• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO/ “Bashkia na ka lënë në mëshirën e fatit”, fermerët e Sarandës në protestë

09:42 : 24/07/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Fermerët e Sarandës kanë protestuar për shkak të mungesës së investimeve, ndërsa akuzojnë Bashkinë se ka lënë në mëshirë të fatit fermerët duke mos ristauruar urën që lidh tokat e tyre bujqësore, e cila u shkurton kohën dhe shpenzimet e naftës. Fermerët akuzojnë se Bashkia i përdor vetëm për të marrë votat dhe jo për t’u zgjidhur hallet dhe problemet.
 
Fermerët e fshatrave Metoq dhe Gjashtë në Sarandë kanë protestuar pasi prej 7 muajsh ura e cila lidh fushat e tyre të mbjella me misër, është amortizuar duke u bërë e pakalueshme nga automjetet e punës.
 
Kjo bën që fermerët të udhëtojnë rreth 50 km rrugë më shumë çdo ditë duke shtuar kostot në një kohë kur çmimi i karburantit është bërë i papërballueshëm.
 
Fermerët kërkojnë që Bashkia të investojë sa më parë.
 
“Tek kjo urë kalojmë me frikë të madhe ne këmbësorët. Ne kemi edhe mjete pune. Kemi tre muaj që nuk funksionon dhe ne kemi problem të kalojmë edhe në këmbë. Shteti të vijë këtu dhe të vërë dorë. Nga Bashkia kanë ardhur, kanë bërë foto dhe nuk kanë vënë elemente por ka vetëm dhera. Kaq është bërë nga Bashkia, asnjë lloj veprimi tjetër. Të gjithë ne që jemi mbledhur këtu nuk jemi mbledhur për parti, por të hyjmë e të dalim si njerëz sepse edhe ujin që e mbushim e cojmë në krah nga njëra anë e urës në tjetrën”, tha një prej fermerëve.
 
“Kjo urë shkurton distancën dhe kostot tona ulen”, tha një tjetër fermer. “Tani bëhen kilometra të tëra në një kohë që litri i naftës është 260L. Na rritet kosto trefish vetëm nga mungesa e urës. Bashkia vjen vetëm të marrë votat dhe nuk interesohen më”, tha një tjetër fermer.
 
Protestës së banorëve iu bashkua edhe Kryetarja e degës së Partisë Demokratike në Sarandë Manjola Nikollo. Ajo u shpreh se nuk ka ende asnjë informacion nga Bashkia e Sarandës nëse ekziston një projekt ndërtimi për urën, në cilën fazë ndodhet ajo dhe me çfarë fondi do të investohet.
 
“Pas dy muajsh vjen fushata e korrjes dhe transportit të misrit duke rritur kështu edhe më tepër koston e shpenzimeve. Ndërkohë që nga autoritetet përgjegjëse për urën akoma nuk është tenderuar faza e parë e projektimit të urës, dhe më pas zhvillimi i projektit dhe realizimi i urës. Shumë mirë që bashkia e ka konsideruar rast emergjent dhe ka kërkuar ndihmën e ushtrisë, por nga vëzhgimi në terren kjo urë nuk mund të ndërtohet thjesht për emergjencë, ajo kërkon një investim për rikonstruksion të këmbëve të saj për të cilin Bashkia duhet t’i kishte marrë tashmë masat për gjetjen e këtij fondi. I kërkojmë Bashkisë të bëjë transparencë dhe mos të mbajë kot me shpresa këta fermerë. Çfarë presin autoritetet, të vijë vjeshta, dimri, sezoni i shirave dhe prurjeve të mëdha që ta shkatërrojë tërësisht urën duke e rritur kështu edhe më tepër investimin? Mjaft i varfëruat shqiptaret!”, tha ajo.
 
Nikollo vuri në dukje gjithashtu se fermerët e Sarandës nuk kanë marrë asnjë subvencion për naftën edhe pse kanë plotësuar të gjithë dokumentacionin. 

Lexo edhe:

EMRI/ Vodhi sende me vlerë në Sarandë, arrestohet 34-vjeçari

75-vjeçari e aksidenton me zetor, e lënduara me 12 brinjë të thyera shpallet fajtore

Etiketa: fermeretprotestesarande

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Vodhi sende me vlerë në Sarandë, arrestohet 34-vjeçari

15:45 : 03/10/2025
AKTUALITET

75-vjeçari e aksidenton me zetor, e lënduara me 12 brinjë të thyera shpallet fajtore

21:04 : 02/10/2025
AKTUALITET

U kap me kokainë, dënohet me 3 vjet e 4 muaj burg shoferi i linjës Sarandë-Athinë

17:10 : 02/10/2025
AKTUALITET

Bashkia Sarandë vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave publike

19:01 : 26/09/2025
AKTUALITET

Person me rrezikshmëri të lartë, kush është i riu që mori peng 19-vjeçarin në Sarandë

10:46 : 25/09/2025
AKTUALITET

Rrëmbeu 19-vjeçarin në Sarandë, arrestohet autori/ EMRI

10:21 : 25/09/2025
Para

Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana është gati për një dashuri dhe martesë të re

TË GJITHA

EMRI/ Vodhi sende me vlerë në Sarandë, arrestohet 34-vjeçari

15:45 : 03/10/2025

Aksident në Vlorë, plagoset rëndë motoristi

15:43 : 03/10/2025

“Shqiptari u rrëmbye, u ekzekutua dhe u var si paralajmërim”/ Mediat belge: Ja si u vra Bekim Halilaj

15:33 : 03/10/2025

SKEMA/ Si shfrytëzoheshin kolumbianet për prost*tucion, tutorët i zhysnin në borxhe! Kush ishte “koka”

15:32 : 03/10/2025

Shkoi në spital pasi u vetëplagos aksidentalisht me armë, arrestohet së bashku me shokun e tij

15:12 : 03/10/2025

“Rekomandimet janë zvarritur”, KLSH: Mangësitë në Onkologjik, pasoja të rënda për pacientët me kancer

14:55 : 03/10/2025

Arrestohet polici në Tiranë, blinte drogë për ta shitur në ambientet e Bllokut të Sigurisë ku punonte

14:50 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com