• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Mbi 1 mijë të arrestuar në Rusi

22:21 : 21/09/2022
në BOTA

Policia ruse ka arrestuar mbi 1 mijë protestues që dolën në protesta kundër vendimit të Putinit për të thirrur mijëra trupa shtesë për të luftuar në Ukrainë. Shifra raportohet nga grupi rus i të drejtave të njeriut OVD-Info.

Numri më i madh i të arrestuarve ishte në Shën Petersburg dhe Moskë. Dhjetëra njerëz dolën edhe në Irkutsk dhe qytete të tjera siberiane si dhe në Yekaterinburg. Biletat për fluturime jashtë Rusisë u shitën me shpejtësi pas njoftimit të Putin.

Presidenti rus urdhëroi një mobilizim. Kjo do të thotë se rreth 300 mijë rezervistë ushtarakë, por jo rekrutët, do t’u bashkohen forcave ruse në fushën e betejës në Ukrainë. Masa erdhi një ditë pasi zonat e pushtuara të Ukrainës njoftuan referendume të parakohshme për bashkimin me Rusinë.

Putin theksoi se ai do të përdorte “të gjitha mjetet në dispozicion” për të mbrojtur territorin rus. Ai la të nënkuptohej se kjo mund të përfshinte armë bërthamore.

Lexo edhe:

Zelensky kërkon raketat Patriot nga SHBA pas sulmeve masive ruse

Rusia ndalon përkohësisht eksportet e karburantit për avionët

Paralajmërime të ashpra për protestuesit

Zyra e prokurorit të Moskës paralajmëroi se thirrjet në internet për t’iu bashkuar protestave të paautorizuara në rrugë, ose pjesëmarrja në to, mund të çojnë deri në 15 vjet burg. Ata mund të ndiqen penalisht për diskreditim të forcave të armatosura, përhapje të “lajmeve të rreme” për operacionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, ose inkurajimit të të miturve për të protestuar.

Pikërisht këto dënime të ashpra i kanë ralluar protestat kohët e fundit në Rusi. Por grupi opozitar kundër luftës “Vesna” bëri thirrje për protesta masive. Në rrjetin Telegram ai raportoi shumë arrestime në të gjithë Rusinë. Një videoklip nga Yekaterinburgu tregoi policinë duke grumbulluar dhunshëm protestuesit në një autobus. “Vesna” e quajti veprimin e saj “jo mogilizimit”. Një lojë fjalësh, sepse “mogila” në rusisht do të thotë “varr”.

Pavel Chikov, një avokat për grupin rus të të drejtave të njeriut “Agora”, tha se kishte marrë 6 mijë pyetje në linjën e saj telefonike nga mëngjesi i së martës. Rusët kërkonin informacion për të drejtat e ushtarëve.

Ndërkohë, për fluturimet drejt destinacioneve të njohura si Stambolli në Turqi dhe Jerevani në Armeni, çmimet për vendet e mbetura u rritën në qiell. Çmimi për fluturimet nga Moska në Stamboll ose Dubai arriti deri në 9200 euro për një tarifë të klasit ekonomik në një drejtim pas njoftimit të Putin, raportoi Associated Press.

“Absolutisht të gjithë kanë frikë”

Lëvizja mobilizuese e Kremlinit vjen pas humbjeve të mëdha në Ukrainë. Forcat e Kievit kanë rimarrë një zonë të madhe në lindje të Kharkiv. Kontrolli i presidentit Putin mbi median shtetërore ka siguruar që shumë rusë të mbështesin pretendimin e tij se qeveria “neo-naziste” e Ukrainës dhe NATO kërcënojnë Rusinë dhe se rusët etnikë në Ukrainë duhet të mbrohen.

Në fakt, qeveria e Ukrainës u zgjodh në mënyrë demokratike dhe nuk ka politikanë të ekstremit të djathtë. Shkalla e kundërshtimit rus ndaj linjës së Kremlinit në Ukrainë është e vështirë të matet. Kjo pasi kufizimet e medias janë mjaft të shtrënguara. Guvernatorët rajonalë rusë pro-Putin shprehën mbështetje për të.

“Ne nuk do të dobësohemi. Nuk do të ndahemi apo shfarosemi,” – tha guvernatori i Ulyanovsk, Alexei Russkikh. “Rajoni ynë, si gjithë të tjerët në vendin tonë, ka për detyrë të mobilizojë qytetarët për shërbimin ushtarak. Guvernatori i Chelyabinsk, Alexei Teksler tha se mobilizimi ishte i nevojshëm për të garantuar “sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të Rusisë”.

Por të rinjtë rusë i kanë thënë BBC-së se kanë frikë për thirrjen në ushtri.

Matvey nga Shën Petersburg tha: “Unë shpresoja se kjo nuk do të ndodhte kurrë. Tani është e qartë se Putini nuk do të tërhiqet. Ai do të vazhdojë luftën e tij budallaqe deri tek qytetari i fundit rus. Unë nuk duhet të rekrutohem gjatë këtij hapi të mobilizimit, por nuk ka garanci se gjërat nuk do të përkeqësohen”.

Evgeny, një 31-vjeçar rus që jeton në Mbretërinë e Bashkuar i tha BBC-së: “Absolutisht të gjithë kanë frikë. Të gjithë po dërgojnë informacione të ndryshme mbi mobilizimin. Është shumë e vështirë të kuptosh se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo. Askush i beson qeverisë”.

Etiketa: arrestimemobilizimRusi

Lajme të lidhura

BOTA

Zelensky kërkon raketat Patriot nga SHBA pas sulmeve masive ruse

16:07 : 02/06/2026
BOTA

Rusia ndalon përkohësisht eksportet e karburantit për avionët

15:41 : 01/06/2026
BOTA

Rumania e konfirmon: Droni që goditi ndërtesën e banimit, është rus “Geran-2”

12:13 : 01/06/2026
BOTA

‘Fuqia e imazhit’/ Si u kthye Vladimir Putin në liderin më jetëgjatë pas Stalinit

15:30 : 31/05/2026
BOTA

NATO bën përgjegjëse Rusinë për dronin në Rumani

09:22 : 31/05/2026
BOTA

“Tërmet” arrestimesh në Itali, 1 mijë e 335 persona në pranga për drogë dhe armë

15:28 : 30/05/2026
Para

"Ka bërë shumë gabime"/ Shehi: Basha të tregojë me sinqeritet të kujt janë paratë

TË GJITHA

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom