• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Plas skandali/ Klinika në Shkup bënte eksperimente me të sëmurët me Covid

23:19 : 18/07/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Eksperiment i paaprovuar me qeniet njerëzore në vend që t’i kuronte nga COVID-19. Ky ishte trajtimi që morën pacientët që u shtruan në klinikën private “Zhan Mitrev” në Shkup për t’u trajtuar nga virusi.

“Filtrimi i gjakut” apo Hemofiltrimi që “Zhan Mitrev” u ofronte pacientëve me covid si shpresë e vetme për shpëtim nga vdekja, del të ketë qenë eksperiment mjaft i rrezikshëm që u kushtoi me jetë shumë pacientëve. Ky trajtim ofrohej në paketë 3-5 mijë euro për seancë.

Trajtimi me hemofiltrim ishte bërë duke mos u treguar pacientëve dhe familjarëve të tyre se me ta po bëhej një eksperiment shkencor. Nuk u ishte treguar as për rreziqet e as për pasojat që sillte ky trajtim.Ky skandal u zbulua nga një hulumtim i bërë nga IRL (Investigative Reporting Lab) tek të cilët kishin ardhur mbi 24 ankesa nga familjarët që humbën të dashurit e tyre në klinikën “Zhan Mitrev” nga trajtimi që morën kundër COVID-19.

Jo të pakta ishin rastet e pacientëve që përfundonin tragjikisht pas “Pastrimit të gjakut” si pasojë e infeksioneve bakteriale në gjak që më pas u sillte vdekjen.

I tillë është edhe rasti i familjes Brezevi, të cilët në Zhan Mitrev humbën kryefamiljarin pikërisht nga kjo arsye. Sipas tyre, doktorët e Zhan Mitrev ua fshehën rezultatet laboratorike që dëshmonin se familjari i tyre po merrte infeksione bakteriale spitalore të njëpasnjëshme. Në vend të pasqyrës së vërtetë klinike, u jepnin raporte të rrejshme me rezultate negative për prezencë të baktereve në gjak.

Lexo edhe:

Cilat janë rezultatet e Dialogut Strategjik mes Shkupit dhe Uashingtonit?

Skandali në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë/ 1.1 mln lekë për të marrë titullin “mjeshtër” në saldim

Në analizat që ata vetë i siguruan nga burime të tjera dëshmohej se familjari i tyre që po mjekohej në Zhan Mitrev, po merrte infeksione bakteriale spitalore të njëpasnjëshme.

“Pavarësisht insistimit për të zbuluar të vërtetën, spitali u tregua jo transparent me ne”, – thonë familjarët. Pacientit nga familja Brezevi iu përkeqësua gjendja dhe më pas ndërroi jetë.

Por ai nuk ishte i vetmi. Si Brezevi përfunduan edhe shumë të tjerë që u trajtuan me “Hemofiltrimin” magjik. Sipas IRL, asnjë nga këto raste me helmim gjaku nuk u paraqit në institucionet shëndetësore shtetërore edhe pse me ligj është e obligueshme.

Vetëm gjatë kohës së pandemisë, klinika Zhan Mitrev përfitoi mbi 17 milionë euro vetëm nga trajtimi i pacientëve më COVID. Aso kohe ishin mjaft të shpeshta paraqitjet publike të vetë pronarit dhe doktorit kryesor, Zhan Mitrev në mediat vendase, duke proklamuar “Pastrimin e gjakut” si zbulimi më i avancuar për trajtim të pacientëve me COVID.

IRL gjithashtu ka dalë me disa fakte që sipas saj vendosin në pikëpyetje edhe titujt shkencorë dhe profesional të Zhan Mitrev. Sipas tyre, një pjesë e madhe e titujve po del të jenë të rrejshëm dhe të blerë nga organizata të huaja që nuk ekzistojnë ose që kanë qenë pjesë e mashtrimeve.

Hulumtimi i bërë ndjek rrugën dhe metodologjinë e funksionimit të një prej mjekëve më të paguar në vend. Në fokus të hetimit është periudha 2020-2021 gjatë trajtimit të pacientëve me COVID-19, ku ishte aplikuar metoda e hemofiltrimit.

Kjo metodë zbatohej vetëm në këtë klinikë, bazuar tek një rekomandim i përkohshëm dhe tejet strikt i një organizate shëndetësore.

Hulumtimi i IRL gjithashtu zbërthen dëshmi se si institucionet përgjegjëse shëndetësore nuk kanë ditur për veprimet e paligjshme të kësaj klinike, për trajtime që duhen dhënë leje dhe miratime përkatëse, por edhe mbikëqyrje e specializuar institucionale.

Pas këtij raportimi ka reaguar ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut që ka premtuar se do të ketë hetim të plotë për rastet.

Etiketa: CovidMaqedoniskandal

Lajme të lidhura

BOTA

Cilat janë rezultatet e Dialogut Strategjik mes Shkupit dhe Uashingtonit?

15:20 : 02/10/2025
AKTUALITET

Skandali në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë/ 1.1 mln lekë për të marrë titullin “mjeshtër” në saldim

21:30 : 30/09/2025
AKTUALITET

Rezultojnë mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

20:08 : 30/09/2025
AKTUALITET

Varianti i Covid po përhapet në të gjithë Shqipërinë, mjekët: Po mbipopullon urgjencat

11:20 : 23/09/2025
AKTUALITET

“700 euro për 5 ditë leje”, arrestohet shefi i regjimit në burgun e Lushnjes (Video)

21:52 : 16/09/2025
AKTUALITET

Skandali/ Shefi i regjimit në Lushnje merr 700 euro për të nxjerrë të burgosurin disa ditë nga qelia

21:43 : 16/09/2025
Para

Lazio në kërkim të një mesfushori, “piketon” lojtarin e Interit

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 3 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 02/10/2025

EMRI/ I dënuar për trafik kokaine, ky është shqiptari që u gjet i varur në një tabelë në Belgjikë

23:00 : 02/10/2025

Hoxha: Krimi i organizuar në Durrës i lidhur me pushtetin, operacioni i SPAK i vonuar

22:54 : 02/10/2025

Conference League/ Shkëndija humbet ndaj Rayo Vallecanos, barazon Drita

22:45 : 02/10/2025

Nipi i Halim Kosovës kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës? Florian Haçkaj: Ja çfarë më tha

22:37 : 02/10/2025

FOTO/ Ky është 40-vjeçari që u vra me thikë në Babrru, autori shkoi me njolla gjaku në lokal

22:27 : 02/10/2025

A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do e mbroj vendimin tim

22:15 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com