• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

CIA paditet për përgjimin e dyshuar të avokatëve e gazetarëve që takuan Assange

21:26 : 16/08/2022
në BOTA

Një grup gazetarësh dhe avokatësh paditën agjencinë amerikane të inteligjencës, CIA-n dhe ish-drejtorin e saj Mike Pompeo nën akuza se agjencia i ka përgjuar kur vizituan themeluesin e faqes WikiLeaks, Julian Assange gjatë qëndrimit të tij në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Në padi thuhet se CIA, nën drejtimin e zotit Pompeo, ka shkelur të drejtat e privatësisë së gazetarëve dhe avokatëve amerikanë, duke i përgjuar ata. Paditësit përfshijnë gazetarët Charles Glass dhe John Goetz, si dhe avokatët Margaret Kunstler dhe Deborah Hrbek, të cilët kanë përfaqësuar zotin Assange.

“Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara i mbron qytetarët amerikanë nga tejkalimi i kompetencave prej qeverisë amerikane edhe kur aktivitetet zhvillohen në një ambasadë të huaj në një vend të huaj”, tha Richard Roth, avokati kryesor që përfaqëson paditësit.

CIA-s, e cila nuk pranoi të komentojë mbi padinë, i ndalohet të mbledhë informacione zbulimi për qytetarët amerikanë, megjithëse disa ligjvënës pretendojnë se agjencia mban një bazë sekrete të të dhënave të komunikimit mes amerikanëve.

Zoti Assange ka apeluar në Gjykatën e Lartë në Londër për të bllokuar ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuza penale në një betejë ligjore që është zvarritur për më shumë se një dekadë.

Lexo edhe:

CIA rrëzon luftën e Trump-it: Irani mund t’i rezistojë muaj të tërë bllokadës në Hormuz

Mister fati i liderit të ri iranian, CIA në kërkim të gjurmëve të Mojtaba Khameneit

Padia e së hënës u ngrit në Gjykatën e Qarkut për Distriktin Jugor të Nju Jorkut.

Në dokument thuhet se gazetarëve dhe avokatëve u kërkohej t’i dorëzonin pajisjet e tyre elektronike tek firma “Undercover Global S.L.”, një kompani private sigurie, e cila në atë kohë ofronte sigurinë për ambasadën, përpara se të takoheshin me zotin Assange. Padia pretendon se kompania ka kopjuar informacionet në telefonat e tyre dhe ia ka dhënë CIA-s, e cila në atë kohë drejtohej nga zoti Pompeo.

Zoti Assange qëndroi shtatë vjet në ambasadë, përpara se të detyrohej të dilte prej saj dhe të burgosej në vitin 2019.

Mike Pompeo dhe firma “Undercover Global S.L.” nuk mund të kontaktoheshin dot menjëherë për komente.

Zoti Assange kërkohet nga autoritetet amerikane për 18 akuza, duke përfshirë një akuzë për spiunazh, në lidhje me publikimin nga WikiLeaks të të dhënave konfidenciale të ushtrisë amerikane dhe kabllogrameve diplomatike. Përkrahësit e tij thonë se ai është një hero, i cili është viktimizuar, sepse ekspozoi shkeljet ligjore të Shteteve të Bashkuara në konfliktet në Afganistan dhe Irak.

Etiketa: asangeciapergjime

Lajme të lidhura

BOTA

CIA rrëzon luftën e Trump-it: Irani mund t’i rezistojë muaj të tërë bllokadës në Hormuz

10:23 : 08/05/2026
BOTA

Mister fati i liderit të ri iranian, CIA në kërkim të gjurmëve të Mojtaba Khameneit

15:49 : 21/03/2026
BOTA

CIA: Regjimi në Iran i dobësuar, por ende mund të godasë objektiva amerikane

18:46 : 18/03/2026
BOTA

Prapaskenat/ CIA zbuloi vendndodhjen e Khameneit, Izraeli ekzekutoi goditjen

18:04 : 01/03/2026
AKTUALITET

“Mos e çaj kryt, dritat i ke të kryme”, përgjimet e SPAK në gjyqin ndaj Kristian Shkrelit

12:14 : 26/02/2026
BOTA

A ishte Jeffrey Epstein një spiun i Mossad dhe CIA-s? Çfarë thotë dokumenti i FBI

21:36 : 07/02/2026
Para

Begaj si Rama: Open Balkan, nisma e duhur...

TË GJITHA

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom