• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Yuri Kim: Privilegj që shërbej në Shqipëri, jemi larguar dy herë në 1946 dhe 1997

18:06 : 20/07/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka shprehur vlerësime të larta për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar.

Ajo e ka cilësuar punën e saj në Shqipëri si një privilegj të madh që i është dhënë për të shërbyer.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim vlerësoi miqësinë dhe partneritetin me Shqipërinë ndër vite duke kujtuar raportet në një shekull dhe dy momentet kur ambasada u detyrua të evakuohej për herë të parë në vitin 1946 për një kohë shumë të gjatë dhe më pas në vitin 1997.

“Në njëqind vjet miqësi mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ne jemi larguar dy herë, në vitin 1946 për një kohë shumë të gjatë dhe në vitin 1997. Shpresoj që episode të tilla mos përsëriten kurrë, shpresoj që të gjithë të nxjerrim mësimet e diktaturës, të dhunës. Shpresoj që të bashkohemi, të qëndrojmë së bashku si miq. Unë mund t’ju them këtë, Amerika ka qenë me ju që në fillim, që në ditët e para të Republikës së Shqipërisë, të Mbretërisë Shqiptare, madje edhe para se të ekzistonit si Republika e Shqipërisë, Mbretëria e Shqipërisë, ne besuam në popullin shqiptar. Ne besuam në sovranitetin tuaj. Ne besuam në pavarësinë tuaj. Ne besuam në forcën tuaj, në të ardhmen tuaj. Ne besojmë tek ju, ne besojmë në Shqipërinë në Evropë dhe besojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe një nder i madh për çdo ambasador amerikan që të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara këtu në Tiranë, Shqipëri, në këtë kryeqytet Europian”, tha ajo.

Fjala e Yuri Kim:

Lexo edhe:

34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës!

Sëmundjet kronike po rriten në Shqipëri, sistemi shëndetësor i dobët për t’i përballuar

“Këtë vit, gjatë festimeve tona të 100-vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, kam menduar për gjithçka që ka ndodhur përpara se të gjithë ne të dilnim në skenë. Shumë çka ka ndodhur.

Ne kemi pasur pjesën tonë të sprovave dhe mundimeve, si dhe të sukseseve. Dhe këtu sot rastësisht në këtë ditë kur urojmë zotin Qafoku për librin e tij të shkëlqyer, festojmë edhe fillimin formal të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. E kush do ta kishte imagjinuar këtë njëqind vjet më parë?!

Ja çfarë desha të them. Për çdo Ambasador Amerikan është një nder i madh, t’i kërkohet nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, të përfaqësojë vendin tonë në një vend tjetër. Për ata nga ne që mund të vijnë në Shqipëri si ambasadorë, është një nder edhe më i madh dhe është një nder shumë i veçantë. Nuk është se Shqipëria është vendi më i madh, apo sepse është vendi më i pasur, nuk është asgjë e ngjashme me këto. Është thjesht sepse ky është vendi më i veçantë. Nuk ka asnjë vend si Shqipëria, asnjë njeri në botë si shqiptari. Dhe miqësia që kanë amerikanët, që ambasadorët amerikanë mund të përjetojnë personalisht me ju, është diçka vërtet e paharrueshme.

Mund ta kem përmendur edhe më parë se përpara se të vija në Tiranë, kam vizituar ambasadorët e mëparshëm që janë ende mes nesh, përfshirë ambasadorin Ryerson. Ai më dha udhëzime për rrugën drejt shtëpisë së tij sipas mënyrës së vjetër. Nuk më dërgoi një pikë në hartë për ta ndjekur përmes GPS. Ai më dërgoi një udhëzim të gjatë: ec për dy milje nga kjo anë, kthehu majtas, 1,5 milje nga kjo anë, kthehu djathtas, të gjitha këto. Dhe unë thashë, “si do ta di që kam mbërritur në shtëpinë tënde”? Është një udhëtim i gjatë, një orë jashtë Uashingtonit. Ai më tha, mos u shqetëso, do ta kuptosh. Pra, unë jam duke ngarë makinën për një orë, kaloj shtëpi, kuaj, ferma, aeroporte. Dhe pastaj, në fund të një ore të gjatë, shoh diçka dhe e di se këtu jeton Ambasadori Ryerson. E dini nga e kuptova? Edhe aty në fshat në Uashington DC, shumë vite pasi u largua nga ky vend, jashtë shtëpisë së tij, valëvitet me krenari flamuri kuqezi pranë flamurit amerikan. Në zemrën e tij, ai nuk u largua kurrë nga Shqipëria.

Pra, kjo është gjëja tjetër që dua të them. Në njëqind vjet miqësi mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ne jemi larguar dy herë, në vitin 1946 për një kohë shumë të gjatë dhe në vitin 1997. Shpresoj që episode të tilla mos përsëriten kurrë, shpresoj që të gjithë të nxjerrim mësimet e diktaturës, të dhunës. Shpresoj që të bashkohemi, të qëndrojmë së bashku si miq. Unë mund t’ju them këtë, Amerika ka qenë me ju që në fillim, që në ditët e para të Republikës së Shqipërisë, të Mbretërisë Shqiptare, madje edhe para se të ekzistonit si Republika e Shqipërisë, Mbretëria e Shqipërisë, ne besuam në popullin shqiptar. Ne besuam në sovranitetin tuaj. Ne besuam në pavarësinë tuaj. Ne besuam në forcën tuaj, në të ardhmen tuaj. Ne besojmë tek ju, ne besojmë në Shqipërinë në Evropë dhe besojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe një nder i madh për çdo ambasador amerikan që të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara këtu në Tiranë, Shqipëri, në këtë kryeqytet Europian.

Miqësia mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë rroftë edhe për një qind vjet, miqësia mes popullit shqiptar dhe popullit amerikan rroftë edhe për njëqind vjet të tjerë.

Faleminderit!

Etiketa: ambasadorekimShqiperi

Lajme të lidhura

BOTA

34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës!

16:40 : 27/07/2025
AKTUALITET

Sëmundjet kronike po rriten në Shqipëri, sistemi shëndetësor i dobët për t’i përballuar

21:29 : 25/07/2025
AKTUALITET

Shpërtheu flluska? Fillon rënia e ndërtimit, importet e materialeve bien me 8.4%

18:17 : 25/07/2025
RAJONI

Kosovë/ Dy të mitur shqyejnë dhe përdhosin flamurin shqiptar (VIDEO)

19:24 : 24/07/2025
AKTUALITET

Bilanci i zjarreve: Rreth 10,000 hektarë sipërfaqe të humbura këtë vit

12:42 : 24/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Transferuan mln euro të drogës në Shqipëri përmes sistemit “Hawala”, lihen në burg të arrestuarit

16:22 : 21/07/2025
Para

Çelja e negociatave, Shehu: Ngjarje historike, por Rama s´ka vullnet...

TË GJITHA

Pas aksionit të Ramës në Theth, godet dhe “Çuçka” i Kolonjës, njofton fermerin se do i prishë stallën

19:33 : 27/07/2025

“Ka bombë në avion! Vdekje Trump”/ Panik në ajër, pasagjerët neutralizojnë burrin që i alarmoi (VIDEO)

19:13 : 27/07/2025

Gradaçela bosh dhe beton/ “Il Fatto Quotidiano”: Kush po fiton nga modeli Rama-Boeri?

18:58 : 27/07/2025

Analiza: Europa po tregohet e butë me Azerbajxhanin për të shmangur blerjen e gazit rus

18:45 : 27/07/2025

“Nxënës me 10-ta, punon për shpenzimet e maturës”/ Reagon mësuesja e kamerierit që u dhunua nga polici

18:32 : 27/07/2025

Efektivi rrahu kamarierin në Vlorë/ “Shqipëria Bëhet”: Nevojitet një reformim i thellë në Polici!

18:17 : 27/07/2025

Skënderbeu “fërkon duart”, sulmuesi kërkohet nga klubi legjendar që surprizoi në Botërorin e Klubeve

18:03 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com