• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Privati e menaxhon më mirë se shteti’, PS rrëzon dekretin e Metës për Butrintin

16:44 : 12/07/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Komisioni i Ekonomisë rrëzoi të martën dekretin e Presidentit Ilir Meta që rikthente për rishqyrtim në Kuvend marrëveshjen për menaxhimin e Butrintit. Socialistët mbrojtën projektin fillestar për dhënien e menaxhimit një fondacioni privat, pavarësisht kundërshtimit të opozitës.

Dekreti i presidentit për kthimin e ligjit nr. 50/2022 ‘Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nën zonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e parkut kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit’ shkaktoi debate në Komisionin e Ekonomisë para se të rrëzohej me votat e PS-së.

Përfaqësuesi i Presidencës, Bledar Dervishaj, argumentoi arsyet e kthimit të ligjit nga ana e presidentit Meta dhe kërkoi nga deputetët të pranojnë dekretin dhe të ngrenë një Komision të Posaçëm Parlamentar pasi, sipas tij, ‘çështja përbënte interes të lartë publik’.

‘Nëse shumica zgjedh të rrëzojë dekretin dhe të vijojë me hyrjen në fuqi, nuk do t’i shërbente interesave të larta të vendit, por do të përkeqësonte dhe një marrëdhënie të organit të shtetit me shoqërinë civile, ekspertët dhe qytetarëve në përgjithësi’,- tha Dervishaj.

Sipas Dervishajt, ligji cënonte konventat ndërkombëtare, rezolutën e Parlamentit Europian për trashëgiminë kulturore dhe binte ndesh me praktikat e Gjykatës Kushtetuese.

Lexo edhe:

Rrezikonin mbytjen, anija shqiptare “Butrinti” u vjen në ndihmë 13 emigrantëve

Fermerët e Sarandës protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Midhja rrezikon të zhduket!

Duke iu referuar konceptit të ri të menaxhimit të Butrintit, ai theksoi se ‘shmang auditimin nga institucionet e pavarura kushtetuese për të ardhurat që do të krijohen dhe mënyrës së përdorimit të tyre’.

Relatorja Blerina Gjylameti kundërshtoi pretendimet e presidentit duke mbrojtur formulën e menaxhimit që përcakton ligji i qeverisë. Sipas saj, menaxhimi privat ishte më i mirë se ai shtetëror.

‘Në shtetet diktatoriale mund të mos ketë fare forma të subjekteve private të interesuara për menaxhimin e pasurive kulturore. Kjo nuk do të thotë se menaxhimi është më i mirë se në vendet demokracitë perëndimore, ku privatët duke pasur më shumë fonde në dispozicion kanë mundësi të investojnë në ekspertizë më të mirë. Ideja se shteti mbron më mirë pasuritë kulturore është një atavizëm’, tha Gjylameti.

Por, për deputetën e PD-së, Ina Zhupa, lënia në dorë të privatit ishte shkelje e konventave ndërkombëtare dhe dhënie me konçension e trashëgimisë kulturore pa asnjë model të ngjashëm në botë. Ajo i kërkoi komisionit që të pranonte dekretin e Metës dhe të rikthente në shqyrtim ligjin.

‘Sipas Konventës së Parisit, shteti duhet të jetë kryesor dhe aksioner vendimmarrës në menaxhimin e pasurisë kulturore’- tha ajo duke risjellë edhe një herë para komisionit argumentet kundër ligjit.

Kryetari i Komisionit Eduart Shalsi i ndërpreu fjalën Zhupës me arsyetimin e tejzgjatjes kohore dhe ripërsëritjes së argumenteve të njohura publikisht. ‘Po shkel rregulloren dhe po tregoni se vota juaj është e paracaktuar’- kundërshtoi Zhupa.

Shalsi e hodhi në votim dekretin duke e rrëzuar me votat e deputetëve socialistë.

Vetë presidenti Meta reagoi publikisht pas këtij votimi duke e cilësuar sjelljen e mazhorancës ‘arrogante dhe korruptive’ dhe ligjin për menazhimin e Butrintit një skenar antikombëtar.

‘Deputetë që kanë vepruar në këtë mënyrë janë të diktuar politikisht për të ecur drejt skenarit të rrezikimit të një prej pasurive kombëtare, si Butrinti, vetëm për arsye tërësisht të errëta, tërësisht korruptive dhe më të thella se sa kaq, pse jo edhe shkombëtarizuese’- tha ai në një dalje për mediat në mesditë.

Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit u krijua me një marrëveshje mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF, një korporatë jofitimprurëse e regjistruar në Delaware të Shteteve të Bashkuara, i cili ka mbështetur edhe hartimin e planit të biznesit për menaxhimin e Butrintit. Marrëveshja mes Ministrisë dhe këtij fondacioni parashikon lënien në menaxhim të Parkut Kombëtar të Butrintit për 10 vite. /BIRN/

Etiketa: butrintidekreti Metakoncension

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrezikonin mbytjen, anija shqiptare “Butrinti” u vjen në ndihmë 13 emigrantëve

21:16 : 20/05/2025
AKTUALITET

Fermerët e Sarandës protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Midhja rrezikon të zhduket!

20:34 : 28/03/2025
AKTUALITET

Detektorë dhe gropa: Kërkuesit e thesareve po rrënojnë parqet arkeologjike

08:56 : 28/01/2025
AKTUALITET

Tare: UNESCO kërkon që Butrinti të mos fragmentarizohet, Margariti i hapi rrugë ndërtimeve

20:26 : 26/07/2024
AKTUALITET

Zhupa: Socialistët e trajtojnë si mall koncensionar Parkun e Butrintit

17:47 : 23/07/2024
AKTUALITET

UNESCO “shuplakë” qeverisë Rama: Shmangni me çdo kusht menaxhimin e fragmentarizuar të Butrintit

20:16 : 20/07/2024
Para

“Është e shkruar në kontratë, Bitri largohet nga Partizani pas Europës”

TË GJITHA

Ardit Gjebrea shpreh dëshirën e datëlindjes: Dua të prezantoj “Kënga Magjike” me Anën

15:42 : 07/06/2025

TikTok u mbyll vetëm për fushatë? Aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

15:34 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Pak orë para sfidës, kompanitë e basteve zbulojnë “favoritin”

15:26 : 07/06/2025

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë

15:17 : 07/06/2025

Tërmet i fortë në Greqi, ja epiqendra dhe magnituda

15:07 : 07/06/2025

Jozi harron Loredanën? Puthje dhe përqafime me vajzë ‘misterioze’

15:01 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com