• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj injoron “Territorialen”, dërgon Maznikun dhe kërkon të marrë Kamzën e Vorën

10:53 : 07/09/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Komisioni i Posaçëm Parlamentar që është ngritur për të diskutuar mbi propozimet për një reformë të re Administrativo-Territoriale, ka vijuar ditën e dytë të punimeve prej orës 09:00.

Sipas rendit të ditës, komisioni duhet të niste me një seancë dëgjimore me përfaqësues nga Bashkia Tiranë, seancë të cilën ka zgjedhur ta injorojë kryebashkiaku Erion Veliaj.

I gjendur mes një lumi akuzash për shpërdorim të fondeve publike, përkeqësimin e jetesës në kryeqytet nën drejtimin e tij, betonizimin e Tiranës, apo edhe kaosin e krijuar me hapësirat e parkimit, Veliaj ka shmangur një ballafaqim dhe vendosjen para përgjegjësisë nga ana e deputetëve të opozitës.

Ashtu siç zakonisht bën, duke qenë tepër i angazhuar në vijimin e propagandës të punëve të tij boshe, kreu i Bashkisë Tiranë ka dërguar në Komision për të mbuluar dështimet e tij, nënkryetarin Arbër Mazniku.

Por, nënkryetarja e Komisionit, Dhurata Çupi shprehu shqetësimin e saj duke kërkuar që në sallë të jetë vetë Veliaj, për t’i treguar qytetarëve se nuk ka arritur t’i përmbushë pritshmëritë në drejtimin e bashkisë më të madhe në vend.

Lexo edhe:

“Nuk pranojmë akuzat ndaj Veliajt, por duhet shkarkuar”/ Relacioni: Tiranës i duhet një kryetar për punët

Veliaj kërkon lirimin, caktohet data kur do të shqyrtohet rekursi i tij në Gjykatën e Lartë

“Duhet të vinte vetë kryetari i Bashkisë, ai duhet të ishte aty t’i tregonte qytetarëve që nuk ka mundur dot të mbajë bashkinë. E rëndësishme është që nuk vjen ai. Kjo tregon se ju e keni paragjykuar këtë raport, dilni në media e thoni se si është kjo reformë e më pas jepni deklarata. Mos jepni deklarata deri sa të ketë përfundime. Kur kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk vjen tregon shumë”, tha Çupi.

Në krahun tjetër, Mazniku u përpoq të mbrohej duke thënë se Bashkia Tirana e cilëson reformën një sukses të jashtëzakonshëm.

Për më tepër ai ka hedhur “topin” në fushën e qeverisë, duke shprehur ambicien që me reformën e re territoriale, kryeqyteti të zgjerohet edhe me bashkitë Kamëz dhe Vorë, të cilat njihen si dy bastione të djathta.

“Ne jetojmë në Tiranë, mjafton të shikohet se si ka ndryshuar jeta e qytetarëve. Bashkia Tiranë i ka shlyer borxhet ish-komunave. Që do të thotë që menaxhimi financiar ka qenë efektiv. Për mua nuk ka arsye pse Tirana mos të ishte bashkuar edhe me Vorën dhe me Kamzën. Bashkimi i Vorës dhe Kamzës në territorin e Tiranës do jepte cilësi më të mirë për qytetarët. Dhe që këta të fundit të mos kishin një ndjesi si pjesë e një qyteti të nivelit të dytë”, tha Mazniku.

Ndërkohë, Çupi iu përgjigj me ironi duke thënë: “Të merrnit edhe Romën e Parisit…”.

Në debat ndërhyri edhe ish-ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj që është bashkëkryetare e komisionit duke ironizuar ish-kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu.

“Kukësin edhe mundet zoti Mëziu”, shtoi Denaj.

Etiketa: arber maznikuErion Veliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk pranojmë akuzat ndaj Veliajt, por duhet shkarkuar”/ Relacioni: Tiranës i duhet një kryetar për punët

21:06 : 18/09/2025
AKTUALITET

Veliaj kërkon lirimin, caktohet data kur do të shqyrtohet rekursi i tij në Gjykatën e Lartë

13:16 : 18/09/2025
AKTUALITET

Firmosën pro shkarkimit, ironia e ish-deputetit socialist: Superekipi i Veliajt paska qenë tjetër gjë…

09:14 : 18/09/2025
AKTUALITET

Teliti zbulon votën e opozitës: Do votojmë pro shkarkimit të Erion Veliajt në Këshillin Bashkiak

21:59 : 17/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kush është këshilltari socialist që bëri rezistencë për të firmosur për shkarkimin e Veliajt

19:43 : 17/09/2025
AKTUALITET

Socialistët marrin urdhrin, Këshilli Bashkiak mblidhet të martën për të shkarkuar Veliajn

18:31 : 17/09/2025
Para

Vrasja e biznesmenit Hoxha, prokuroria çon në gjykatë dosjen e Fredi Rrushit

TË GJITHA

Universitetet e Kinës ndihmojnë Rusinë t’i kundërpeshojë sanksionet e Perëndimit

08:45 : 19/09/2025

Trump kundërshton njohjen e shtetit palestinez gjatë vizitës në Britani

08:33 : 19/09/2025

Komisioni i BE rrit presionin ndaj Izraelit

08:31 : 19/09/2025

Aksident në unazën e Fierit, ‘Mercedesi’ përplas biçikletën, një i plagosur

08:26 : 19/09/2025

Këmbimi valutor 19 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:20 : 19/09/2025

Keqpërdorimi i fondeve të BE, Parlamenti Europian vë “nën lupë” Shqipërinë

08:15 : 19/09/2025

Temperatura deri në 33 gradë, moti për sot

08:10 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com