• Kontakt
Thursday, May 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Edhe Basha nis fushatën e lobimit tek administrata Trump

21:14 : 18/04/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha ka angazhuar edhe 2 kompani lobimi në Uashington, “Barnes and Thornburg LLP” dhe “Barons Public Affairs LLC”, ndërkohë që partitë politike në mesin e nje krize politike në Tiranë rivalizojnë njëra tjetrën në sprovë për të ndikuar administratën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Barnes and Thornburg LLP” ka nënshkruar me 10 prill një kontratë me Bashën me vlerë 150,000 USD me kohëzgjatje tre muaj, e cila ka për qëllim “të asistojë PD-në në lobim, marrëdhënie ndërqeveritare dhe të inkurajojë SHBA-në që të mbështesë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri” thuhet në kontratën e lidhur midis palëve, të dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA. [kliko këtu për kontratën]

Firma amerikane ka premtuar se do të ngrejë një grup politikash të dedikuara për PD-në, të udhëhequra nga juristi Craig Burkhardt, i cili do ta ndihmojë Partinë Demokratike të ndërtojë marrëdhënie të ngushta me anëtarë të degës ekzekutive dhe legjistlative të qeverisë së SHBA-së.

Grupi i politikave gjithashtu do të ndihmojë në krijimin e një marrëdhënieje pozitive midis PD-së dhe disa zyrtarëve amerikanë, si dhe do të ndihmojë në komunikimin me zyrtarë të SHBA-së duke ndërtuar strategji komunikimi.

Barnes and Thornburg LLP është një kompani e madhe lobimi nga shteti i Indianës, me zyra në 13 shtete amerikane, e themeluar në vitin 1982. Partneri menaxhues i firmës, Robert Grand ka qenë pjesë e komitetit për inagurimin e Donald Trump si president. Ai ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në fushatën e zëvendës Presidentit Mike Pence, i cili më parë ka shërbyer si guvernator i Indianës.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Vetëm 3 javë para kontraktimit të “Barnes and Thornburg LLP”, gjatë vizitës së tij në Uashington, lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha firmosi një kontratë me kompaninë e lobimit “Stonington Strategies,” pjesë e “Muzin Capitol Partners” – një kompani e regjistruar në shtetin Maryland të SHBA-ve. Kontrata kap vlerën e 25,000 USD në muaj dhe do të jetë e vlefshme për tre muaj.

Sipas të dhënave të deklaruara nga “Muzin Capital Partners LLC” në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, qëllimi i kësaj kontrate është “projektimi dhe implementimi” i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare; promovimi i qëllimeve të Partisë Demokratike në media dhe pranë bizneseve dhe figurave politike në SHBA. Gjithashtu “Muzin Capital” raporton se do ta ndihmojë Partinë Demokratike në krijimin e një lëvizjeje konservatore në Shqipëri.

Muzin Capitol Partners LLC është një kompani e themeluar nga Nicolas Muzin, një këshilltar strategjik dhe zëvendës-shef shtabi për senatorin Republikan, Ted Cruz gjatë fushatës së tij për President në vitin 2016. I trajnuar si mjek dhe jurist, Nick Muzin ka punuar gjithashtu si shef stafi i senatorit Tim Scott, kur ky i fundit ishte në pozicionin e kongresmenit.

Më 10 prill, “Muzin Capital LLC” ka kontratuar për Partinë Demokratike një kompani për marrëdhënit me publikun të quajtur, “Barons Public Affairs LLC” për 15,000 USD në muaj për një periudhe tre mujore. [kliko këtu për kontratën]

“Baron Public Affairs LLC” pritet t’i ofrojë shërbime në fushën e medias, kur përfshihen drafte artikujsh në formë opinioni nga palë të treta, memorandume, raporte, lajme gazetash si dhe këshilla për politikën e jashtme.

“Baron Public Afairs LLC” është një firmë e themeluar nga Jonathan M. Baron, një firmë e specializuar në vlerësimin e riskut politik. Z. Baron më parë ka mbajtur pozicione të rëndësishme në senatin dhe kongresin e SHBA-ve./ Birn

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Blerina Ago, fituese e projektit 1-vjeçar për biznesin në SHBA

TË GJITHA

Ironia e Bushatit: Ai që solli lajmin e Non Gratës në Tiranë, u harrua nga partia e vet në qeli

17:57 : 08/05/2025

Apeli i GJKKO shtyn për pas zgjedhjeve shqyrtimin e ankimit të SPAK për hetimin e Xhaçkës

17:52 : 08/05/2025

Gjesti feston sot datëlindjen, urimi i vetëm ai i Ledion Liços

17:47 : 08/05/2025

Firma me Bayern më pranë, Wirtz flet për të ardhmen: Dua të provoj diçka të re!

17:35 : 08/05/2025

Importuesit po blejnë më lirë dhe shesin më shtrenjtë, ekspertët: Po abuzohet

17:34 : 08/05/2025

Jozi mungon në datëlindjen e Loredanës, por surprizon me postimin

17:34 : 08/05/2025

“Vendi i Nderit” në Berlin na kushtoi miliona euro

17:30 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com