• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

A u tallën me popullin këta të tre gjatë kësaj fushate zgjedhore?!

22:41 : 24/06/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Mes PS dhe PD ka pasur disa marrëveshje të mëdha, por kjo e fundit ishte aq e papritur, erdhi aq shpejt, saqë inteligjenca e votuesit në 25 Qershor është realisht në provë, përballë aftësisë për të manipuluar së Edi Ramës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës. Shndërrimi që provokoi marrëveshja ishte aq i shpejtë, saqë kauzat e reja që u krijuan këtë fushatë, fatkeqësisht, nuk mund të jenë veçse të rreme. Nëse krahëson Edi Ramën gjatë fushatës, me atë para fushatës, ke përballë dy njerëz totalisht të kundërt.

Opozitari më i egër i qeverisë kundër demagogut kokëfortë të reformave. Kë të besosh? E njëjta vlen për Lulzim Bashën. Misionari i Çadrës që u nis të thyente xhama dhe të çante goma makinash, kundër korrupsionit, krimit dhe kanabisit, sot hesht, edhe kur i thonë Zhyljetë edhe kur i çojnë komplimenta të tipit “nuk je çun i keq ti”. Kë të besosh? Shndërrim të fortë pësoi edhe Ilir Meta. Politikani i stabilitetit, i ekuilibrave dhe i fjalëve magjike “Me qetësi dhe dashuri” sot nxjerr tym nga koka. I inatosuri, i nervozuari, i acaruari Ilir Meta është gati “të armatosë popullin”, ndërsa kërcënoi se si president i ardhshëm “nuk do ta dekretojë qeverinë”.

Kë të besosh? U desh të kalonin pak ditë nga ngjizja e paqes mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për t’u kuptuar që kjo e 25 Qershorit, nuk do të ishte një fushatë si të tjerat. Në 5 orët që kaluan bashkë, Basha dhe Rama i dhanë formë ofertës së re të PS-PD dhe LSI. Marrëveshja shenjoi fushatën, rezultatin 25 Qershorit dhe sipas të gjitha gjasave do t’i japë formë produktit pas zgjedhjeve. ABSURDI I FUSHATES Në qeveri janë tre partitë e mëdha, por të tre kryetarët bëjnë opozitë. Edi Rama kundër sistemit, Basha kundër Metës dhe Meta kundër Ramës. Nëse një i huaj do të dëgjonte sot fjalimet, do ta kishte të vështirë të kuptonte se kush nga këta qeverisi për 4 vjet e kush qëndroi në opozitë.

Ajo që ndodhi për herë të parë këtë fushatë ishte kalimi i Edi Ramës nga kryeministër në rolin e opozitarit të flaktë. Duke ia lënë fajin sistemit, LSI-së, Tepsisë apo kujtdo tjetër, Rama braktisi të gjitha përgjegjësitë që ia imponon mandati i kaluar në kryeministri. Paraardhësit e tij kanë pasur një vijë llogjike më të qëndrueshme. E kanë kërkuar një mandat të dytë për t’i vazhduar punët, për të mos i lënë projektet e nisura në gjysëm, duke mbajtur mbi supe edhe dështimet. Vazhdimësia nënkupton përgjegjësi.

Por Rama nuk e pranon këtë. Duke lënë fajin tek të tjerët, Rama predikon një fillim të ri. Me këtë i jep vetes mundësinë të bëjë opozitarin dhe kryeministrin në të njëjtën kohë. Flet me aq mllef kundër Tepsisë, LSI-së, Shushunjave, apo Kazanit për të krijuar iluzionin se është në opozitë me sistemin, që paradoksalisht vazhdon e drejton si kryeministër. Në këtë skemë duket sikur e ndihmon sulmi i Lulzim Bashës ndaj LSI dhe vetë nervozizmi që ka kapluar ish aleatët e LSI. Rama përbuz Tepsinë, por do Timonin, Basha akuzon SHPK-në, Meta sulmon Gestapo-n dhe Hakiun e Drogës. Absurdi i fushatës, kontradikta që krijon sjellja e Ramës, Metës dhe Bashës ka çoroditur votuesit. Akuzat më të forta bëhen nga ato që qeverisën 4 vitet e kaluara.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

MUNGESA E DEBATEVE

Thirrjes publike të Lulzim Bashës për një debat televiz, Edi Rama iu përgjigj me një Jo të prerë. Shpjegoi se përballja publike, do t’i shtonte pikët Lulzim Bashës në fushatë. Sipas kësaj llogjike kryeministri del i humbur apriori në ballafaqim me Bashën. Filozofia që mbart kjo përgjigje e ka udhëhequr Edi Ramën gjatë të gjithë fushatës. Rama bëri gjithçka për t’iu shmangur llogaridhënies për qeverisjes. Duke i qëndruar rolit të opozitarit të flaktë kundër sistemit dhe Tepsisë, Rama shmangu në maksimum bilancin e qeverisë. Përballja me premtimet e pambajtura tek Të paekspozuarit, e zuri gafil.

Mohimi i debatit Rama-Basha nuk ishte rastësi. Në këtë linjë u evitua gjatë fushatës edhe përballja e kandidatëve të PS, PD apo LSI. Pati dy apo tre raste, kur kandidatët për deputetë të PD dhe PS dolën në emisionin “Dritare” në Vizion Plus. Veç kësaj, përballjet ishin sporadike, thuajse inekzistente dhe u shfaqën në formë talljeje apo humori, siç mund të jetë debati mes vajzave të reja, që kandidonin për herë të parë si deputete. Analistët ishin të ftuarit e përhershëm të studiove televizive. Mungoi kërkesa e llogarisë, ballafaqimi, përballja dhe argumentimi i premtimeve. Diskutimi mbeti në nivel analizash nëpër studio, apo batuta, barcaleta dhe kërcënime nga mitingjet.

ZHDUKJA E KANDIDATEVE

Shqiptarët i njohin pak, ose aspak kandidatët e rinj për deputetë që do të votohen në 25 Qershor. Mbajtja të fshehtë e kandidatëve nuk është një rastësi. Duke qenë se nuk kanë garuar për t’u futur në listat e partive, shumë prej tyre nuk janë gati të përballen publikisht me kundërshtarin politik. Dalja e tyre në publik nxjerr zbuluar procesin anadollak të përzgjedhjes së kandidatëve, ku dallon mungesa e eksperiencës, besnikëria e verbër ndaj kryetarit, lidhjet familjare, lidhja me krimin dhe ndonjëherë pagesa e drejtpërdrejtë e ryshfetit. Përballja e kandidatëve në emisionet televizive do të shkatërronte të gjithë gënjeshtrën e ngritur me mund përmes propagandës nga vetë kryetarët e partive të mëdha. Këta e dinë shumë mirë çfarë duhet të thonë e çfarë jo në publik. Si kurrë më parë, kandidatët për deputetë e gjetën veten në disa emisione të pasdites apo intervista të paguara, ku flisnin për jetën e tyre familjare, profesionale apo si e kalonin kohën e lirë.

FASADA DHE PROGRAMET

Për herë të parë një kryeministër në detyrë dhe kandidat për kryeministër bëri fushatë i veshur me tuta sportive dhe atlete. Përveç Edi Ramës, asnjë politikan tjetër nuk do të kishte arritur deri në këtë pikë. Veshja e Ramës ishte pjesë e planit për fushatën. Pas rezultatit të 25 Qershorit Edi Rama nuk do të hyjë në institucione i veshur sportive. Kjo mbetet një nga shumë detajet që tentojnë të shpërqëndrojnë turmat nga tema të mërzitshme, por të rëndësishme si bilanci i qeverisë, ekonomia, korrupsioni, rendi etj. Veshja e Ramës u bë objekt i fjalimeve të Lulzim Bashës, por Edi Rama ia ktheu me të njëjtën monedhë duke e shfrytëzuar replikën për një batutë tjetër. Bashën e krahasoi me një sekretar kooperative që vishte këmisha të tmerrshme dhe të cilit i mungonte vetëm lapsi në vesh. Ndërkohë të gjithë fushatën e ka shoqëruar me batuta, me humor, me barcaleta me komplimenta për Bashën dhe me përshëndetjen me dy gishta të militantëve të PD-së. Nga ana tjetër, Basha gjatë të gjithë fushatës u fokusua tek programi ekonomik. Por më shumë se pikat kryesore të programit, në këtë fushatë Basha goditi me heshtjen e tij për krimin dhe drogën. Gjithashtu simbolet e PD dhe PS humbën në këtë fushatë. Edi Rama dhe Lulzim Basha përdorën shqiponjën e flamurit kombëtar, si simbolikën e 25 Qershorit. Basha në skenografinë kuqezi të mitingjeve, me mbishkrimin “Republika e Re”. Edi Rama mbush sheshet vetëm me flamuj kuqezi dhe ka eleminuar krejtësisht flamurin e PS.

SULMI NDAJ LSI

Për herë të parë zgjedhjet u zhvilluan nën monitorimin e qeverisë ku bëjnë pjesë tre forcat kryesore politike. Por sapo ministrat teknikë të PD zunë vend, u pa qartë se viktimë e marrëveshjes do të ishte LSI. Ilir Meta e krahason Task Force-n që monitoron administratën me Gestapon e nazistëve që përndjek si çifutët militantët e LSI-së. Faktikisht pjesa më e madhe e drejtorëve të larguar nga puna janë të emëruar nga LSI. Në Task Forcë nuk ka asnjë përfaqësues të LSI-së dhe shkarkimet janë denoncuar si tendencioze dhe të pajustifikuara. Në shënjestrën e Metës është e Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Ilir Meta e quan shpesh Haki Droga, ndërsa e konsideron ende si njeriun e besuar të Saimir Tahirit, një armik i betuar i LSI. Në përfundim të fushatës, është e qartë se marrëveshja e të mëdhenjve është bërë në kurriz të LSI. Si Rama, ashtu edhe Basha kanë rënë dakort ta tkurrin forcën e Ilir Metës, por t’i dhënë fund lojës së “të tretit të vërtetit”. Por, edhe pse janë në një aleancë të fshehtë parazgjedhore, edhe Rama, edhe Basha e dinë se në 26 Qershor të gjitha kombinimet janë të vlefshme dhe secili prej të treve aktorëve kryesorë mund t’i duhet të futet në një rol të ri, për t’i bindur shqiptarët për koalicionin e radhës./ Lapsi.al

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

PS shpenzime marramendëse për fushatë, 780 milion lekë vetëm 4 ditët e fundit

TË GJITHA

Të shtëna me armë në Allias, një i plagosur – Detajet e para

08:50 : 08/06/2025

Asani nuk mori sërish asnjë minutë, Silvinjo: E kam diskutuar edhe me lojtarët që…

08:48 : 08/06/2025

Kush ishte në stadium/ Nga Altin Dumani dhe Arben Kraja tek Rike Roçi e Luana Vjollca (FOTOT)

08:46 : 08/06/2025

Ekonomia e minimalizmit, si shqiptarët po e ndryshojnë rrënjësisht mënyrën si shpenzojnë

08:28 : 08/06/2025

Flamuri i UÇK-së i ndaluar në Tiranë/ Duka u rri gati tu serbëve

08:27 : 08/06/2025

Shokon Laert Vasili: Motra ime vdiq 6 muajshe pasi i morën gjak për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha

08:14 : 08/06/2025

Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:06 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com