para pak ditësh drejtonte indirekt partinë e re SFIDA, pasi zyrtarisht në KQZ kjo parti ka një tjetër kryetar, Hektor Ruçin.

Në bilancin zyrtar financiar që partia “SFIDA” ka dorëzuar në KQZ, rezulton se shpenzimet vjetore për 2016-ën janë krejt modeste.  Totali i shpenzimeve të kësaj partie nuk i kalonte 4 mijë dollarët për gjithë vitin 2016.

sfidaaaa

Duket sikur bilancet financiare të SFIDA-s përkojnë me devizën e saj si një parti e formuar nga themelues modestë e të ndershëm.

Por nga ana tjetër, të dhënat e paraqitura zyrtarisht nga SFIDA, bëjnë një kontrast të fortë me të dhënat dhe shifrat që dalin nga një tjetër bilanc financiar.

Nëse shqyrton të dhënat financiare të kompanisë “Everest OIL”, ku zoti Bojaxhi ka shërbyer si administrator, ndërsa disa familjarë të tij janë aksionerë, del se shifrat nuk janë aspak modeste. Janë shifra të rëndësishme madje.

everestiii

Vetëm për vitin 2014, totali i të ardhurave nga shitja e kësaj kompanie arrinte 180 miliardë lekë ose 160 milionë dollarë. Për vitin 2015 totali i të ardhurave nga shitjet arriti në 6.9 miliardë lekë, afro 65 milionë dollarë. Do të mjaftonte ky kontrast mes të ardhurave të kompanisë së zotit Bojaxhi dhe shpenzimeve mikroskopike të SFIDA-s, që zoti Bojaxhi të sqaronte njëherë se cila është pasuria e tij, e krijuar në këtë sistem që ai e denoncon çdo ditë.

Sa i pasur ishte zoti Bojaxhi kur u kthye në Shqipëri në vitin 2005?
Si u shtua pasuria e tij deri në vitin 2013?
Si u shumëzua pasuria e tij nga fitimet e kompanisë së naftës “Everest Oil” pas vitit 2013?

Zoti Bojaxhi nuk kursen akuzat për kundërshtarët politikë nga tribuna e partisë modeste SFIDA. Por ndërsa e bën këtë, kompania e tij e naftës shton fitimet çdo ditë në këtë sistem të korruptuar (sipas zotit Bojaxhi).

I akuzuar edhe në të kaluarën

Dy vite më parë, prokuroria nisi hetimet ndaj kompanisë që administron zoti Bojaxhi, pasi dyshohej se ishte e implikuar në një skemë të pastrimit të parave. Hetimet u përqendruan ndaj “Petrolifera”, e cila kontrollohet nga kompania “Everest Oil”, në pronësi të familarëve të Gjergj Bojaxhi.

Historia nis me periudhën kur Bojaxhi negocionte në emër të qeverisë shqiptare një marrëveshje me kompanitë e huaja të naftës. Më pas nga negociator i qeverisë “Berisha”, Bojaxhi del bashkëpunëtor dhe aksioner në biznesin e tregtim të karburanteve. Ai akuzohet se ka transferuar miliona euro në zonat offshore.

“Po ashtu në llogari janë depozituar cash nga Gjergj Bojaxhi gjate viteve 2012-2015 26,083,621 USD (ku përshkruhet se kryesisht janë tërheqje nga llogari në banka të tjera). Ndërsa rreth 100 milion USD janë atellite hyrëse nga llogari të tjera të shoqërisë Everes Oil. Debitimet e llogarisë janë kryesisht për pagesa për kompaninë Sllovake, Eni Slovenija, d.o.o., me të cilën ka lidhur kontrata çdo vit për blerje produkte të naftës. Për këtë kompani janë transferuar fondet prej afro 170,740,000 USD” – thuhet në një raport të policisë.

Bojaxhi është përpjekur të ruajë profilin e një politikani pa lidhje me sistemin, madje ai e denoncon fort sistemin. Por të dhënat mbi pasurinë e tij personale dhe të familjarëve të tij, tregojnë se zoti Bojaxhi është ‘de facto’ një prej oligarkëve të vendit, i strukturuar fort në biznesin e naftës.

Përdhosja e kauzave të SFIDA

Bojaxhi garoi në këto zgjedhje më 25 qershor. me partine e themeluar prej tij SFIDA, por nuk arriti te futet ne parlament. Ai pretendonte, se kjo forcë politike kishte mbledhur rreth vetes vetëm njerëz të ndershëm, që duan të punojnë për një Shqipëri ndryshe, jashtë rrethit të interesave të partive tradicionale.

Por faktet flasin ndryshe, pasi e kaluara e vetë kryetarit dejure Bojaxhi, jo vetëm mbart akuza për pastrim parash dhe lidhje me oligarkët, por nga ana tjetër janë përdhosur edhe ato pak ideale që ngriti SFIDA në këto zgjedhje. Rrëzimi i oligarëkeve, mbështetja e pronës publike, shkëputja e lidhjes biznes-politik, ishin disa nga premtimet e Bojaxhi më 25 qershor. Votuesit nuk i besuan, madje nuk i dhanë as votat që ai kishte marrë në Tiranë në 2015, ku kandidonte për Kryetar Bashkie. Asokohe, Bojaxhi morri 16 mijë vota në Tiranë, ndërsa dy vite më pas, më 25 qershor 2017, nuk arriti të merrte më shumë se 2400 vota.

Bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë e braktisën Bojaxhi, jo vetëm për të kaluarën e tij të errët, jo vetëm për premtimet boshe por edhe për shkak se ai u vu në qendër të akuave edhe për përvetësim të donacioneve të fushatës “Ne-Tirana” në vitin 2015.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

“Do flasësh apo jo” Shullazi acarohet me biznesmenin në gjyq

TË GJITHA

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

23:17 : 13/07/2025

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

23:01 : 13/07/2025

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

22:40 : 13/07/2025

Tarifat e Trumpit/ Kancelari Merz: Do të godisnin industrinë tonë eksportuese

22:30 : 13/07/2025

Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

22:15 : 13/07/2025

SHBA/ Një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një Kishe

22:01 : 13/07/2025

Finalja e Kupës së Botës për Klube, presidenti Trump ndjek nga afër sfidën Chelsea-PSG

21:46 : 13/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com