• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera e shekullit/ ‘Lavatriçja’ e qeverisë nuk pastroi vetëm paratë e inceneratorëve

19:27 : 14/07/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Thuajse çdo ditë në ekranet e televizioneve parakalojnë viktima të aferës së inceneratorëve, si Haxhire Gurakuqi, Merita Hajdari, Thanas Çani dhe të tjerë anonimë për publikun, që u gjetën në mes të një skandali tronditës korrupsioni.

Historitë e njerëzve plot halle, që u zgjuan si firmëtarë të milionave të pista të korrupsionit, janë çudira shqiptare që nuk ka gazetar t’i rezistojë dhe që hedh dritë mbi banalitetin e aferave ku dyshohen të përfshirë zyrtarët më të lartë të qeverisjes.

Por kur denoncoi skandalin, Monika Kryemadhi zbuloi se në të njëjtën lavatriçe që përdori Klodian Zoto, u pastruan edhe para të kompanive të tjera, që kishin përfituar tendera të tjerë publikë. Sipas saj, bëhej fjalë për firma ndërtimi që kapin zakonisht ndërtimin e rrugëve apo veprave të tjera të rëndësishme.

Por përse duhej të përfshihen në një skemë pastrimi parash, kompanitë që përfitojnë tendera publikë?

Shtysa është e njëjtë, si me inceneratorët: korrupsioni.

Lexo edhe:

Senati Amerikan dështon për të shtatën herë, nuk arrihet marrëveshja për financimin e qeverisë

Parlamenti debat për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, për socialistët fajin e ka Saliu!

Nëse një kompani detyrohet të paguajë ryshfet për të fituar një tender, atëherë shuma e parave që kjo kompani tërheq nga buxheti i shtetit për të kryer punimet është në vlera maksimale. Jo më kot, ndodh që kompanitë fitojnë tendera me thuajse 99% të shumës që vihet në dispozicion nga buxheti i shtetit.

Por pasi kanë marrë paratë lind nevoja e justifikimit të shpenzimeve, që duhen fryrë me faturat e mallrave. Kjo bëhet përmes kompanive fantazëm, të cilat nën emrat e Haxhire Gurakuqit, Merita Hajdarit, Thanas Çanit etj, prodhonin fatura fiktive, njësoj si në rastin e inceneratorëve.

Prandaj, në dosjen që LSI ka dorëzuar në SPAK, nuk janë të përfshira vetëm kompanitë e Klodian Zotos, por edhe të tjera, që kanë përfituar tendera dhe kanë pastruar para në të njëjtën “lavatriçe”, si Zoto.

Në datën 5 korrik, e ftuar në emisionin Open, Kryemadhi refuzoi t’i bëjë publike emrat e këtyre kompanive private.

“Ju që keni rastin e 24 kompanive që kanë bërë 189 milionë dollarë dhe paske hallin e firmave që paskan bërë evazion fiskal. I keni faturat në SPAK dhe do t’i marrin atje dhe atje t’i shikojnë. Unë gjoba firmave nuk iu vë. Që t’iu përmend emrin këtu dhe të shkojnë nesër firmat të falen nëpër zyrat e politikanvëe, siç ka ndodh deri sot. Si u bë për rrugën e Kukësit, siç u bë për pallatet, siç u bë për konçensionet. Unë nuk jam kjo. Unë i çoj në SPAK të japin llogari atje. Të gjitha firmat që kanë fitu konçensione, që bëjnë beton, që marrin leje ndërtimi dhe që hedhin dhera” u shpreh Kryemadhi, duke lënë të kuptohet se 189 milion euro evazion fiskal nuk u bënë vetëm me inceneratorët.

Deklarata zbuloi një anë tjetër të skandalit, që ka të bëjë me të njëjtin fenomen, pavarësisht se nuk prek inceneratorët.

“Unaza e re, grataçelat, rrugët që iu këndohen këngë, konçensionet 30-vjeçare dhe 20-vjeçare, hidroçentralet, ku prodhohet beton, ku prodhohet hekur, ku ka dhera, ku ka eskavatorë, ku ka fshatra turistikë” iu referua kryetarja e LSI tangent disa veprave publike, kur u pyet për të disatën herë në emision mbi emrat e kompanive private.

Përballë një afere të tillë, që prek sferat më të larta të politikës dhe biznesit, prokurorët e SPAK janë prekur nga një paralizë totale. Prej ditësh nuk ka asnjë veprim, asnjë shpjegim në media, asnjë reagim, sado simbolik mbi këtë çështje.

Edhe kur një nga viktimat e skemës, Merita Hajdari u paraqit vetë në SPAK, ajo tregoi se si prokurorët e kishin kthyer për në shtëpi. Pra, prokurorët nuk morën në pyetje as një grua që deri dje detyrohej të shiste kanaçe. Sa janë gjasat që t’u afrohen atyre që mbajnë në këmbë një sistem të tërë të kontrollit politik dhe ekonomik të vendit?/Lapsi/

Etiketa: afera inceneratorevepastrim parashqeveria

Lajme të lidhura

BOTA

Senati Amerikan dështon për të shtatën herë, nuk arrihet marrëveshja për financimin e qeverisë

09:17 : 10/10/2025
AKTUALITET

Parlamenti debat për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, për socialistët fajin e ka Saliu!

12:50 : 09/10/2025
AKTUALITET

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Ligji i ri, sa do të na kushtojnë mbetjet?!

19:32 : 08/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

17:12 : 08/10/2025
Para

VIDEO/ Avionët 'Canadair' nga Greqia nisin shuarjen e flakëve në malin e Çikës

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 10/10/2025

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

22:56 : 10/10/2025

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com