• Kontakt
Friday, May 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti/ Shqipëria, ndër 10 vendet me rënien më të madhe të popullsisë në botë

15:20 : 22/07/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Shqipëria renditet ndër 10 vendet, që do të kenë rënien më të madhe të popullsisë në botë deri në vitin 2050, sipas një raporti të Visual Capitalist, që ka përpunuar të dhënat e Kombeve të Bashkuara.

Popullsia e Shqipërisë pritet të tkurret me 15.8% deri në vitin 2050, sipas raportit, duke u renditur e dhjeta, pas Bullgarisë, Lituanisë, Letonisë, Ukrainës, Serbisë, Bosnjë Hercegovinës, kroacisë, Moldavisë dhe Japonisë.

Sipas tabelave të Kombeve të Bashkuara, deri në vitin 2050 popullsia e Shqipërisë pritet të zbresë në 2.5 milionë banorë dhe deri në vitin 2100 do të tkurret në 1.1 milionë banorë.

Parashikimet e mëparshme ë Kombeve të bashkuara, në skenarët pesimistë prisnin një rënie të popullsisë deri në 860 mijë banorë në vitin 2100.

Raporti

Lexo edhe:

OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte

Ngrihet alarmi, vullkani që pritet të shpërthejë pranë Shqipërisë mund të çojë botën në kaos

Që nga mesi i viteve 1900, popullsia globale ka ndjekur një trajektore në rritje, thotë raporti. Ndërsa pjesa më e madhe e kësaj rritjeje është përqendruar në Kinë dhe Indi, studiuesit presin që vala e ardhshme e rritjes të ndodhë në Afrikë. Që nga viti 2019, për shembull, një grua mesatare në Niger bën mbi gjashtë fëmijë përgjatë jetës së saj. Në anën e kundërt të këtij spektri janë një numër vendesh që duket se po tkurren nga perspektiva e popullsisë.

Shumë nga këto vende ndodhen në ose afër Europës Lindore.

Arsyeja e parë është lindshmëria, e cila sipas Institutit Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare (PIIE), është tkurrur që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Në të gjithë rajonin, numri mesatar i fëmijëve për grua ra nga 2.1 në 1988 në 1.2 deri në 1998.

Normat e lindjeve janë rikuperuar pak që atëherë, por nuk janë të mjaftueshme për të kompensuar vdekjet dhe emigracionin, që i referohet qytetarëve që largohen nga vendi i tyre për të jetuar diku tjetër.

Europa Lindore pa disa valë emigracioni pas zgjerimit të kufijve të Bashkimit Evropian (BE) në 2004 dhe 2007. PIIE raporton se deri në vitin 2016, 6.3 milionë europiano-lindorë banonin në shtete të tjera të BE-së.

Bullgaria është shteti që pritet të ketë rënien më të madhe të popullsisë në botë, me -22.5%, e ndjekur nga Lituania me 22.1%.

2
3

/Monitor.al/

Etiketa: OKBshpopullimiShqiperia

Lajme të lidhura

BOTA

OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte

13:16 : 29/05/2025
Lajmet e Dites

Ngrihet alarmi, vullkani që pritet të shpërthejë pranë Shqipërisë mund të çojë botën në kaos

10:43 : 29/05/2025
SPORT

‘Duhet ta mposhtim Serbinë’, Gjimshiti viziton Bujanocin, merr mesazhin e qartë para sfidës

20:58 : 28/05/2025
SPORT

Dueli kualifikues ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në Durrës

20:35 : 28/05/2025
BOTA

Cili është plani i ri për ndihma në Gazë dhe pse po kundërshtohet nga grupet bamirëse?

08:24 : 28/05/2025
SPORT

Lista e Silvinjos, Shqipërisë i mungojnë dy nga lojtarët me çmimin më të madh në treg

18:03 : 27/05/2025
Para
Foto: Postim Instagrami

Donaldi i bën të ëmës dedikimin e ndjerë për ditëlindje dhe dhuratën “e pazakontë”

TË GJITHA

Horoskopi, 30 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 29/05/2025

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

22:57 : 29/05/2025

Njoftim zyrtar, Milani ndan rrugët me trajnerin Conceição

22:50 : 29/05/2025

Lubonja: Si do ja bëjmë të shpëtojmë nga regjimi? Nuk e ka më fajin Berisha

22:47 : 29/05/2025

Depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur/ Kaos në Gaza, katër të vdekur

22:44 : 29/05/2025

Zgjedhjet e 11 Majit/ Artan Hoxha: PS hoqi profesorët dhe mori mafiozët

22:40 : 29/05/2025

“Futuni në grevë urie, mos hyni në Parlament”, thirrja e Vrenozit për deputetët e PD

22:39 : 29/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com