• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rast për burg”/ Zhupa denoncon projektin për shkollën “Emin Duraku”

15:15 : 21/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar ditën e sotme vendimin për shembjen e shkollës “Emin Duraku” tre vite pas dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti.

Zhupa u shpreh se shkolla është nxjerrë jashtë funksionit dhe ka një plan për rindërtimin e saj nga fillimi. Ajo shtoi se në këtë rast kemi të bëjmë me abuzim të pastër që të nxjerr në dy përfundime, ose shkolla duhej shkatërruar që në fillim ose dëmet nuk janë serioze dhe po shembet për të marrë fondet e rindërtimit.

“Edhe në këtë rast është shpërdorim detyre dhe për burg.  Të dyja rastet i çojnë zyrtarët e ministrisë, zyrtarët e institutit të ndërtimit, zyrtarët e Bashkisë Tiranë në burg. Por, në fund ata që vuajnë dhe ata që e pësojnë këtë gjendje të shpërdorimit të detyrës, të trajtimit të pronës publike si pronë private ata janë pikërisht nxënësit, mësuesit dhe banorët e kësaj zone.

Ata nuk do të kenë mundësi të kryejnë mësim të rregullt, por do të shkojnë në shkolla të tjera me dy turne në mes të Tiranës.  Kjo është gjendja e arsimit, ky është arsimi në rrezik sot. Kjo është ajo që ne flasim çdo ditë, abuzimet që bëhen me paratë e shqiptarëve ne shkollat e shqiptarëve me arsimin e shqiptarëve.  Me këtë lloj qeverisje Shqipëria është në rrezik”, u shpreh Zhupa.

Deklarata e Ina Zhupës

Lexo edhe:

‘Tradhtoi’ Ramën për Tom Doshin, kryebashkiaku socialist thirret në SPAK

Salianji tregon çfarë ka biseduar me Berishën: Duhet një zgjidhje për të rrëzuar regjimin

Partia Demokratike ka disa ditë, por në fakt ka vite që denoncon gjendjen e mjerueshme të arsimit në Shqipëri. Ne ndodhemi këtu, dhe mbrapa meje është shkolla “Emin Duraku”, shkolla 9-vjeçare e kryeqytetit e njësisë Nr.5, e cila aktualisht është jashtë funksionit.

Por, si është historia e kësaj shkolle? Kjo shkollë me tërmetin e vitit 2019-të pati dëmtime të lehta sipas Institutit të Ndërtimit. I cili e certifikoi shkollën si të mundeshe për të kryer procesin mësimor.  Jo vetëm kaq, por nxënësit dhe mësuesit kanë bërë mësim për 3 vite në këtë shkollë në kushtet që ishin të certifikuara si një shkollë e parrezikshme, pavarësisht dëmeve që kishte pësuar nga tërmeti.

Me insistimin e prindërve ka pasur edhe disa rikonstruksione të vogla në këtë shkollë. 3 vjet më vonë qeveria, bashkia, Ministria e Arsimit kujtohen që shkolla qenka një shkollë  për t’u shkatërruar dhe qenka e rrezikshme për nxënësit dhe mësuesit.

Shkollën tani e kanë nxjerrë jashtë funksionit, dhe duan ta shkatërrojnë dhe ta rindërtojnë nga fillimi.  Në këtë rast kemi të bëjmë me abuzim të pastër. Dy janë mundësit: Ose shkolla ka qenë që atëherë për tu shkatërruar, dhe nuk e kanë shkatërruar e kanë futur nxënësit dhe mësuesit duke u rrezikuar jetën për 3 vjet këtu. Në këtë rast duhet të shkojnë për ndjekje penale ata që kanë rrezikuar jetën e mësuesve dhe të nxënësve të Tiranës.

Dhe në rastin e dytë kur shkolla nuk ka pasur dëme serioze dhe raporti i institucionit të ndërtimit ka qenë real, dhe sot po e prishin kotë. Po e prishin për të marrë ato fonde e rindërtimit, për t’ia dhënë oligarkut të radhës, apo siç thonë banorët se duan t’i zvogëlojnë sipërfaqen për shkak të një pallati tjetër që do të ndërtohet në krah të shkollës.

Edhe në këtë rast është shpërdorim detyre dhe për burg.  Të dyja rastet i çojnë zyrtarët e ministrisë, zyrtarët e institutit të ndërtimit, zyrtarët e Bashkisë Tiranë në burg. Por, në fund ata që vuajnë dhe ata që e pësojnë këtë gjendje të shpërdorimit të detyrës, të trajtimit të pronës publike si pronë private ata janë pikërisht nxënësit, mësuesit dhe banorët e kësaj zone.

Etiketa: Emin Durakuina zhupaPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Tradhtoi’ Ramën për Tom Doshin, kryebashkiaku socialist thirret në SPAK

14:26 : 11/07/2025
AKTUALITET

Salianji tregon çfarë ka biseduar me Berishën: Duhet një zgjidhje për të rrëzuar regjimin

22:20 : 10/07/2025
AKTUALITET

Salianji: Ramës i tremben njerëzit e lirë, jam viktimë e regjimit të tij

21:13 : 10/07/2025
AKTUALITET

“Balluku po mbulon rastin”, Berisha: Kandidati i Ramaduros dhunon në farmaci të sëmurën

23:28 : 09/07/2025
AKTUALITET

A do marrë pjesë PD në zgjedhjet e pjeshme lokale? Ja si përgjigjet Berisha

14:05 : 09/07/2025
AKTUALITET

Roli i Salianjit në PD? Berisha: Të gjitha do t’i merrni vesh

13:45 : 09/07/2025
Para

Cikalleshi: Ndaj Izraelit na bëjnë punë vetëm 3 pikët

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 12 Korrik 2025

23:07 : 11/07/2025

Serbia: Ministria e Drejtësisë në shënjestër të një sulmi kibernetik

22:59 : 11/07/2025

VIDEO/ I riu zbret nga “Porsche” dhe futet në det, policia e pret me skaf për ta arrestuar

22:52 : 11/07/2025

Brentford gati të rikthejë në Premier League ish-kapitenin e Liverpool

22:39 : 11/07/2025

Kolumbi/ Sulme ajrore ndaj kartelit Clan del Golfo, 3 të vrarë dhe 1 i arrestuar 

22:30 : 11/07/2025

Edi Rama si pronari i idiotëve

22:24 : 11/07/2025

Tirana “e re”, ja si mund të rreshtohen bardheblutë pas ndërhyrjeve në merkato

22:08 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com