Kryeministri Edi Rama ka treguar ditën e sotme se sa do të paguajë një familje e cila harxhon 800 kwh.
Rama publikon nëj faturë ë energjisë elektrike, në të cilën thuhet se 800këh, familja do të paguajë 9220 lekë. Çmimi i kilovatit është 9.5 lekë, por duke shtuar tarifën standartë 100 lekëshe e 20% të TVSH-së, ky çmim shkon në 11.4 lekë.
“Ja një faturë reale, konkrete, aritmetikisht e pakontestueshme, që tregon se sa kushtojnë 800kwh dhe se sa reale, konkrete, aritmetikisht e vajtueshme është kriza e thellë logjike e ulëritësve profesionistë, në politikë e në media”, shkruan Rama krah faturës, referuar debatit që pati me deputeten e Partisë Demokratike, Grida Duma.
Më herët, deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar lidhur me paketën e re të rezistencës sociale. Duma shkruante se me çmimin e re të energjisë shqiptarët që më parë kanë paguar mbi 6100 lekë (800 kwh) tashmë do të pagujnë 4.4 herë më shumë para. Por reagimit të saj i është përgjigjur kryeministri Edi Rama që shkruante se nuk janë të vërteta shifrat që jep Duma, pasi sipas tij harxhimi i 800 kwh e kalon shifrën 9100 lekë.