• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në tetor rregullore e re, kushte strikte për shitjen e obligacioneve të bankave

08:14 : 14/09/2022
në AKTUALITET

Në fund të muajit të ardhshëm, do të hyjë në fuqi rregullorja e Bankës së Shqipërisë “Mbi kërkesën minimale për instrumentet e kapitalit rregullator dhe detyrimet e pranuara”.

Rregullorja përcakton disa kushte më strikte që duhet të duhet të plotësojnë obligacionet e emetuara nga bankat për t’u pranuar si instrumente të kapitalit të tyre rregullator.

Me rregulloren e re, shitja e instrumenteve të borxhit të pranuar tek klientët jo profesionistë duhet të kryhet në përputhje me kërkesat e ligjit “Për tregjet e kapitalit”. Këto instrumente do të pranohen si kapital rregullator nga Banka e Shqipërisë vetëm nëse banka ka kryer dhe dokumentuar testin e përshtatshmërisë, në bazë të të cilit ka rezultuar se instrumenti është i përshtatshëm për klientin joprofesionist. Kategorizimi i klientëve dhe mënyrat sesi kryhet testi i përshtatshmërisë rregullohet nga dispozitat e seksionit të dytë të ligjit “Për tregjet e kapitalit”.

Veç testit të përshtatshmërisë, rregullorja e re e Bankës së Shqipërisë kërkon që instrumentet e detyrimeve të pranuara të cilat blihen nga klientët joprofesionistë duhet të përmbajnë dispozita detyruese, me anë të së cilave blerësit e obligacioneve bien dakord që të pranojnë çdo zvogëlim të principalit apo shumës së disbursuar e të papaguar, si dhe çdo konvertim apo anulim që kryhet gjatë ushtrimit të detyrës nga Autoriteti i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme. Kjo nënkupton se këta kreditorë duhet të jenë të gatshëm të pranojnë humbje ose konvertimin e detyrimit në kapital, në rast se banka bëhet subjekt i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme nga Banka e Shqipërisë.

Në versionin fillestar, projektrregullorja përcaktonte se obligacionet e shitura te klientët joprofesionistë do t’iu njiheshin bankave si kapital rregullator i nivelit të dytë, vetëm në rast se vlera nominale e instrumentit do të ishte paktën pesë milionë lekë. Një kufizim i tillë kishte qëllim të mbronte investitorët e vegjël, të paspecializuar, nga investimi në borxhin e varur të bankave. Pas ankesave të shprehura nga bankat, Banka e Shqipërisë e ka hequr vlerën dysheme prej pesë milionë lekësh që do t’iu kufizonte individëve apo investitorëve të tjerë joprofesionistë investimin në obligacione të bankave tregtare.

Lexo edhe:

Nëntë banka europiane krijojnë një kompani për të emetuar kriptomonedha

4.8 mld euro “nën dyshek”/ Rritet sasia e parave jashtë bankave, njerëzit po mbajnë më shumë “cash”

Bankat kanë qenë promotorët kryesorë të instrumenteve të borxhit privat në Shqipëri, përmes obligacioneve me ofertë private. Mbështetur në të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), portofoli i këtyre instrumenteve, i llogaritur si vlera e emetuar dhe ende e pashlyer, arriti në fundin e muajit qershor në 12.37 miliardë Lekë ose pothuajse 106 milionë Euro. Në pjesën dërrmuese, emetues të tyre janë bankat tregtare.

Qëllimi i emetimit të këtyre instrumenteve zakonisht është përdorimi si kapital rregullator i nivelit të dytë, sipas kërkesave të rregullores përkatëse të Bankës së Shqipërisë. Deri tani, këto instrumente janë ofruar tek individët depozitues të bankave, që i kanë parë si një alternativë me kthime të kënaqshme, në një periudhë kur normat e interesit për depozitat kanë qenë në nivelet më të ulëta historike. Me rregulloren e re, në teori shitja tek individët mund të jetë më e vështirë, sepse ata duhet t’i nënshtrohen një testi të përshtatshmërisë, ndërsa duhet të pranojnë shprehimisht në kontratë se janë të gatshëm të pranojnë humbje nga investimi i tyre.

Në praktikën botërore, instrumentete e borxhit të varur janë të orientuara kryesisht tek investitorët e specializuar, që janë plotësisht të vetëdijshëm për rreziqet dhe për mundësitë e humbjes nga këto instrumente. Në Shqipëri, obligacionet në formën e borxhit të varur janë blera kryesisht nga individët, sepse emetimi i tyre me ofertë private e bën të vështirë pjesëmarrjen për investitorët e specializuar. Rregullat më strikte që ka vendosur Banka e Shqipërisë në rregulloren e re mund të jenë një shtysë që bankat të eksplorojnë mundësitë e nxjerrjes së këtyre instrumenteve në ofertë publike, çka do të shënonte një hap në drejtim të zhvillimit të tregut të titujve financiarë në Shqipëri. Deri tani, ky treg është i kufizuar vetën në instrumentet e qeverisë shqiptare.

MONITOR.AL

Etiketa: bankakushte më striktetetor

Lajme të lidhura

BOTA

Nëntë banka europiane krijojnë një kompani për të emetuar kriptomonedha

18:50 : 30/09/2025
Foto: Një sasi parash në cash
AKTUALITET

4.8 mld euro “nën dyshek”/ Rritet sasia e parave jashtë bankave, njerëzit po mbajnë më shumë “cash”

20:03 : 29/09/2025
BOTA

Gjermani/ Paratë mbeten pa zot, 4.2 mld euro nuk i përkasin “askujt” nëpër banka

09:51 : 20/09/2025
AKTUALITET

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15:52 : 15/09/2025
AKTUALITET

Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor

21:22 : 06/09/2025
AKTUALITET

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

13:55 : 17/08/2025
Para

Meghan Markle mbante një mikrofon të fshehtë në memorialin e Mbretëreshës Elizabeth?

TË GJITHA

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025

Këto shenja horoskopi do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor

22:34 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com