• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ashpërsohet gara për udhëheqësin e ri të konservatorëve në Britani

22:23 : 19/07/2022
në BOTA

Gara për pozitën e kryetarit të partisë konservatore dhe rrjedhimisht edhe për kryeministrin e ri britanik mbetet e hapur.

Në votimin e mbajtur të martën, ish-ministri britanik i financave, Rishi Sunak doli më i votuari nga deputetët konservatorë në parlamentin britanik. Prapa tij me vota janë edhe Sekretarja e Jashtme, Liz Truss dhe Ministrja e Tregtisë, Penny Mordaunt. Në garën e së martës, për shkak të numrit më të ulët të votave, u eliminua zonja Kemi Badenoch, ish- ministre për barazi.

Ligjvënësit konservatorë në votimin e radhës do të eliminojnë një tjetër kandidat përpara se 200,000 anëtarët e partisë qeverisëse të zgjedhin udhëheqësin e tyre të ri, i cili do të bëhet automatikisht kryeministër duke zëvendësuar kryeministrin në largim, Boris Johnson.

Ndryshe nga viti 2019, kur zoti Johnson kishte epërsi të qartë në garë, rezultati këtë radhë është më i vështirë për t’u parashikuar, ndërsa sondazhet me anëtarët e partisë sugjerojnë se zoti Sunak do të humbiste ndaj kujtdo që zgjidhet për t’u përballur me të.

Që kur kryeministri Johnson dha dorëheqjen, në fillim të muajit korrik, pasi administrata e tij e karakterizuar me skandale humbi mbështetjen e shumë deputetëve konservatorë, gara për ta zëvendësuar atë është bërë gjithnjë e më e ashpër me pretendentët që hedhin akuza të shumta dhe duke sfiduar kredencialet konservatore të njëri tjetrit.

Lexo edhe:

Adoleshenti humb jetën në ujëvarë gjatë valës së të nxehtit, viktima e 12-të në Britani

Dyshohet se spiunoi në favor të një shërbimi inteligjent iranian, arrestohet greku në Britani

Zonja Mordaunt që doli e dyta me votat e deputetëve të mandatit aktual në parlamentin britanik, falënderoi kolegët për mbështetjen e tyre.

“Ne pothuajse kemi arritur në fund të garës. Unë jam e entusiazmuar me garën dhe mezi pres të shfaq programin tim në të gjithë vendin dhe të fitoj”, tha ajo përmes një komunikate.

Zëdhënësi i kandidates tjetër, Liz Truss tha se ishte “koha që partia të bashkohet pas një kandidati që do të qeverisë në mënyrë konservatore dhe që ka treguar se mund të ofrojë sukses”.

Të tre kandidatët e mbetur, Sunak, Truss dhe Mordaunt kanë prezantuar programe me politika të ndryshme për të shtuar pikë në fushatat e tyre, duke u përpjekur të largojnë vëmendjen nga premtimet për uljen e taksave, në një kohë kur ekonomia në rënie e Britanisë i ka lënë njerëzit me disa nga problemet më të mëdha financiare që shumë vjet.

Zoti Sunak, dorëheqja e të cilit si ministër i financave i dha goditjen e fundit kryeministrit në largim, Boris Johnson, tha se do të zbatonte dënime më të ashpra për kriminelët që nuk paraqiten në gjykatë dhe do të godiste bandat që trafikojnë gra të reja për seks.

“Do të jetë përparësia ime kryesore në qeveri të mbaj të sigurt publikun britanik dhe unë do të bëj gjithçka që duhet për ta arritur këtë”, tha zoti Sunak përmes një komunikate.

Etiketa: borisBritanidoreheqja

Lajme të lidhura

BOTA

Adoleshenti humb jetën në ujëvarë gjatë valës së të nxehtit, viktima e 12-të në Britani

21:17 : 29/05/2026
BOTA

Dyshohet se spiunoi në favor të një shërbimi inteligjent iranian, arrestohet greku në Britani

16:18 : 29/05/2026
AKTUALITET

Kapet duke punuar në fermë kanabisi, dënohet me burg shqiptari në Britani /EMRI

11:18 : 29/05/2026
AKTUALITET

Trafikonin me jahte emigrantët, shqiptarëve ‘u bëhet pritë’ në Angli, 3 në pranga

09:52 : 28/05/2026
BOTA

Rusia ‘bllokon sinjalin e avionit’ që transportonte ministrin britanik të mbrojtjes

13:51 : 25/05/2026
BOTA

Britania kërkon marrëdhënie më të ngushtë ekonomike me BE, sugjeron një treg të vetëm për mallrat

15:09 : 23/05/2026
Para

"Nuk e merituam humbjen", Shehi: U mërzita te rasti i fundit, por mbetet e hapur

TË GJITHA

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

11:46 : 04/06/2026

Autori bënte qitje në pyll, pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

11:42 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom