• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Tragjedia në Himarë, Berisha-Ramës: Vampir je ti dhe ata që ke pranë

19:58 : 03/08/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Vlora ku po zhvillon një takim me qytetarët në kuadër të turit “Shqipëria në rrezik”, kreu demokrat Sali Berisha tha se potencialet që ka Vlora mund të begatojnë ekonnomitë e qytetarëve.

Referuar ngjarjes tragjike në Himarë, ndodhur ditën e djeshme, Berisha tha se 7 vjeçaren e bluajti skafi i komisarit, një skaf i paregjistruar.

“Nga trafikant e morën e bënë polic, nga polic e bënë skafist dhe pastaj e bënë vrasës. Dhe për të shpëtuar, Edi Rama quan ata që reagojnë vampirë mediatikë dhe politikë. Po si mos të reagojmë ne, kur fatin e asaj fëmije mund ta kishte fëmija i çdo qytetari”, tha Berisha.

Ai tha se vampirë janë njerëzit pranë Ramës, që i mbështet dhe e mbështesin. Berisha tha se vampirë janë ata që fshehin ngjarjet.

“Ndodhin ngjarje ndër më tragjiket. Buzë uji, se 7-vjeçarja nuk mund të shkojë thellë e bluan, skafi i komisarit. Nuk ndodh në botë kjo. Komisari skafin të paregjistruar. E thoshte sot një qytetar shumë bukur: Ky kryeministër na thotë të dënohet ai që e kreu. Jo, ai të dënohet, por të dënohet edhe ai që e merr nga trafikant dhe e bën polic, nga polic e bën skafist, nga skafist e bën vrasës.

Lexo edhe:

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

A është kështu apo jo? Pastaj, për të larë duart, thotë vampirët politikë dhe mediatikë. Bën fjalë për vampirë politikë dhe mediatikë që reagojnë. Si të mos reagojmë kur secili nga ne mund të kishte fëmijën, vajzën, djalin, mbesën në breg. Si mund t’ia bluash fëmijën?

Vampirë janë njerëzit pranë tij që ai i mbron, i mbështet.

A nuk i mori jetën ambulanca Samuel Ndojit, 10-vjeçar, në Gjirokastër? Si na thanë për të? Na thanë se ajo po transportonte një grua shtatzënë me urgjencë. Një gazetar trim doli aty dhe tha është gënjeshtër. Por merrte dhe çonte pasagjerë me lekë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë na mashtroi, ai mbulonte krimin. Kurse gazetari u bë dëshmitar i të vërtetës.

Ardit Gjoklaj, e murosën në plehra, ndërmarrje qeverie. Gazetari e nxori. Kush ishte vampir ai që po e fshihte apo ai që po thoshte të vërtetën? Klodian Rashën e vranë tek dera e shtëpisë. Çfarë na thanë vampirët e Edi Ramës? A nuk na thanë që u gjet revolja në pellg? Doli që s’kishte asnjë lidhje. Media dhe qytetarët reaguan. Por ai habitet, si ka mundësi një reagim i tillë. Këta kanë humbur çdo ndjeshmëri. Kanë humbur ndjeshmëritë njerëzore.

Kur Samuelit i merrte jetën Samuelit me 100 km shpejtësi, Olta Xhaçka shprehte pikëllimin nga hotelet në Himarë, edhe pse ajo ishte një krizë nga më të mëdhatë që kishte vendi. Ky ngrihet dhe thotë janë vampirë. Kjo është një goditje e madhe ndaj turizmit, ndaj asaj familje, ndaj vendit. Turizmi këtë vit për fatin më të keq dëshmoi një rënie të madhe me pasoja shumë serioze”, tha Berisha.

Ndonëse ka pranuar se Shqipëria nuk ka traditë në turizëm, Berisha tha se kjo pasuri mahnitëse po shndërrohet në një mallkim.

“Sot ky vit është me kapacitete turistike të boshatisura si asnjëherë më parë. Sot ata që kanë investuar në kapacitetet turistike po mendojnë si të shpëtojnë nga falimentimi apo si të shesin investimet e tyre”, tha Berisha.

Ai u shpreh se turizmi duhet të ishte gjenerator kryesor për ekonominë, por situata ku jemi, tregon një tablo tjetër.

Në fjalën e tij, Berisha tha se në këtë situatë u arrit jo për shkak të pandemisë, por për shkak të politikave që ndjek Qeveria ndaj turizmit.

“Gjej qytetarë që më thonë nuk shkoj në Jug sepse më kushton më shtrenjtë rruga se një biletë avioni. Njëri më thotë që për të shkuar në Dhërmi i duhen 130 mijë lekë naftë, ndërsa tjetri më thotë ai paska makinën e mirë, se mua më duhet dyfishi.

Sot këtu ushqimet kushtojnë 7-10 % më shtrenjtë se në Bashkimin Europian dhe kjo është e dhënë statistikore e Eurostat.

A ka marrë një masë kjo qeveri për të lehtësuar turizmin në këtë periudhë? Çfarë fondesh ka angazhuar kjo Qeveri për operatorët turistikë? Asgjë. Turizmin dhe Shqipërinë po e rrënon vjedhja”, tha Berisha.

Ai shtoi se nga Velipoja te Kepi i Stillos nuk ka një roje bregdetare, pasi licencat i kishin marrë ata që administrojnë plazhet dhe ata s´ka para të paguajnë rojet.

Etiketa: BerishaRamavlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

08:05 : 05/06/2026
AKTUALITET

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026
AKTUALITET

Denoncimi/ Avokati ‘vjedh’ 130 mln lekë dëmshpërblim të dy jetimëve, babai i ish-konkurentit të “Përputhen”

21:11 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vlonjatë protestojnë te Sheshi i Flamurit

18:57 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
Para

Berisha: Vjedhjet e Qeverisë po rrënojnë turizmin në Shqipëri

TË GJITHA

35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

08:18 : 05/06/2026

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

08:05 : 05/06/2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit sot

08:02 : 05/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom