Nga Boldnews.al
Pak ditë më parë, në rrjetet sociale u publikuan nga Instituti i Studimeve Politike, CV-të e disa kandidatëve për deputet. Ata ishin të panjohur në jetën publike pasi vinin nga profesione të ndryshme si shoferë, hidraulikë, kamarierë, pensionistë ndërsa “spikasnin” edhe kandidatë me arsimim 8-vjeçar e të mesëm.
Përveç profesioneve dhe arsimimit, emrat e deputetëve nuk u bën publik se kujt forcë politike i përkisnin në zgjedhjet e 25 qershorit. Boldnews.al mësoi se listat me kandidatët “ekselentë” për deputetë ishte të SFIDA, një partizë e themeluar nga Gjergj Bojaxhiu. Pak kohë më parë, Bojaxhiu mburrej me listën e tij të deputetëve, duke thënë që ishte i pastër nga procesi i dekriminalizimit dhe se kishte kandidatët më të përshtatshëm për të qënë pjesë e parlamentit.
Por cilët janë këta kandidatë pretendetë për deputetë? Boldnews.al zbulon disa nga të pathënat e listave të SFIDA. Nëse i hedhim një sy Qarkut të Fierit, në listë është vendosur i pari një qytetar me emrin Luan Tato. Ai është si biznesmen në fushën e ndërtimit dhe tregtar ushqimor, por ka një problem…është 66 vjeç dhe sapo ka dalë në pension. SFIDA e Bojaxhiut kërkon të fitoj një mandat deputeti me një pensionist në Qarkun e dytë më të madh në vend, në një kohë që mosha mesatare në Shqipëri është 35 vjeç.
Luani nuk është i vetmi pensionist që garon për SFIDA. Në Qarkun e Tiranës, garon edhe Enver Shëngjergji, plot 69 vjeç. Vet Enveri i cili renditet i 13-ti, është i vetëdijshëm që nuk ka asnjë shans të jetë deputet, madje edhe sikur kandidojë 3 zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por kandidimi i tij tregon një venitje të kësaj force politike e cila përpëlitet për të gjetur ndonjë mbështetës, qoftë ky edhe pensionist.
Më i vjetri në listën e SFIDA është Shkëlqim Zeqo, kandidat i tretë në Qarkun e Dibrës. Ai është plot 75 vjeç, por mesa duket dëshira e tij e fundit është ai i një mandati parlamentar.
Lista me kandidatët për deputetë të Bojaxhiut ka të tjera surpriza. Në Qarkun e Tiranës, në vendin e parafundit garon për deputet Luan Sula, me arsim 8-vjeçar. Ai punon si fermer ndërsa nuk i mungon ambicja për politikë. Ilirjan Gjata është një tjetër kandidat për deputet i cili mesa duket ka lënë dy gjimnaze në mes. Të parin e ka frekuentuar 3 vjet kurse gjimnazin e dytë e ka braktisur që në vitin e parë. Nuk dihet kriteri përzgjedhës i kandidatëve për deputetë të SFIDA, por vendosja në listë i personave me këtë arsimim të cunguar tregon alternativën e kësaj force politike për të “ndryshuar” Shqipërinë.
Por në listën e SFIDA ka edhe kandidatë-profesionistë të ndryshëm. Kështu, Borja Uka i cili është kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, punon i vetëpunësuar si hidraulik. Jurgen Haxhiu i cili garon për Qarkun e Fierit punon si kamarier në Tiranë tek restorant Artixhano. Ndërsa, Lorjeta Kateshi dhe Marieta Bardhi janë dy kandidate të tjera të cilat janë të punësuara në sallon bukurie. Profesionet e të gjithë të sipërmendurve janë të nderuara, por asnjë prej tyre nuk mund të garojë për të qënë pjesë e jetës parlamentare ku hartohen ligjet, akte, drafte, projekte ekonomike dhe sociale për të ardhmen e një vendi.
Jo pak vëmendje ka tërhequr edhe kandidati i parë për Qarkun e Durrësit, Olsi Agalliu. Edhe pse i madh në moshë, ai ende është në proces përfundimi të studimeve të larta ndërsa është i punësuar pranë Fondacionit “Kisha e Jezu Krishtit e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme”.
SFIDA mund të jetë shembulli më i mirë se çfarë përfaqësojnë dhe çfarë premtojnë partitë politike. Ironia nis që në Preambulën e kësaj forcë politike ku thuhet se ” SFIDA vjen një kohë në harkun historik të një vendi, kur më e mira dhe më të mirët që ai vend zotëron, duhet të dalin në pah dhe të bashkohen për të shpallur dhe përkrahur një sfidë të re, një vizion të ri dhe një marrëveshje të re shoqërore.”
Më poshtë CV-të e kandidatëve të SFIDA: