• Kontakt
Wednesday, May 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A firmosi Kumbaro për resortin e “Gjikurisë” mbi një monument natyror? (Dokumentet)

10:54 : 26/09/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Në prill të vitit 2022, qeveria shqiptare shpalli një tjetër investitor strategjik, në bregdetin e Palasës. Bëhet fjalë për firmën “WHITE ROADS HOTEL”, në pronësi të firmës “Gjikuria”, e cila do të përfitojë plot 9000 metër katrorë pronë publike për të ndërtuar një resort në atë zonë. Megjithëse kishte vetëm 3000 m2 në pronësi, shteti shqiptar i dha me 0 lekë pronën, kundrejt një investimi. Megjithatë, vendimi është tepër i dyshimtë, pasi prona publike që i është dhënë “Gjikurisë” është në një zonë të mbrojtur, “Delta e Përroit të Palasës”.

Një monument natyror që duhet të mbrohej me fanatizëm nga shteti shqiptar, madje nuk duhej prekur as 200 metra nga kufiri i tij. “Gjikuria”, e cila e ka masakruar këtë pronë për vite me radhë, pasi ka marrë inerte për kompleksin “Green Coast”, apo për ndërtimin e rrugës së financuar nga FSHZH, do të ndërtojë po në këtë monument një resort mijëra metra katrorë. Por, duke shfletuar vendimin e Komitetit të Inevstimeve Strategjike, vihet re edhe një detaj; kush ia dha lejen për të ndërtuar te monumenti?!

Vendimi i AIDA-s për shpallen e “WHITE ROADS HOTEL”, të firmës “Gjikuria”, si investitor Strategjik

Natyrisht, emri i parë që të shkon ndërmend është ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila duket se është vënë në atë post për të shkatërruar këto monumente dhe jo për ti mbrojtur. Kujtojmë fjalimin e saj të famshëm në Parlament, për “pikën” në hartë, ku do ndërtohej një kompleks i ngjashëm në territorin e Parkut të Butrintit. Megjithatë, “pikat” e Kumbaros janë hapur gjithandej, ndërsa ministrja po u bën qokat e radhëve oligarkëve.

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, në datën 4 prill 2022, kryeministri Edi Rama ka firmosur një vendim si kryetar i Komitetit të Investimeve Strategjike për miratimin e statusit si Investitor Strategjik për investimin “WHITE ROADS HOTEL”. Në dokumente thuhet se “subjekti aplikues propozon zhvillimin e një investimi, i cili synon ndërtimin e një resorti, që do të ketë në përbërje një hotel dhe struktura akomoduese me kapacitet total prej 150 njësish, restorante, bare, SPA etj”. Por, “kleçka” qendron te prona publike.

Lexo edhe:

Hetim i ri në Bashkinë e Tiranës/ Kontrolle në zyrat e dy drejtorëve, sekuestrohen 5 celularë e dokumente

Tenderat e dyshimta të FSHZH së Dritan Agollit! Ku përfundojnë miliona € dhe firmat e favorizuara

“Projekti zë një sipërfaqe totale prej 12,157.2 m², në zonën kadastrale 1739, nga ku sipërfaqja prej 3,000 m², me numër pasurie 68/52/1, është pronë private dhe sipërfaqja prej 9,157.2 m² është prone shtet, lloji i pasurisë “truall”, në Gjilekë, Bashkia Himarë” thuhet në këto dokumente. Sipas saj, vlera e investimit të projektit të investimit “White Roads Hotel” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 10.000.000 euro. Në të njëjta dokumente shkruhet se është parashikuar të punësohen në këtë projekt 100 persona, ndërsa projekti është hartuar nga studio ndërkombëtare e njohur.

Në vendim, shkruhet se resorti do të jetë në afërsi të monumentit “Delta e Përroit Palasë”

Faksimile: Në vendim, shkruhet se resorti do të jetë në afërsi të monumentit “Delta e Përroit Palasë”

Ndërkohë, krahas të dhënave të projektit, në të njëjtin vendim shkruhet se “Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura konfirmon se sipërfaqja ku do të zhvillohet projekti ndodhet në afërsi të monumentit natyror ‘Delta e Përroit të Palasës’, kategoria e III e zonave të mbrojtura. Por, në asnjë radhë, nuk shkruhet sa metra do të jetë nga ky monument. Brenda, në afërsi, 1, 10, 100, 200 apo 1000 metra? Asnjë prej institucioneve nuk kanë shkruar sa metra larg do të ndërtohet ky resort. Magjithatë, nga burime të BoldNews.al, mësohet se resorti i “Gjikurisë” do të jetë ngjitur me Deltën, madje një pjesë do të prekë edhe monumentin, pasi me dokumente të dyshimta, 3000 m2 e kësaj firme, është brenda Përroit. Gjatë këtyre viteve është synuar që të falsifikohen dokumente, madje duke ndryshuar disa harta me të vetmin qëllim; përvetësimin e zonës bregdetare.

Ligji për Monumentet Natyrore të Kategorisë III parashikon se nuk lejohen të ndërtohen 200 metra larg këtyre monumenteve

Por, më sipër, në doumentin e AIDA-s, shkruhet se resorti do të jetë ngjitur me Monumentin Natyror “Delta e Përroit të Palasës”, një momument i Kategorisë III. BoldNews.al shfeltoi ligjin e Zonave të Mbrojtura, ku shkruhet se “në një ‘Monument natyror’ zbatohet shkalla e mbrojtjes, e njëjtë me ‘Rezervën strikte’. Zona mbrohet e menaxhohet për ruajtjen e karakteristikave dhe dukurive të veçanta natyrore, kulturore, historike e arkeologjike, për të cilat është shpallur monument”. Ndërkohë, në pikën 3 të nenit 17, shkruhet tepër qartë: “Monumentet natyrore rrethohen nga zona buferike me gjerësi deri në 200 metra nga perimetri i monumentit”.

Pra, nuk lejohen ndërtime! Ky nen vijon se “në përputhje me shkallën e mbrojtjes së monumentit dhe me potencialet turistike e rekreacionin e zonës, ministri miraton me urdhër rregulla të veçanta për vizitat ose kalimin e vizitorëve a të turistëve, për afate të shkurtra kohore”. Në këtë rast, ministrja duhet të jepte vetëm leje kalimi apo vizite. Por, duke parë se në këtë monument do të ndërtohet, çfarë leje ka dhënë zonja ministre? Çfarë ka firmosur ministrja Mirela Kumbaro? A ka firmosur vetë, apo ia ka deleguar ndonjë vartësi?

Denoncimet e BoldNews.al për Deltën

Denoncimet e BoldNews.al në vitin 2020 për shkatërrimin nga firma “Gjikuria” të Monumentit Natyror “Delta e Përroit të Palasës”

20 muaj më parë, redaksia e BoldNews.al investigoi disa projekte të qeverisë shqiptare që po shkatërronin Monumentin Natyror “Delta e Përroit të Palasës”. Në një seri shkrimesh, redaksia jonë botoi disa artikuj, i pari me emrin “FSHZH ribën rrugën “pa leje” të kompleksit “Green Coast” në Palasë”. Ne vijuam me investigime të tjera, ku botuam edhe artikullin “FSHZH shkatërron monumentin e natyrës ‘Delta Palasë’, parkim privat për ‘Green Coast’”. Në këtë artikull në analizuam se firma që po favorizohej në gjithë këto tendera ishte “Gjikuria”, e cila edhe në atë kohë po shkatërronte një monument. “Në afërsi të ‘Green Coast’ është edhe një monument natyre i mbrojtur nga shteti.

‘Delta e Përroit të Palasës’, sipas listës nga Wikipedia është monumenti i 35-të që duhet të mbrohet në qarkun e Vlorës.

Në dokumentet e tenderit që ka shpallur FSHZH, ku pritet edhe fituesi, duket mjaft qartë se Fondi ka ‘kafshuar’ një pjesë të mirë të këtij Monumenti të Natyrës. FSHZH ka zhvendosur me dia metra gjurmën e rrugës, duke e futur në brendësi të Deltës” denoncoi BoldNews.al. Në atë kohë, në bëmë një kërkim të thjeshtë në internet, ku rezulton se firma “Gjikuria”, ajo që bëri rrugën pa leje dhe po ndërton “Green Coast”, është gjobitur për shkatërrim të Monumentit të Natyrës “Delta e Përroit të Palasës”.

Pra, e njëjta firmë që ka marrë inerte në atë monument, e njëjta që zhvendosi kufijtë, e gjobitur dhe e kallëzuar penalisht për këto shkelje, i jepet statusi i Inestitorit Strategjik. Dhe, në ç’vend? Mbi monumentin e “Deltës së Përroit të Palaës”!

Etiketa: Delta PalacedokumenteFSHZHGjikuriakumbaromonument natyror“Green Coast”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hetim i ri në Bashkinë e Tiranës/ Kontrolle në zyrat e dy drejtorëve, sekuestrohen 5 celularë e dokumente

13:43 : 24/05/2025
AKTUALITET

Tenderat e dyshimta të FSHZH së Dritan Agollit! Ku përfundojnë miliona € dhe firmat e favorizuara

20:50 : 22/05/2025
AKTUALITET

Gjikuria “i ngul kthetrat” edhe në Gjirokastër! Merr tenderin megjithëse ofroi 600 milionë më shumë

11:25 : 22/05/2025
AKTUALITET

DOKUMENTET/ Kompania lobuese e PD i dërgoi dy letra Rubios për të pajisur me vizë Berishën

17:34 : 10/05/2025
AKTUALITET

Shitet investimi strategjik/ Sandër Frangaj ble hotelin White Roads nga Gjikuria

20:43 : 26/04/2025
AKTUALITET

Vendimi/ Balluku i kalon inceneratorin drejtorit të denoncuar për vrasje dhe prostitucion

11:47 : 24/04/2025
Para

Ndërtuesi Armand Lilo mbyll çështjen e kateve pa leje në prokurori

TË GJITHA

Finalja e Ligës së Konferencës, Chelsea përmbys Betis me dy gola në 5 minuta

22:33 : 28/05/2025

Betis-Chelsea/ Gjithçka nis nga e para, anglezët barazojnë finalen (Video)

22:29 : 28/05/2025

Ndërtuesi i njohur i mori milionat e jetës, mësuesi: 16 vite që pres të marr shtëpinë…

22:25 : 28/05/2025

Krijohet Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, 19 anëtarë në përbërje

22:24 : 28/05/2025

PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit dhe Lezhës

22:13 : 28/05/2025

Topalli dhe Noka denoncojnë “patronazhistin” me votën e diasporës

22:11 : 28/05/2025

SPAK goditi rrjetin e kontrabandës së cigareve, e përfshirë edhe gruaja e deputetit të PS

22:06 : 28/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com