• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Ka shpenzuar 20 mln euro për blerje energjie’, KESH mohon se ka shkelje

10:54 : 12/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, LAJMI I FUNDIT

PD ka denoncuar ditën e djeshme se KESH ka shpenzuar 20 milionë euro për blerje energjie vetëm për një periudhë 6 ditore.

Eksperti për energjinë, Euard Elezaj, në emër të PD i ka bërë thirrje SPAK të nisë hetimet e menjëhershme për zbardhjen e abuzimeve në sektorin e energjetikës, që nga tenderat sekretë deri te financat e operatorëve të fushës.

Ndërkaq ka ardhur edhe reagimi i KESH, ku thuhet se procedurat e blerjes së energjisë elektrike, diktuar nga kriza që ka përfshirë të gjithë botën në këtë sektor, janë në përputhje të plotë të gjithë procedurave dhe çmimeve të tregtimit në bursat ndërkombëtare, konkretisht bursës hungareze, të cilës shteti shqiptar i referohet për blerje-shitjen e energjisë.

Më tej në reagim thuhet se nuk ka asnjë abuzim apo shkelje ligji në procedurën e ndjekur nga KESH për blerjen e energjisë për javën 11 – 17 korrik 2022.

Reagimi i KESH:

Lexo edhe:

Riviera Franceze goditet për herë të dytë nga ndërprerja e energjisë elektrike, ja çfarë dyshojnë autoritetet

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

Koorporata Elektroenergjetike Shqipare sqaron opinionin publik se procedurat e blerjes së energjisë elektrike, diktuar nga kriza që ka përfshirë të gjithë botën në këtë sektor, janë në përputhje të plotë të gjithë procedurave dhe çmimeve të tregtimit në bursat ndërkombëtare, konkretisht bursës hungareze, të cilës shteti shqiptar i referohet për blerje-shitjen e energjisë.

Nuk ka asnjë abuzim apo shkelje ligji në procedurën e ndjekur nga KESH për blerjen e energjisë për javën 11 – 17 korrik 2022.

Ditën e diel, datë 10 korrik, bursa është mbyllur me çmimin 110.05 euro/MËh ndërsa ditën e hënë, datë 11 korrik, është mbyllur me çmimin 374.66 (+240%).

KESH nuk ka blerë energji për ditën e diel, për shkak të kërkesës së FTL (OSHEE).

Kërkesa e FTL është ulur nga 19 mijë në 14 mijë MËH, për shkak të konsumit të ulët, që vjen si pasojë e uljes së temperaturave, por edhe faktit që industritë dhe konsumatorët e mëdhenj të energjise janë pushim. Është kjo arsyeja që edhe në botë çmimi i energjisë është më i ulët ditën e diel.

Por, KESH ka blerë energji, jo për 1 ditë, por për javën e 28-të të vitit, pra për periudhën 11 – 17 korrik, mesatarja e të cilës llogaritet te jete sipas treguesit HUDX rreth 398 euro/MËh.

KESH gjithashtu, përveç çmimit të energjisë paguan edhe për kapacitetet e transmetimit, çmimet e të cilave shtohen si kosto në blerjen finale për MËh. Çmimet e blerjes janë në trend të arsyeshëm mbi çmimet e bursës hungareze të energjisë me një mesatare të ponderuar 434 €/MVh.

Sipas skenarëve për menaxhimin optimal të kasakdës, nëse KESH nuk do të blinte energji në tregje këtë javë (javën e 28-të) atëherë rezerva energjetike do ulej nën mesataren shumëvjeçare, duke cënuar në këtë mënyrë operimin optimal të kaskades, e cila sjell pasoja të drejtpërdrejta për periudhën në vijim që pritet të jetë e thatë dhe me çmime të larta të energjisë në tregje.

KESH siguron opinionin publik se të gjitha procedurat për blerjen e energjisë janë transparente dhe tërësisht ligjore. Ato mund të kontrollohen nga çdo institucion ligjzbatues apo çdo parti politike e interesuar për të vërtetën.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare garanton çdo qytetar se po merren të gjitha masat për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji elektrike për çdo abonent.

Etiketa: akuzat e PDenergjiaKESH

Lajme të lidhura

BOTA

Riviera Franceze goditet për herë të dytë nga ndërprerja e energjisë elektrike, ja çfarë dyshojnë autoritetet

16:45 : 25/05/2025
AKTUALITET

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025
AKTUALITET

Padia për shpifje nga KESH, GJKKO shpall të pafajshëm Gazment Bardhin

16:14 : 05/05/2025
BOTA

Kosovë, çmimi i energjisë pritet të rritet deri në 30% për bizneset

15:15 : 29/04/2025
BOTA

“Blackout-i”/ Kryeministri i Spanjës: Telekomunikacioni është në një moment kritik!

19:29 : 28/04/2025
AKTUALITET

Premtimi për energjinë: Shifrat që sfidojnë narrativën qeveritare

22:47 : 25/04/2025
Para

Manja: Do i qëndrojmë deri në fund propozimit për hartën gjyqësore

TË GJITHA

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025

Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, policia gjeti në banesën e tyre lëndë narkotike

09:22 : 03/06/2025

VIDEO shokuese! Momenti kur 19-vjeçarja serbe heq rripin e sigurimit dhe bie nga parashuta

09:12 : 03/06/2025

Qershori çel regjistrimet në kopshte, 20 ditë afat! Procedurat që duhet të ndiqen hap pas hapi

09:12 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com