Një 63 vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi në banesën e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe kokainë, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 fishekë.
Po nga policia e Elbasanit u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 19 vjeçar, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.