• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Açka thirrje SPAK-ut: Kapni ndonjë peshk të madh, jo vetëm cironka

12:49 : 15/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja demokrate, Flutura Açka, nga Foltorja e Kuvendit, i ka bërë thirrje SPAK-ut që të merret “me peshqit e mëdhenj” në mënyrë që të mbahet mend për punën që ka bërë pasi është marrë vetëm me “cironka.”

Ndër të tjera, ajo shtoi se Parlamenti i Shqipërisë nuk ka asnjë lidhje me atë Evropian. Ajo ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohen seancat plenare ku ministrat shajnë opozitën dhe qeshin, kur kryeministri ofendon deputetët e pakicës.

“Europa është fjala që kam dëgjuar më shpesh në këtë foltore. Për fat të mirë këto dy muajt e fundit e kemi përdorur edhe më shpesh. Por në fakt me festën e pamë që gëzimi është vetëm një stoli e ftohtë e jona. Çfarë bëni gjithë kohën në Parlament? Shani gjithë kohën opozitën. Opozita është aty për të kërkuar llogari. Çfarë lidhje kemi me Evropën? Shikojeni Parlamentin tonë si rreshtohen ministrat, u hapet goja, bezdisen, kruajnë mjekrën, në një moment zgjohen kur vjen kryeministri dhe i fut një të sharë opozitës. Atëherë duartrokitet fort. Fjala më e rëndësishme është të shahet opozita, që në fakt është për të kërkuar llogari. Në parlamentet europiane vijnë ministrat që kanë lidhje me rendin e ditës, jo të gjithë, si matrioshkat, siç vijnë këtu. Renditen këtu dhe dalin secili dhe u marrin nga 10 minuta deputetëve për të thënë broçkulla.

Një shtetar ka përgjegjësinë e parë të kuptojë realitetin, sepse pushteti iu ka shkëputur nga realiteti. Distanca e shërbimit ndaj qytetarit iu mungon.

Lexo edhe:

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

Më bën përshtypje sjellja institucionale. Më duket sikur jemi në një klub fshati. E kuptoj që familjarizimi i madh me pushtetin e ka bërë shtetin si shtëpinë tuaj, por sjellja institucionale është e përcaktuar në të gjithë Europën.”

“Që nga 29 tetor 2021 me VKM-në tuaj keni krijuar Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Bashkërendimit të Ndihmës ose SASPAC, si i thonë shkurt, dhe drejtori i kësaj agjencie është edhe koordinatori që e programon dhe e monitoron programin IPA (nga 2014), që përgjigjet për harmonizimin dhe përdorimin e instrumentave të paraaderimit me strategjinë kombëtare për zhvillim dhe integrim dhe strategjinë sektoriale dhe koordinimin e ndihmës së huaj.

Dhe të gjitha këto i bën vetëm një njeri: ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqja, dora vetë, qysh nga koha e të cilit në Shqipëri ka më shumë farmaci se furra buke.
Pra, IPA-ku që gllabërohet nga SASPAC-u, që drejtohet nga NIPAC-u, me kryesuperagjentin Aspaku, i cili duhet të ishte te SPAK-u.
Kjo vetëm në Shqipëri ndodh, me një fjalë është si t’ia varë ujkut mëlçitë në qafë, për të na marrë më qafë ne shqiptarët e të na e nxjerrë bojën me Europën.

Pra, drejtori i SASPAC bëhet edhe menaxheri i IPA-k. Njëlloj si ish-drejtori i policisë së shtetit, nga vjedhjet e zgjedhjeve të Elbasanit, në zëvendministër për fondet e rrugës së Elbasanit. I shkartisni pak letrat se ka Shqipëria plot djem e vajza të zot, këtu e atje.

“E bëmë këtë shkrirje”, shpjegojnë ekspertët tuaj rrafinato, “në mënyrë që të mos humbim kohë. E në fakt mirë bëni, se duke nxituar ju duket se sa ngadalë ecën SPAK-u.

E meqë ra fjala te SPAK-u do t’i bëja thirrje z. Arben Kraja, që të mos merret më me cironka, por të iki nga ajo zyrë me nder, me ndonjë peshk të madh, që të mbahet mend.“– tha Açka gjatë fjalës së saj.

Etiketa: Deputetetflutura ackaseanca plenarespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

16:27 : 05/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gazetari zbulon rolin e grave tek banda shqiptare e trafikut të drogës në Finlandë

21:43 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Mbushën” Finlandën me drogë/ Kush janë dy “kokat” nga Vlora, zbardhen EMRAT e të arrestuarve

18:54 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

18:12 : 03/06/2025
Para

Financimi 500 mijë $ nga Rusia/ Përfundon takimi në KQZ, Kim largohet në heshtje

TË GJITHA

Nga lëmosha te puna e detyruar: Fëmijët në situatë rruge, një plagë sociale

08:40 : 06/06/2025

“Peshkatari”, skulptura që vuan nga vandalizimi

08:30 : 06/06/2025

Festa e Kurban Bajramit/ Besimtarët myslimanë falin namazin në Vlorë

08:30 : 06/06/2025

Këmbimi valutor 6 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:27 : 06/06/2025

Aksident në Urën e Re të Kukësit, përplasen tre automjete, devijohet trafiku

08:21 : 06/06/2025

Presidenti Begaj uron Kurban Bajramin: Dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit

08:15 : 06/06/2025

Sot Kurban Bajrami! Mijëra besimtarë falën namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

08:13 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com