• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Borxhi i shtetit për energjinë, Sula: Ja filozofia që përdor Edi Rama

19:55 : 05/08/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i PD, Dashnor Sula, ka reaguar në lidhje me lajmin se borxhi i 8 institucioneve shtetërore ndaj OSHEE në katër mujorin e parë të vitit 2022 arriti deri në 183 milionë euro.

Sula ka kritikuar qeverinë, duke sjellë në vëmendje ndëshkimet që merr një familje shqiptare nëse nuk shlyen fituarat e energjisë elektrike apo të ujësjellësit menjëherë.

Ai thotë se nuk kanë qenë të pakta rastet që kryefamiljarët janë burgosur për lidhje të jashtëligjshme.

“Bëj si them unë, e mos bëj si bëj unë”, është filozofia që Qeveria, përdor sipas Sulës.

Deputeti thekson se dështimi nuk ka ardhur vetëm nga injoranca e administratorëve, por edhe nga korrupsioni dhe mbifryrja e administratës.

Lexo edhe:

Nard Ndoka: Rama në hall me SHBA-të, ja kanë thënë me zarf që je i padëshirueshëm

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Reagimi i Dashnor Sulës

Qeveria e filozofisë “bëj si them unë e mos bëj si bëj unë”

Familjeve shqiptare të cilat kalojnë tre muaj pa shlyer faturat e energjisë elektrike apo të ujësjellsit menjëherë u ndërprehet furnizimi me ujë apo me energji. Jo të pakta kanë qenë rastet që janë burgosur kryefamiljarët për lidhje të jashtligjshme. ( Në fakt normaliteti e do që për produktin apo shërbimin që merr ta paguash).

Por qeveria e cila ka fytyrën e atij që e drejton ndjek filozofinë “Bëj si them unë e jo siç bëj unë”.

Sipas statistikave të fundit borxhi 8 institucioneve shtetërore ndaj OSHEE në katër mujorin e parë te vitit 2022 arriti kulme të reja, në 22, 1 miliardë lekë ose 183 milionë euro.

Në vetëm katër muaj detyrimet e shtetit ndaj OSHEE-së u rriten me 8.3%, ndërsa që nga viti 2013 këto detyrime u zgjeruan me 149 % ose me 2.4 herë.

Rritjen më të madhe të detyrimeve e krijuan institucionet jo-buxhetore, të cilat përfaqësohen nga ndërmarrjet e ujësjellësit. Këto ente krijuan stok detyrimesh ndaj OSHEE-së 17.1 miliardë lekë 142 milionë euro me zgjerim 9.4% në krahasim me fundit e vitit. Por në rritje të shpejtë është edhe borxhi i administratës shtetërore, i cili ka arriti në rreth 5 miliardë lekë në fund të prillit 2022 me zgjerim 4.6% në raport me fundin e vitit.

Familjet shqiptare mbulohen në dimër me jorganë, në verë mbajnë dritaret hapur, e ndezin dushin me orar në mënyrë që të mos kenë fatura të papërballushme. Por teksa bëjnë këtë sakrificë për veten e tyre ata paguajn sa frëngu pulën për pagat e punonjësve të administratës publike por edhe kondicionerin e tyre në zyrat shtetërore që të mos fiket dimër e behar.

Por mesa duket do duhet të paguajn edhe më shumë sepse militantët e vendosur në krye të institucioneve kanë dështuar në menaxhim dhe kanë krijuar qindra miliona euro borxh.

Dështimi nuk ka ardhur vetëm nga injoranca e administratorëve. Por edhe nga korrupsioni dhe mbifryrja e administratës. Nuk ka logjik tjetër shpjeguese kur kemi një korrektësi të shtuar nga ana e familjeve të thjeshta për shlyerjen e faturave të ujsjellësit. Pra ujësjellësat i mbledhin detyrimet e tyre nga qytetarët. Por nuk mbesin para për të paguar energjinë sepse ato ndahen mes shefave që kanë emëruar drejtorët, shkojnë për tenderat fiktivë dhe për pagat e patronazhistëve të cilët emrin e kanë në borderotë e ujësjellsave por nuk paraqiten asnjë ditë në punë.

Të gjitha akuzat e ngritura më sipër janë konfirmuar edhe nga KLSH. Mesa duket janë pranuar edhe nga kryeministri i cili tani nxjerr skema për ti hedhur hi syve qytetarëve duke i marrë në administrim qendror. Madje së fundmi edhe Bashkitë e falimentuara që në fakt po administratorët e emëruar prej tij i falimentuan.

Etiketa: borxhiRamasula

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nard Ndoka: Rama në hall me SHBA-të, ja kanë thënë me zarf që je i padëshirueshëm

18:49 : 02/10/2025
AKTUALITET

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

18:08 : 02/10/2025
AKTUALITET

Si u zbardh vjedhja e fondeve IPARD, BE pezullon 112 mln euro për fermetë shqiptarë pas aferës

22:26 : 01/10/2025
AKTUALITET

“Rama vendos për gjithçka”/ Beleri: Ai shkarkon drejtorë e kryebashkiakë, që nuk ia lejon ligji

20:40 : 01/10/2025
AKTUALITET

Ramës i dështon propaganda me teknologjinë, e shfaq “Diellën” me 6 gishta

18:06 : 01/10/2025
AKTUALITET

Yuri Kim, Balluku dhe “Tigrat” e korrupsionit në Vlorë

17:13 : 30/09/2025
Para

Skafi që përdori Tase shërbente për trafik droge nga Geron Xhafaj dhe Habilajt

TË GJITHA

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO lë në burg dy vëllezërit Bushgjokaj

14:19 : 03/10/2025

Vrasja në Babrru/ Momenti kur autori largohet nga vendgjarja duke folur në telefon, fsheh dorën me gjak

14:18 : 03/10/2025

Vokshi në PACE: Shqipëria strehë e krimit të organizuar, pastrimi i parave rrezikon gjithë Europën

14:10 : 03/10/2025

Reshjet e dendura të dëborës, bllokohen dy të moshuar në stan në Tropojë

14:05 : 03/10/2025

Gara për Tiranën, Berisha: Nuk tërhiqemi, kemi kandidatura të pakrahasueshme me korbën e kovidit

13:50 : 03/10/2025

Berisha ngre dyshime: FBI e priste Ramën në aeroport? Vizat dhe takimet, të gjitha të anuluara

13:42 : 03/10/2025

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, Celibashi: Kostoja e procesit llogaritet të jetë 306 mln lekë

13:41 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com