• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Urdhri i Prokurorisë për të dhënat e hakeruara ngre shqetësime mbi lirinë e medias

Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka vendosur të urdhërojë median të mos publikojnë të dhëna të rrjedhura nga sulmi kibernetik i dyshuar nga Irani, një vendim që ngriti shqetësime për kufizim të lirisë së medias dhe abuzim të prokurorisë me të drejtën për të lëshuar urdhra të tilla.

19:36 : 20/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Për të dytën herë brenda pak kohësh, prokurorët në Shqipëri përdorën nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale për të urdhëruar median të mos publikojë të dhëna të cilat ata i kanë klasifikuar si sekret hetimor, pavarësisht se në njërin prej rasteve, këto të dhëna janë botërisht të përhapura, duke ngritur në këtë mënyrë shqetësime për shkelje të lirisë së medias dhe dyshime për abuzim me këtë të drejtë.

Prokuroria e Tiranës publikoi të martën një njoftim për shtyp, në të cilin thotë se prokurorët kanë gjykuar të arsyeshme të klasifikojnë si sekret të dhënat e rrjedhura nga sulmi kibernetik që dyshohet se ka ardhur nga Irani, dokumente që lidhen kryesisht me emailin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano. Sipas prokurorisë, Autoriteti i Medias Audiovizive dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare duhet “të urdhërojnë ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, nga mediat audiovizive, të shkruara dhe online, si edhe në rrjetet sociale apo të çdo forme të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi.”

“Një vendim i tillë, nuk ka për qëllim pengimin e veprimtarisë së Medias por është kryer në kuadër të një procedimi penal ku publikimi apo shumëfishimi mediatik i informacioneve të klasifikuara dhe sensitive (që është në vetvete qëllimi kriminal i këtij sulmi), informacione këto të vjedhura, do të cënonte rëndë si ecurinë e hetimeve, ashtu dhe sigurinë e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim [Link].

Flutura Kusari, një eksperte e lirisë së shprehjes, e konsideroi urdhrin të tillë që do të mund të klasifikohej si qesharak, nëse nuk do të ishte njëkohësisht “i rrezikshëm”. Sipas Kusarit, urdhri është arbitrar, i përgjithshëm dhe synon të zëvendësojë median dhe rolin e redaktorëve dhe kryeredaktorëve.

“Ndalimi i publikimit të çfarëdo informacioni që rrjedh nga sulmet kibernetike është paragjykues, censurues, arbitrar dhe cënon rëndë lirinë e mediave që ato vetë të gjykojnë se çfarë informacioni duhet të publikojnë,” shkroi Kusari në Facebook.

Lexo edhe:

Hakeri 33-vjeçar nga Kosova deklarohet fajtor, rrezikon 10 vite burg federal në SHBA

Trafiku i mbetjeve të rrezikshme/ Lidhjet (jo) rastësore mes Elman Abules dhe Gjovana Sokolaj

“Shpresoj që gazetarët në Shqipëri por edhe në Kosovë zëshëm dhe fuqishëm do ta kundërshtojnë këtë urdhër koti,” shtoi ajo.

Më herët në qershor, prokurorët e Prokurosisë së Posaçme, SPAK urdhëruan gazetarin Elton Qyno të mos publikojë të dhëna që ai dispononte nga një dosje madhore kriminale që solli 32 urdhra arreste, por që në operacionin për ekzekutimin e tyre, disa nga të dyshuarit më të rëndësishëm të grupeve të ndryshme kriminale, nuk u gjetën dot dhe sot e kësaj dite janë të lirë.

Dosja e rrjedhur duket se përmban informacione policore në lidhje me hetime të ndryshme, të cilat mund të ngrenë pikëpyetje nga media në lidhje me veprimet apo mosveprimet e agjencive ligjzbatuese, përfshirë prokurorët.

E drejta për informim dhe sekreti hetimor

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka shqyrtuar disa raste kur gazetarët kanë publikuar sekrete hetimore. Gjykata ka vendosur në balancë të drejtën për informim dhe lirinë e shprehjes nga njëra anë dhe detyrën e autoriteteve për të kryer me sukses punën e tyre, gjë që bën të nevojshme ruajtjen e sekretit hetimor. Në një rast, në çështjen Akdeniz dhe të tjerë k. Turqisë, gjykata ka gjetur se një urdhër i ngjashëm i lëshuar nga gjykatat turke për ndalimin e publikimit të çfarëdo informacioni të grumbulluar nga një komision hetimor parlamentar në rastin e dyshimeve për korrupsion ndaj disa ish-ministrave, shkel të drejtën e qytetarëve për të marrë dhe dhënë informacione dhe rrjedhimisht është i pavlefshëm.

Në një rast tjetër, një gazetar francez u dënua nga gjykatat franceze pas publikimit të një identikiti policor në lidhje me një rast vrasjeje dhe përdhunimi. Gjykata Evropiane gjeti se në këtë rast, gjykatat e Francës kanë balancuar siç duhet të drejtën për informim me nevojën për të ruajtur sekretin në një hetim penal, si një domosdoshmëri për kryerjen me sukses të hetimit.

Duket se urdhri i prokurorëve shqiptarë për të ndaluar publikimin e çfarëdolloj informacioni nga informacioni i rrjedhur, pa marrë parasysh nëse ky informacion është apo jo i klasifikuar sekret, apo përbën apo jo interes publik, është më i ngjashëm me rastin e Turqisë, të cilin GJEDNJ e ka hedhur poshtë./ BIRN

Etiketa: birnhakerliria e mediasprokuroria

Lajme të lidhura

BOTA

Hakeri 33-vjeçar nga Kosova deklarohet fajtor, rrezikon 10 vite burg federal në SHBA

19:21 : 10/09/2025
AKTUALITET

Trafiku i mbetjeve të rrezikshme/ Lidhjet (jo) rastësore mes Elman Abules dhe Gjovana Sokolaj

10:57 : 05/09/2025
AKTUALITET

Liria e medias sfidë serioze/ Gazetarët praktikojnë vetë-censorim për shkak të presioneve

12:50 : 20/08/2025
AKTUALITET

Një vit nga vrasja e Egli Progës/ Prokuroria shtyn me 3 muaj hetimet për Denis Meçen, arsyeja

11:17 : 16/08/2025
AKTUALITET

“Liria e Medias, mes arrogancës së mbi-Pushtetit dhe mjerimit të Opozitës”!

10:43 : 11/08/2025
AKTUALITET

Beton pa leje në Jug/ Aksioni i Ramës amniston “oligarkët” me duart e prokurorisë

12:14 : 07/08/2025
Para

Qeveria e Kosovës paralajmëron kufizime të energjisë elektrike në dimër

TË GJITHA

Tarifat abuzive në parkingun e QSUNT/ Ku shkojnë lekët e mbledhura?

23:05 : 12/09/2025

Horoskopi, 13 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

23:00 : 12/09/2025

Vrasja e Kirk dhe një botë e sunduar nga dhuna

22:59 : 12/09/2025

Hyri në sallë duke qeshur, doli i paralizuar / Historia prekëse e Afrimit dhe sakrificës së djalit të tij 15-vjeçar

22:57 : 12/09/2025

Lirohet nga burgu, por nuk i kthejnë telefonat. Policia i kërkon shkresën fizike

22:48 : 12/09/2025

CNN: Moska pranon se negociatat me Ukrainën për paqe janë të ngrira

22:35 : 12/09/2025

Çmenduria e TEC-eve në Vlorë/ Kur bota paguante 118€, Shqipëria pagoi 685€ për një megavat orë energji

22:31 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com