• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

S’ndalet rritja e çmimit të energjisë në Bursa, mbi 733 euro/MWh në oraret e pikut

23:13 : 25/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Çmimet e energjisë në Bursën e Hungarisë nuk po ndalin rritjen. Të hënën ky çmim ishte 510 euro/MWH në bazë dhe 596 euro në pik.

Ky është çmimi rekord i arritur në pik që nga nisja e krizës vitin e shkuar nxitur më pas edhe nga lufta Rusi-Ukrainë (shiko grafikun: Çmimi i energjisë në pik dhe bazë, në Bursën e Hungarisë). Ndërkohë për datën 26 korrik çmimi i energjisë pësoi një ulje të lehtë me 1.8% në bazë por rritje me 0.18 për qind në pik në raport me një ditë më parë.

Në analizën e 24 orëve rezulton që për orë të caktuara në pik çmimi i energjisë të ketë arritur nivele të paimagjinueshme. Për shembull 1 MWh energji për orën 17:00 këtë të martë kushtonte 733 euro MWh.

Çmimet që nisën një rritje graduale mes 300-400 eurosh në bazë dhe me luhatje mbi këtë në pik në fillim të korrikut po kthehen në një shqetësim serioz në Europë. Problemi më i madh me të cilën po përballen vendet lidhet me paparashikueshmërinë e situatës se ku mund të ndalet rritja.

Shqipëria vijon të mbetet e ekspozuar ndaj çmimeve të larta të bursa për shkak të situatës problematike hidrike. KESH prej disa javësh po bazonte furnizimin në vend duke ruajtur një raport 50/50 për prodhimin dhe importin duke tentuar një përdorim konservator të kaskadës së Drinit për të ruajtur rezervën energjetike.

Lexo edhe:

Çmimet celulare shtrenjtohen përsëri me “etiketë” indeksimi

Pse Shqipëria kryeson në rajon për çmimin më të lartë të naftës, barra e taksave

Por rritja e frikshme e çmimeve gjatë javëve të fundit dhe sidomos këto ditë ka bërë që Korporatat ë plotësojë shumicën e kërkesës që Furnizuesi i tregut të Lirë ka përmes prodhimit të kaskadë. Ky prodhim varion nga dita në ditë por referuar datës 25 korrik KESH prodhoi rreth 73 për qind të energjisë në kaskadën e Drinit ndërkohë që pjesa tjetër është blerë në tregun e parregulluar.

Importet e energjisë kanë arritur deri më tani afër nivelit që Shqipëria shpenzoi thuajse një vit më parë për gjithë vitin ndërkohë që qeveria ka sinjalizuar se importet mund të kërkojnë 500 milionë euro këtë vit teksa problem mbetet mundësia për të gjetur energji të disponueshme në treg.

Në panoramën e zymtë globale të energjisë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë deklaroi se tashmë rritja globale për energji është duke u ngadalësuar nxitur nga dobësia ekonomike dhe çmimet e larta. Ndërkohë që prodhimi nga burimet e rinovueshme po rritet më shpejt sesa kërkesa në 2022 duke çuar në një ulje të lehtë të emetimeve të karbonit pavarësisht se ka një rritje të përdorimit të qymyrit në Europë për shkak të krizës së gazit./N.Maho

Në ngjyrën Blu volumet e energjisë sipas fashave orare 00:00-24:00. Në ngjyrën gri ecuria e çmimeve sipas fashës. Në datën 26 korrik ora 17:00 një MWh energji është tregtuar me 733 euro/MWh.
Burimi: Bursa e Hungarisë, përpunime të Monitor
Etiketa: bursaçmimetenergjia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çmimet celulare shtrenjtohen përsëri me “etiketë” indeksimi

08:33 : 03/05/2026
AKTUALITET

Pse Shqipëria kryeson në rajon për çmimin më të lartë të naftës, barra e taksave

08:20 : 26/04/2026
AKTUALITET

Bylykbashi te Ligjet: Kriza e çmimeve po rëndon familjen shqiptare, qeveria të pezullojë taksat

12:40 : 14/04/2026
AKTUALITET

Shtrenjtohet kastraveci, përgjysmohet prodhimi në serat e Lushnjës

15:13 : 12/04/2026
AKTUALITET

“Ari i kuq”, domatja importohet 60 lekë, shitet deri në 600 lekë, shkak prodhimi i paktë vendas

18:20 : 11/04/2026
AKTUALITET

Vonesa në bursat dhe ndihmën ekonomike në Mjekësi, studentët pa pagesa për muaj me radhë

21:36 : 10/04/2026
Para

Dy nga pilotët kryesorë të Putinit vriten nga sistemet raketore ‘HIMARS’

TË GJITHA

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

17:40 : 04/06/2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetbetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom