• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi i Qeverisë për konfiskimin e pallateve pa leje, PD e çon në Kushtetuese

11:38 : 14/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i PD, Gazmend Bardhi ka lajmëruar se grupi paarlamentar demokrat do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese VKM-në e Këshillit të Ministrave për konfiskimin e kateve dhe metrave shtesë pa leje.

Këtë vendim të qeverisë, Bardhi e quajti një “marrje në mbrojtje e oligarkëve të ndërtimit të kullave pa leje në mes të Tiranës”.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se grupi parlamentar i PD do të informojë edhe trupin diplomatik të akredituar në Tiranë “për këtë praktikë të paligjshme të qeverisë, që nxit, favorizon dhe i hap rrugë ndërtimit të kullave në mes të Tiranës”.

Ndërkohë që i ka bërë thirrje Prokurorisë që të veprojë pa vonesa, “të zbatojë Kodin Penal, jo vetëm ndaj ndërtuesve të paligjshëm, por edhe ndaj Edi Ramës dhe cdo zyrtari tjetër që është përfshirë në praktikën e paligjshme për të legalizuar kullat e ndërtuara pa leje në mes të Tiranës”.

Deklarata e Gazmend Bardhit

Lexo edhe:

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, PD dhe PS me kërkesa për ngritjen e komisioneve të posaçme

Bardhi: Balluku e vetmja politikane pa shkollë që u bë numri dy i qeverisë

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur dje të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese këtë vendim, për shpalljen e tij antikushtetuese, për shkak se Vendimi i Qeverisë për të marrë në mbrojtje oligarkët e ndërtimit të Kullave pa leje në mes të Tiranës:
• Është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse cënon barazinë e shtetasve përpara ligjit, cënon hierarkinë e akteve normative dhe nuk është autorizuar nga ligji;
• Është në kundërshtim me Kodin Penal, sepse i jep amnisti penale një kategorie personash, pa ligj të miratuar me 3/5 e votave në Kuvend;
• Është në kundërshtim me ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit;

Grupi Parlamentar i PD do të informojë Trupin Diplomatik të akredituar në Tiranë për këtë praktikë të paligjshme të qeverisë, që nxit, favorizon dhe i hap rrugë ndërtimit të Kullave në mes të Tiranës, duke favorizuar në këtë mënyrë një skemë të mundshme pastrimi të parave të pista, nisur nga fakti se sic ka pohuar vetë Prokurori i Përgjithshëm, ka dyshime të forta që një pjesë e parave që janë investuar në ndërtim në qytetin e Tiranës kanë si burim aktivitetet kriminale jashtë territorit të Shqipërisë.

Në emër të GPPD, gjejmë rastin të paralajmërojmë se asnjë cm shtesë pa leje nga oligarkët nuk do të legalizohet dhe cdo përfshirje e tyre apo zyrtarëve në këtë procedurë të paligjshme do të shkojë dëm. Pasuria sipas ligjit do të konfiskohet dhe do ti kalojë në pronësi shtetit. Kushdo që është përfshirë apo ka lejuar paligjshmërinë do të mbajë përgjegjësi ligjore.

Grupi Parlamentar i PD kërkon nga Prokuroria që të veprojë pa vonesa, të zbatojë Kodin Penal, jo vetëm ndaj ndërtuesve të paligjshëm, por edhe ndaj Edi Ramës dhe cdo zyrtari tjetër që është përfshirë në praktikën e paligjshme për të legalizuar Kullat e ndërtuara pa leje në mes të Tiranës, pa ligj dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Prokuroria duhet të hetojë dhe vendos para përgjegjësisë Edi Ramën dhe zyrtarët e tjerë shtetërore që me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar favorizimin e një grushti oligarkësh, për qëllime klienteliste dhe të dyshuara si korruptive”

Etiketa: gazment bardhiGjykata KushtetuesePD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, PD dhe PS me kërkesa për ngritjen e komisioneve të posaçme

09:06 : 08/10/2025
AKTUALITET

Bardhi: Balluku e vetmja politikane pa shkollë që u bë numri dy i qeverisë

21:16 : 07/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Zbulohet se kush do të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Cërrikut

18:21 : 07/10/2025
AKTUALITET

Bardhi: Rama dhe Koçiu gënjyen publikisht për rolin e policisë në gjykata, SPAK të nisë hetimet

16:11 : 07/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit, Salianji: Të hetohen ish-ministrat e Brendshëm, Koçiu të japë dorëheqjen

15:54 : 07/10/2025
AKTUALITET

“Abuzim me tenderin e rrugëve”, denoncimi i PD: Si po sfidojnë ‘të fortët’ e Ramës për herë të dytë vendimin e KPP-së

15:04 : 07/10/2025
Para

Njihuni me tre konkurrentët e parë të “Për’puthen 4”

TË GJITHA

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, PD dhe PS me kërkesa për ngritjen e komisioneve të posaçme

09:06 : 08/10/2025

Analiza e DW: Atmosferë e polarizuar për zgjedhjet lokale në RMV

09:02 : 08/10/2025

U vra në sallën e gjyqit, sot i jepet lamtumira e fundit gjyqtarit Astrit Kalaja

08:46 : 08/10/2025

Nga 1 janari, sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet për 119 zona në rrethe

08:34 : 08/10/2025

Këmbimi valutor 8 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:22 : 08/10/2025

Si u bë Shqipëria nyje e kontrabandës së naftës nga Rusia dhe Afrika Veriore

08:14 : 08/10/2025
Foto ilustruese

Kthjellime dhe reshje shiu të dobëta, parashikimi i motit për sot

08:01 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com