• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Manifesto Hijacking’, mbi praktikat autoritare të pushtetit oligarkik në Shqipëri

18:19 : 01/08/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Nensi Bogdani-BIRN

Qëndra Debatik e Artit Bashkëkohor ka ekspozuar në galerinë ZETA në Tiranë një projekt të titulluar Manifesto Hijacking (pengmarrje), që përbëhet nga një ekspozitë, performancë dhe një ligjërate publike.

Ekspozita artistike e titulluar “Ngrehina që ndërtoi Udrou” e kolektivit artistik “La Societe Spectrale” dekonstrukton skenëm artistike shqiptare në të cilën pushteti oligargik kamuflohet nëpërmjet artit bashkëkohor. Ndërhyrja e artistëve ka si qëllim propozimin e themeleve të reja kuptimore për solidaritet dhe qëndresë.

“Ideja ishte të ndërtonim një lloj muzeu të së tashmes, të neoimperializmit,” tha për BIRN artisiti Armando Lulaj, një prej artistëve pjesë të kolektivit “La Societe Spectrale”. “Është ideja e ndërtimit të një arkivi që është i paarkivueshëm, sepse i përket historive që po jetojmë momentalisht sot” shtoi Lulaj, duke artikuluar mbi idenë e ekspozitës.

Ekspozita është një punë kolektive e artistit dhe skenaristit Armando Lulaj, shkrimtares Jonida Gashi, artistit bashkëkohor Pleurad Xhafaj, dhe kuratorit Vincent WJ van Gerven Oei.

Lexo edhe:

Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

Pyjet e Shqipërisë po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

Armando Lulaj, artist dhe bashkëdrejtues i kolektivit ‘La-Societe Spectrale’ | Foto: Nensi Bogdani/BIRN

Qëndra Debatik për Artin Bashëkohor (DCCA) është një kolektiv artistësh, akademikësh, aktivistësh, arktitektësh, gazetarësh dhe kuratorësh të cilët kërkojnë të hedhin dritë mbi praktikat autoritare në Shqipëri. Kjo ekspozitë është iniciativë kolektive, e financuar vullnetarisht nga aktivistët dhe vetë artistët.

“Ne donim të organizojmë një përgjigje që buron nga skena lokale, por që lidhet dhe me temat ndërkombëtare”, tha Vincent WJ van Gerven Oei, kurator i ekspozitës, ndërsa theksoi se oligarkia është ajo që ka nën kontroll shumicën e skenës kulturore në Shqipëri.

Kuratori theksoi se eshe situata politike dhe kulturore në Shqipëri ka qenë një burim frymëzimi për artistë që kanë sjellë në jetë ‘Manifesto Hijacking’, e cila synon një formë pengmarrje artistike të narrativave që e dominojnë skenën bashkohore shqiptare.

‘Ka një lloj monopolizimi nga ana e qeverisë të jetës kulturore nëpërmjet parave që merren në mënyrë shumë të diskutueshme, me organizata që udhëhiqen [nga njerëz] pa asnjë prejardhje artistike”, tha Gerven Oei.

“Pasi kanë mbushur xhepat me kapitalin monetar, ka ardhur momenti të mbushin xhepat me kapitalin kulturor”, shtoi kuratori i ekspozitës.

Objekte të shpëtuara nga rrënojat e Teatrit Kombëtar | Foto: BIRN/ Nenso Bogdani

Në ekspozitën Manifesto vizitorët do të shohin trarët e çatisë së Shtëpisë së Verdhë, një shtëpi në qendër të raportit të debatueshëm të ish-senatorit zvicerian Dick Marty për akuzat për trafik organesh kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Një tjetër objekt i arkivuar nga Manifesto është dhe një karrige dhe disa objekte nga ndërtesa e Teatrit Kombëtar, e cila u rrafshuar nga fadromat e qeverisë me 17 Maj 2021, çfarë gjeneroi protesta kundër qeverisë

“Këtë karrige e gjeta në pikat e grumbullimt të Sharrës, tre ditë pas shembjes së teatrit”, tregoi Armando Lulaj, i cili kujtoi se iu desh shumë punë për ta bindur rojen e vendgrumbullimit të mbetje për t’a shpëtuar këtë objekt, simbol i rezistencës qytetare.

Në një dhomë tjetër të ekspozitës janë të vendosura mobilje koloniale nga Ambasada e SHBA në Tiranë, që sipas artistëve përbëjnë mbetje të një ansambli imperialist të lartësuar në hapësirë.

Mobilimi i vjetër kolonial i një dhome të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë | Foto: Nensi Bogdani/BIRN

Sipas Armando Lulajt shumë artistë shqiptarë janë “nën kthetrat e përfitimit monetar”, e prandaj ato nuk guxojnë për sipërmarrje artistike që mund të shkojnë ndesh me interesat e qeverisë.

“Targeti ynë është gjenerata e re”, tha Lulaj. “Përsa i përket gjeneratës së vjetër dhe artistëve që operojnë në Tiranë, ata na kanë bërë bojkot, sepse i pëlqen të ekspozojnë punët e tyre në evenimente të qeverisë apo të fondacioneve që japin sponsorizime“, shtoi ai.

Me të njëjtin ton pesimist u shpreh edhe kuratoi Vincent WJ van Gerven Oei për skenën artistike bashkëkohore shqiptare.

“Kjo ekspozitë është vepër zie,” tha ai. “Kurimi i saj ka qenë një akt përkujdesjeje ndaj të vdekurve dhe ndaj atyre që jetojnë për t’i kujtuar,” shtoi kuratori hollandez.

Ekspozita dhe projekti ‘Manifesto Hijacking’ do të jenë të hapur për publikun deri më 11 Shtator në qëndrën e artit bashkëkohor ZETA.

Galeria Zeta ndodhet në qendrën komerciale Hekla, në Rrugën Abdyl Frashëri në Tiranë dhe ështe e hapur nga e hëna në të shtunë, nga ora 11:00 deri në orën 18:00.

Xhami i bufesë i thyer prej gërmave të të vdekurve të rrëzuara nga varret | Foto: Nensi Bogdani/BIRN
Objekt i mbetur nga rrënojat e Teatrit Kombëtar | Foto: Nensi Bogdani/BIRN
Etiketa: oligarkipushtetiShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

17:06 : 13/08/2025
AKTUALITET

Pyjet e Shqipërisë po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

15:38 : 13/08/2025
AKTUALITET

Shifra shqetësuese, lindjet bien me 6.5% në 6-mujorin e parë të 2025

14:27 : 12/08/2025
AKTUALITET

Qeveria Rama e çon vendin drejt skamjes! Mbështetja financiare për familjet dhe fëmijët mbetet shumë e ulët

09:25 : 12/08/2025
AKTUALITET

Kreditimi i pamundur, pesha e bujqësisë në ekonomi bie në minimumin historik

09:16 : 11/08/2025
AKTUALITET

Nuk mbahet shteti me hua! 14 zjarre aktive, Çekia dërgon helikopter në Kuçovë

19:32 : 10/08/2025
Para

Po transportonin kanabis drejt Greqisë, arrestohen 4 shqiptarët (Detajet)

TË GJITHA

Rama mburret me turizmin, të huajt pataksen nga “birbot” që nuk respektojnë asnjë rregull qarkullimi

18:37 : 13/08/2025

Zjarri përfshin njësinë administrative të Plashnikut në Poliçan, banorët refuzojnë evakuuimin

18:29 : 13/08/2025

Zyrtare/ Milani gjen qendërmbrojtësin e ri, prezanton ish-futbollistin e Juventusit

18:24 : 13/08/2025

Champions League/ Plotësohen çiftet e fazës play-off, njihuni me 7 përballjet

18:16 : 13/08/2025

Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë

18:05 : 13/08/2025

Mandati i tij përfundon pas 1 viti e gjysmë, Vuçiç: Nuk do të kandidoj më për president

18:04 : 13/08/2025

Lecce i beson Medon Berishës, mesfushori i kombëtares merr numrin 10

17:46 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com