• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Ekskluzive/ Gruaja e Edi Ramës në drejtimin e ABI Bank, e çertifikon dhe BSH (Dokumenta)

08:35 : 03/03/2017
në EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Viti 2016 ka qenë i mbarë për një pjesë të “Rilindjes”, e cila ka nisur të investojë në një sektor strategjik, siç është sektori bankar. Pas Alfred Pezës dhe bashkëshortes së tij që blen 1 përqind të aksioneve të Bankës Credins, tashmë është bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama e cila ka vendosur të bëhet pjesë e sistemit bankar. Lindita Rama apo siç njihet ndryshe si Linda Rama, është emëruar në Këshillin Drejtues të ABI Bank (Banka Amerikane e Investimeve). Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, znj.Rama është emëruar në këtë detyrë që prej fillimit të vitit të shkuar dhe mandati i saj do të zgjasë deri më 7 janar të vitit 2020. Por edhe pse zyrtarisht rezulton në detyrë që prej janarit të vitit 2016, zyrtarizimi i znj.Rama është bërë në shtator të këtij viti, sipas dokumenteve të publikuara nga vetë banka. “Arsyet e hapjes së çeshtjes: Depozitim i Rezolutes Nr.64, datë 07.01.2016, ku është vendosur emerimi i z.Richard Lukaj dhe zj.Lindita Rama si anëtarë të rinj të Këshillit Drejtues”, thuhet në Regjistrin e Binzeseve, referuar emërimit të Linda Ramës në Këshillin Drejtues të “ABI Bank”.

Vendimi i Akesionerit per emerimin e Linda Rames ne Keshillin Drejtues te Abi Bank

Ky emërim është miratuar edhe nga Banka e Shqipërisë, e cila në përgjigjen drejtuar administratorit të “ABI Bank” jep miratimin paraprak për këto emërime. Në shkresën e datës 19 janar 2016, Departamenti i Mbikëqyrjes me drejtor z. Denis Dëralla i kthen përgjigje “ABI Bank”, duke konfirmuar procedurat dhe dokumentet e paraqitur prej tyre. “Banka e Shqipërisë vlerësoi kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur nga ju për dhënien e miratimit paraprak për emërimin e administratorëve të rinj në pozicionin e Anëtarit të Këshillit Drejtues të Bankës Amerikane të Investimeve. Mbështetur në dispoziztat e ligjit të Bankat, Banka e Shqipërisë vendosi miratimin paraprak për emërimin e znj. Linda Rama, Richard Lukaj në pozicionin e anëtarit të Këshillit Drejtues”, thuhet në shkresën e drejtorit të Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë.

Miratimi i Bankes se Shqiperise per emerimin e Linda Rames

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Përfshirja e Linda Ramës në sistemin bankar vjen pak kohë pasi deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza dhe bashkëshortja e tij u bënë aksionerë në Bankën Credins. Znj. Rama prej kohësh është larguar nga jeta publike dhe shfaqet herë pas herë në darka me gazetaret e preferuara. Por siç duket, largimi nga jeta publike i ka dhënë asaj mundësi të përfshihet në botën e biznesit, krahas projekteve dhe jetës akademike që ajo ka kryer. Nuk dihet nëse ishte banka që zgjodhi znj. Rama për shkak të postit të bashkëshortit të saj, apo znj.Rama që zgjodhi ABI Bank, e cila është riaktivizuar kohët e fundit, pasi më parë ka patur të tjerë pronarë dhe emër tjetër. Kjo bankë rezulton në pronësi të një kompanie financiare të quajtur “Tranzit”, e cila është themeluar më 30 mars të vitit 2009 si investim i dy kompanive të huaja dhe një shtetasi shqiptar. Pronarët e kompanisë “Tranzit”, e cila ka në pronësi “Abi Bank” janë: NCH Balkan Fund, L.P dhe New Century Holdings XI, L.P.

Dokumentet që dipsonon Boldneës.al tregojnë se pronarët indirekt të “ABI Bank”, janë regjistruar në një zonë Offshore. Kështu NCH Balkan Fund, L.P është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar në Ishujt Cayman me numër regjistri MC-15214. Në po të njëjtin vend, pra në ishujt Cayman është regjistruar edhe kompania tjetër që ka në bashkëpronësi Tranzit sh.p.k, New Century Holdings XI, L.P e cila ka si numër regjistri CR-10711. Këto dy kompani, bashkë me një shtetas shqiptar që është aksioner në kompaninë Tranzit dhe administrator në ABI Bank, në vitin 2009, vendosën të krijojnë në Shqipëri kompaninë “Tranzit”. Kjo kompani ka si objektiv të aktivitetit të saj të ofrojë kredi personave fizike dhe juridike, faktoringu, qiraja financiare (leasingu), këshillimi dhe shërbime ndërmjetesimi. Veç kësaj, në përputhje me legjislacionin shqiptar, Tranzit mund të kryejë çdo veprimtari të lidhur drejtëpërdrejt ose jo drejtëpërdrejt, që vjen si pasojë ose që është e lidhur me veprimtaritë e mësipërme.

Ortaket e shoqerise Tranzit te regjistruar ne Offshore

Pas konsolidimit të saj në Shqipëri, ku operoi kryesisht me blerje pasurish të paluajshtme dhe dhënie kredie, kompania “Tranzit” vendosi të blejë një bankë të nivelit të dytë. Kështu më 12 tetor të vitit 2015, kompania “Iub Holding” me një kapital prej 112 milion euro bëri një marrëveshje për transferimin e kuotave të bankës “Credit Agricole” me kompaninë “Tranzit”. Kjo bankë e cila funksionoi për disa kohë me këtë emër ka një histori të gjatë në tregun financiar shqiptar, duke ndërruar disa herë emër dhe pronarë. Ajo është themeluar më 2 shkurt të vitit 1999 me emrin Banka Ndërkombëtare Tregtare e Detit të Zi me një kapital prej 3 milion dollarë. Më 10 maj të po atij viti, asambleja e aksionerëve e cila ishte Banka Tregtare e Greqisë vendosi t’i ndryshojë emrin duke e quajtur Banka Ndërtregtare (Shqipëri). Pak kohë më pas, aksionieri vendos të shtojë kapitalin e bankës dhe t’i ndryshojë asaj sërish emrin duke e quajtur Banka Ndërtregtare e Greqisë (Shqipëri). Më 10 nëntor të vitit 2003, aksioneri merr sërish vendim për ndryshimin e emrit të bankës duke e quajtur tashmë Banka Emporiki-Shqipëri, emër të cilin e ka mbajtur deri më shtator të vitit 2012, kur është shitur te grupi “Credit Agricole” me seli në Fracnë. Pas këtij transaksioni, banka u quajt Credit Agricole, emër të cilin e mbajti deri më 22 tetor të vitit 2015. Në këtë datë, kjo bankë u shit tek kompania “Tranzit”.

Marreveshja per shitjen e Credit Agricoli te Tranzit

Me ndryshimin e pronarëve dhe administratorit, banka tashmë me emrin Banka Amerikane e Investimeve SHA ndryshoi menjëherë politikat duke u futur agresivisht në treg. Bëri shumë reklama televizive e publicitet, ofroi norma të larta interesi për depozita kryesisht në lekë dhe ofroi kredi me interesa favorizuese për klientët. Një vit më pas, kur drejtimi i ri i bankës ndryshoi tërësisht kursin e saj në treg, u mendua që pjesë të Këshillit Drejtues të ishte edhe bashkëshortja e Kryeministrit. Ky emërim erdhi pikërisht pak kohë pasi Banka e Shqipërisë ishte përfshirë në një skandal me vjedhjen e mbi 7 milion dollarëve dhe në krye të saj u emërua pasardhësi ish-Guvernatorit Fullani. Gent Sejko erdhi në detyrë më 5 shkurt të vitit 2015 si propozim i Presidentit të Republikës, por që u mbështet kryesisht nga LSI, pasi njihet si shok kursi në fakultetin e Ekonomisë me kryetarin aktual të Kuvendit, Ilir Meta. Tashmë ai çertifikoi edhe bashkëshorten e kryeministrit në Këshillin Drejtues të ABI Bank. E kush nuk do ta donte gruan e kryeministrit në drejtimin e biznesit të tij? Refuzimi do të vinte vetëm nëse ajo nuk ka marrëdhënie të mira me të shoqin.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Inaugurohet “Toptani Shopping Center”, qendra tregtare më e madhe në zemër të Tiranës

TË GJITHA

Babai përdhunoi 12-vjeçaren në Patos, nëna: Vajza është abuzuar që 5 vjeç

10:38 : 01/07/2025

Meta e Kryemadhi shpenzuan 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit, ja ku u kryen pagesat

10:35 : 01/07/2025

Mori mbidozë ilaçesh, Fjolla Morina përfundon me urgjencë në spital

10:28 : 01/07/2025

Abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai “monstër” në Patos

10:18 : 01/07/2025

Iu gjet në qelinë e burgut, telefoni i Laert Haxhiut sillet për t’u “zbërthyer” në laboratorin e SPAK-ut

10:08 : 01/07/2025

Katër shenja të horoskopit lënë pas fatin e keq! Korriku nis me shumë surpriza

10:03 : 01/07/2025

BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor

09:45 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com