• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ku e dinte Irena që Skerdi i OST-së do t’i jepte 130 mijë € “SICRED” për kozmetikë?

22:25 : 13/09/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Në datën 13 gusht 2022, BoldNews.al publikoi një investigim për tenderin 130 mijë euro për trajtimin kozmetik të punonjëseve femra në OST. Kreu i këtij operatori, Skerdi Drenova, kërkonte sigurimin në jetë të punonjëseve, ndërsa shkruante në dokumentet e tenderit se “trajtim kozmetik për qëllime të kësaj kontrate nënkupton çdo trajtim mjekësor që kryhet vetëm për të ndryshuar pamjen e jashtme dhe jo me qëllim trajtimi dhe shërimi të një gjendje shëndetësore”. Pra, për qëllime estetike!

Ndërkohë, pas publikimit, pati një mori denoncimesh për këtë tender, por disa “kokrra” filluan që të mbronin “mikun” e tyre, Skerdi Drenova. Një ndër to ishte zonja Irena Beqiraj. Në datën 14 gusht, Irena që dikur ka mbajtur poste të rëndësishme në Doganën Shqiptare apo në Ministrinë e Financave, bëri një status në rrjetin social “facebook”.

Në foto: Statusi në ‘facebook’ i zonjës Irena Beqiraj në datën 14 gusht
Në foto: Statusi në ‘facebook’ i zonjës Irena Beqiraj në datën 14 gusht

Këtë status, zonja e quajti; “Mëkati i “Skerdit të OST-së”! Në brendësi, analizoi se “trajtimi kozmetik jo për qëllime shëndetësore” shkruhej në kontrata standarde të sigurimit të jetës dhe shëndetit. “Pra është një gjuhë standarde kontraktuale e policës së sigurimit, ku trajtim kozmetik quhet çdo ndërhyrje për rregullimin e dëmtimeve që mund të pësojë individi në pamjen e jashtme, pra që nuk mjekon, edhe gjendet në çdo kontratë sigurimi të jetës edhe shëndetit (më poshtë keni një model)” shkruan zonja në fjalë. Në këtë status, zonja ka publikuar një kontrate sigurimi të kompanisë “SICRED”, madje e ka publikuar të gjithën, me çfarë përmban kjo kontratë. Më vonë, të njëjtën kontratë e ka publikuar OST në Agjencinë e Prokurimit Publik, por duke i hequr logon e kompanisë “SICRED”. Zonja Beqiraj shkruan se “mëkati i Skerdit është se po blen kontrata sigurimi standarde, pra po u siguron jetën edhe shëndetin e punonjësve”. Madje, ajo thotë se ky “mëkat” duhet të pasohet edhe nga kompanitë e tjera, madje do të duheshin 10 sekonda për të gjetur këto kontrata. Në fund, e mbyllte me fjalinë “mos qeshni me Skerdin e OST-së, por qani për paditurinë enorme që na ka zënë sytë!”.

Lexo edhe:

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Natyrisht, duke qenë se zonja Beqiraj ka mbajtur poste të larta, në institucionet “me lekë” që ka drejtuar, mund të ketë pasur informacion më shumë për të tilla procedura. Apo, mund të ketë pasur shumë dijeni edhe për paracaktimin e tenderëve.

Fituesi i tenderit 130 mijë euro është kompania “SICRED”, kontrata e së cilës u publikua nga Beqiraj para se të shpallej si fitues
Fituesi i tenderit 130 mijë euro është kompania “SICRED”, kontrata e së cilës u publikua nga Beqiraj para se të shpallej si fitues

Por, shikoni se çfarë ka ndodhur! Zonja Beqiraj, me dashje apo pa dashje, ka zbuluar një tjetër “mëkat” të Skerdit të OST-së. Pra, paracaktimin e fituesit të këtij tenderi. Në datën 14 gusht 2022, zonja e institucioneve “me lekë”, publikoi kontratën e kompanisë “SICRED”, ku ishte shkruar edhe trajtimi kozmetik. Ndërkohë, në datën 8 shtator 2022, titullari i OST-së, Skerdi Drenova, ka shpallur fituesin e këtij tenderi. Dhe, gjejeni se cila firmë e fitoi tenderin?! Firma “SICRED”! Të jetë rastësi? Apo zonja Beqiraj ka pasur informacion se cila do të fitonte këtë tender?! Natyrisht, ajo e mbrojti z.Drenova, duke dalë edhe publikisht. Por, i gjeti edhe një tjetër “mëkat”, atë të paracaktimit të fituesit. Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, shpallja e fituesit është bërë para disa ditësh, ku “SICRED” ka qenë BOE me “SIGAL”. Ato kanë ofruar 13.286600 lekë, nga 13.290.728 lekë që ka qenë edhe fondi limit. Oferta e BOE-s ka qenë e vetme, duke lënë rrugës vetëm disa qindarka.

Etiketa: irena beqirajSkerdi Drenovatendertrajtimin kozmetik të punonjëseve femra në OST

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

11:15 : 25/10/2025
AKTUALITET

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

11:54 : 24/10/2025
AKTUALITET

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025
AKTUALITET

PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

10:53 : 18/10/2025
AKTUALITET

Si Arlinda Pogaj e OBP skualifikoi 13 kompani për t’i dhënë tenderin “Inerti shpk”/ Lidhjet me Veliajn

10:39 : 16/10/2025
Para

Maliqi: Vendi në krizë të paparë, qytetarët e kanë mendjen te emigrantët

TË GJITHA

Zyrtarja e “Bankers Petroleum” me cigare në dorë zgërdhihet duke parë nga lart naftëtarët e varfër që protestojnë

17:54 : 30/10/2025

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën këmbësori

17:52 : 30/10/2025

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025

Furnizonte me kokainë bankierët në Londër, dënohet me burg shqiptari në Britani

17:31 : 30/10/2025

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

17:15 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com