• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhet marrëveshja, ja çfarë përfiton PD deri në zgjedhje

19:18 : 18/05/2017
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Pas më shumë se 90 ditë protestë, Partia Demokratike pritet të heq sot çadrën nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit, pasi ka mundur të arrijë një marrëveshje me Partinë Socialiste. Një takim që zgjati deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes, bëri të mundur që palët të arrijnë marrëveshjen. Sipas draftit të publikuar nga vetë forcat politike, Partia Demokratike dhe opozita përfitojnë 6 ministri, një zv.kryeministër dhe katër drejtori të rëndësishme, tre prej të cilave janë të LSI. Po ashtu u vendos shtyrja e datës së zgjedhjeve për rreth një javë, si dhe votimi i ligjit të Vettingut. Sipas marrëveshjes, PD merr disa ministri të rëndësishme, përfshi Ministrinë e Brendshme, atë të Drejtësisë, Arsimin dhe Shëndetësinë. Ministrat të cilët do jenë në nivel teknik, pritet të qëndrojnë në detyrë deri në shtator të këtij viti, kur dhe do të krijohet qeveria e re. Më posht do të lexon të gjitha pikat e marrëveshjes Rama-Basha.

Marrëveshja:

  1. Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve më 25 qershor 2017.
  2. Regjistrimi i menjëhershem i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 Maj 2017.
  3. Listat e zgjedhësve
    1. Përfshirja në listat e zgjedhësve e zgjedhësve të rinj që votojnë në datën e re të zgjedhjeve.
    2. Dhënia e aksesit opozitës në informacionin e mbledhur nga projekti i Adresave dhe çështjet të tjera të lidhura me zgjedhësit, nëpërmjet auditeve të KQZ-së.
  4. Mbështetje KQZ-së për përgatitjen e materialeve zgjedhore.
  5. Plotësimi i komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit.
  6. Zgjedhjet e pjesëshme për bashkinë e Kavajës, do të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithëshme.
  7. Pezullimi i çdo iniciative për kontrata të përkohëshme në nivel qëndror dhe vendor.
  8. Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitorimit te listës së zgjedhësve.
  9. Mbështetje ndërkombëtare për KQZ- për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës për vezhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.
  1. QEVERIA
  1. Kryeministër, teknik
  2. Ministri i Brendshëm, teknik
  3. Ministri i Arsimit, teknik
  4. Ministri i Shëndetësisë, teknik
  5. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik
  6. Ministri i Financave, teknik
  7. Ministri i Drejtësisë, teknik
  8. Drejtori i OSHEE
  9. Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit
  10. Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave
  11. Drejtori i pergjithshem i Burgjeve
  12. Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural

Kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.

  1. PARLAMENTI
  1. Votimi i organeve të vettingut.
  2. Votimi i dekreteve për anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave.
  3. Ndryshim i Kodit Penal për forcimin e politikës penale nëpermjet ashpërsimit të sanksioneve, krijimit të veprave të reja penale, kthimin e shitblerjes së votës në vepër korrupsioni.
  4. Forcimi i kuadrit ligjor të financimit të partive politike nëpërmjet rregullimit dhe kufizimit të shpenzimeve zgjedhore, përfshirë ato materiale, kostove dhe transparencës në lidhje me to.
  5. Permiresimi i standardeve te pasqyrimit te fushates elektorale ne media.
  6. Votimi i anëtareve të Këshillit të Ministrave, anëtareve të organeve të vettingut dhe i legjislacionit të parashikuar në këtë marrëveshje, do të kryhet në të njëjtën seancë të jashtëzakonshme të parlamentit.
  1. ORGANET E PAVARURA
  1. Kryetari i KQZ, propozim i opozitës.
  2. Avokati i Popullit, propozim i opozitës.
  1. REFORMAT
  1. Reforma Kushtetuese (me fillimin e legjislaturës së re).
  2. Reforma zgjedhore (me fillimin e legjislaturës së re).
  3. Futja e teknologjive elektronike në procesin e identifikimit votimit dhe numërimit për zgjedhjet pasuese.
  4. Reformim tërësor i sistemit të prokurimeve publike dhe auditimit të shpenzimeve publike.
  1. MASA TE TJERA

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

  1. Largimi dhe parandalimi i personave me rekorde kriminale nga mbajtja e posteve publike.
    1. Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë mbi listat partiake.
    2. KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuar në përputhje me ligjin nr 138/2015 për garantimin e integritetit të funksionarëve publik ).
  2. Administrata Publike. Marrja e masave për ndalimin e përdorimit në favor të subjekteve zgjedhore të mjeteve, pronave dhe të burimeve njerëzore të administratës publike si dhe kundër çdo forme presioni ndaj punonjësve të administratës publike në çdo nivel.
  3. Narkotikët. Forcimi i luftës kundër narkotikëve, nëpërmjet pjesmarrjes së opozitës në Task forcën Kombëtare të luftës kundër narkotikeve.

 

 

 

 

 

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Pakti Rama-Basha: Televizionet të trasmetojnë falas reklamat politike

TË GJITHA

Pushimet kthehen në “makth” për qytetarët, trafik kilometrik në aksin Milot-Lezhë

11:03 : 05/07/2025

U larguan nga Dinamo, Teuta pranë akordit me një mbrojtës dhe një mesfushor

10:52 : 05/07/2025

Falsifikonin dokumente për kalim të paligjshëm të kufirit, në pranga babë e bir në Tiranë/ EMRAT

10:44 : 05/07/2025

Shërbimi sekret gjerman: Rusia po përdor armë kimike në Ukrainë

10:33 : 05/07/2025

Vlorë/ Makina përplas këmbësorin te vijat e bardha, i plagosuri në gjendje të rëndë

10:24 : 05/07/2025

I nxehti “pushton” vendin/ Kardiologia: Ja problemet që shkaktojnë temperaturat e larta

10:24 : 05/07/2025

Hamasi dërgon përgjigje pozitive në SHBA për armëpushim në Gaza

10:12 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com