• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Ndërtimi i Kosovës në pauzë: Pushteti arsyetohet me “rritje çmimesh”

20:19 : 25/07/2022
në RAJONI

Rritja e çmimeve të materialit ndërtimor po shihet si pengesë për investime në infrastrukturë publike në Kosovë. Kështu po thonë zëra nga partia në pushtet – Vetëvendosje.

Deputeti i Lëvizjes Vetvëndosje [VV] Enver Haliti, ditë më parë ka thënë në Klan Kosova se arsyeja se pse nuk po investohet aq shumë në rrugë, shkolla dhe spitale, janë çmimet e larta të materialit ndërtimor.

“Qeveria e Kosovës nuk ka marrë asnjë vendim për t’i ndalë investimet kapitale. Janë duke vazhduar ato që kanë qenë në proces. Mirëpo, duhet ta keni parasysh se shumë biznese nuk janë të interesuar që të punojnë për shkak të ngritjes enorme të çmimit të materialit ndërtimor. Ka shumë kompani që kanë marrë kontrata para dy viteve ose para një viti me çmime të tregut që kanë qenë shumë të ulta, kurse sot për shkak të çmimeve ato sot nuk mund të jenë fitimprurëse”, ka thënë Haliti.

Por, a duhet të ndalën investime për shkak të rritjes së çmimeve?

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherit kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, për Nacionale ka thënë se nuk mendon që investimet kapitale duhet të ndalen për shkak të rritjes së çmimeve.

Lexo edhe:

Orav: Sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor, të papranueshme

Aksident i rëndë në Gjermani, humb jetën 21-vjeçarja shqiptare

Bile, Shala thotë se ka plot mënyra alternative të cilat mund të mos-ndërprejnë punën në projektet kapitale dhe një ndër to sipas tij, mund të jetë rinegocimi i kontratave.

“Çështja e ndërprerjeve të projekteve kapitale është e lidhur me politikat menagjuese të Qeverisë. Janë rreth 6 milionë euro të bllokuar në OSHP (Organi Shqyrtues i Prokurimit) ku për shkak të vonesave që bordi i OSHP-së nuk i ka ndërmarrë të gjitha projektet janë ndërprerë. Në çdo shetet tjetër normal, por edhe te ne, për shkak të inflacionit të lartë, Qeveria do të duhej të rishqyrtonte mundësitë dhe t’i rinegocionte kontrata me kompanitë dhe pse jo të mbështeste kompanitë në projektet që kanë kontrata duke ulur ose subvencionuar për aq sa është inflacionoi, pra ka zgjidhje alternative që projektet mos me u ndalë,” – ka thënë ai.

Shala shton se Qeveria po merret veç me skema sociale dhe nuk trajton probleme tjera.

“Fatkeqësia është që kjo qeveri përveç skemave sociale asgjë tjetër as nuk trajton as nuk njeh”, është shprehur ai.

Në anën tjetër, Kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës Faton Hoxha në një deklaratë të mëparshme për Nacionale kishte thënë se është rritur jashtëzakonisht kostja e ndërtimit.

“Është e pamundur me çmimet që kanë qenë vjet ose para dy viteve me u përfundu një objekt edhe sivjet”, tha Hoxha.

Sipas Hoxhës, Qeveria duhet ta bëjë një moratorium të ndërtimeve publike ose t’i shqyrtojë çmimet.

Albin Kurti / Inflacioni 14,1%, Kurti nga Greqia flet për rritje ekonomike dhe 25 mijë vendet e reja të punës
E ekonomisti, Imer Raçi një një deklaratë për Nacionale ka thënë se ende nuk ka politika dhe strategji për investime tash në kohën kur ka rritje të çmimeve, por ai shton se projektet duhet të vazhdojnë.

“Ende nuk është krijuar një tërësi e artikuluar mirë i prioriteteve të programeve dhe politikave strategjike që do të mund të rregullonte planifikimin dhe realizmin e investimeve kapitale edhe në kohë të rritjeve të çmimeve. Projektet duhet të vazhdojnë pasi që përfitues të drejtpërdrejtë janë qytetarët. Programi i shpenzimeve publike duhet të menaxhohet mirë dhe t’i mundësojë menaxherëve të buxhetit që të bartin mjetet nga projektet e ngecura në ato, zbatimi i të cilëve mund të shpejtohet.”, ka thënë ai.

Raçi thotë se rritja e çmimeve ka rritur të hyrat buxhetore të Qeverisë dhe sipas tij, këto të hyra duhet të shfrytëzohen për qytetarëve.

“Rritja e çmimeve në përgjithësi ka ndikuar në rritjen e të hyrave buxhetore, pra Qeveria ka akumuluar më shumë para sepse rritja e çmimit rrit shumën e taksës së paguar nga qytetaret. Pjesa e akumuluar e buxhetit duhet të shfrytëzohet për qytetarët dhe në të mirë të qytetarëve pra, patjetër duhet të vazhdohet me projektet kapitale e në këtë rast edhe në infrastrukturë. Rëndësia e projekteve kapitale qëndron në nevojën e qytetareve për zhvillim dhe planifikim të zhvillimit të tyre ekonomik dhe social”, ka thënë ai.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kostoja e ndërtimit ka shënuar rritje për 24.6 për qind në tre mujorin e parë 2022 krahasur me tre mujorin e parë të viti 2021.

“Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati ngritje (24.6%) në tremujorin e parë (TM1) 2022 krahasuar me tremujorin e katërt (TM1) 2021. Ngritja e indeksit kryesisht u vërejt te kategoria: materialet (30.4 %), transporti (19.8 %), energjia (13.2%), makineritë (8.6 %), pagat (8.4 %) dhe kostot e tjera (8.2 %).”, thuhet në të dhënat e ASK-së. (The albanian time)

Etiketa: Kosovandertim

Lajme të lidhura

RAJONI

Orav: Sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor, të papranueshme

14:57 : 16/07/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Gjermani, humb jetën 21-vjeçarja shqiptare

09:45 : 16/07/2025
AKTUALITET

Përplasen dy Jetski në Golem, plagoset 31-vjeçari nga Kosova

19:59 : 13/07/2025
RAJONI

Kurti takohet me zyrtarin e lartë të DASH, diskutohen raportet me Serbinë

09:04 : 13/07/2025
RAJONI

Osmani nga SHBA: Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik, do t’i drejtohem Kushtetueses

17:23 : 12/07/2025
AKTUALITET

Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori! Procedohen kreu i IMT dhe 3 oficerë policie

15:56 : 12/07/2025
Para

Ronaldo rikthehet në Manchester, nesër vendoset e ardhmja

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 17 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/07/2025

Kriza në radhët e laburistëve britanikë, Starmer pezullon 4 deputetë për “shkelje të disiplinës”

22:52 : 16/07/2025

Përshpejtojnë tretjen, ja pesë ushqime që duhet të konsumoni për të “luftuar” kapsllëkun

22:52 : 16/07/2025

VIDEO/ Skena e festivalit të “Tomorrowland” në Belgjikë përfshihet nga flakët

22:38 : 16/07/2025

Efektivët u shpallën të pafajshëm, gjyshi i Jonada Avdiajt: Goditje e rëndë, të zhgënjyer

22:30 : 16/07/2025

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025

Manchester City, Guardiola nxjerr jashtë planeve 6 futbollistë

22:20 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com