• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fevziu: I kam refuzuar ofertat për tu bërë ministër, ja kur do largohem…

21:55 : 11/07/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Blendi Fevziu gjatë një interviste për Ylli Rakipin në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka treguar arsyet përse i ka refuzuar ofertat për t’u bërë pjesë e politikës.

Ai tha se nuk i përshtatet dot formatit të një politikani sepse është njeri i lirë dhe nuk mund të kufizohet dhe të jetë strikt, pasi pëlqen udhëtimet dhe largohet shpesh nga vendi. Fevziu gjithashtu foli për jetën në diktaturë, studimet dhe fillimet e tij si gazetar.

Pjesë nga biseda në studio:

Blendi Fevziu: Më kanë thirrur disa herë. Kam qenë 31 vjeç. Që në momentin e parë kur më kanë thënë, kam thënë jo. Ideja që kam patur, ka qenë mos-ngatërrimi me politikën.

Kam qenë aktiv në vitet 90’-95’ midis gazetarisë dhe politikës. Kam qenë pjesë e Partisë Demokratike në fillim dhe Aleancës Demokratikë më mbrapa.

Lexo edhe:

EMRI/ Vritet brenda banesës pronari i televizionit italian, pistat e hetimit

Televizioni Serb në Tiranë, një histori e dyshimtë që shkon te njerëzit e Vuçiç e pushteti i Millosheviçit

Edhe pse isha shumë i ri, fillova të kuptoj që në politikë gjërat nuk varen shumë nga ti. Ose do të jesh i pari dhe të vendosësh piketat, ose të gjithë të tjerët mbrapa nuk e mbajnë dot peshën e të ruajturit të personalitetit të fortë. E shihja që kishte brryla, sharje, ishte gjë neveritëse. Në gazetari kisha më shumë pasion. Të gjithë ofertat e mëpasme kam thënë jo. Madje një miku im që ka qenë prezent kur më kanë bërë oferta, më ka thënë pse thua jo? Kam thënë jo sepse nuk kam dilemë.

Në një rast tjetër kur më kanë bërë një gjë të ngjashme, kam thënë unë nuk jetoj dot me badigardë. Jam njeri relativisht i lirë. Liri do të thotë që çohem në mëngjes, vendos të iki, mbush valixhen dhe i hipi një avioni, mund të gjendem në fund të botës. Jam njeri që dua të dal për dreka, ti hipi makinës të shkoj në një vend tjetër, nuk bëj dot jetën strikte. Edhe pse jeta ime ka qenë e limituar për shkak të katër emisioneve në jave.
Para disa kohësh kisha një problem me marrje mendsh dhe vajta te një mjek në Austri. Kur po i tregoja ritmin tim të punës, ai ngeci një moment. Më tha, ke një problem ndryshe me ritmin. Ritmi starton në mëngjes, arrin një kulm nga dreka dhe rreth orën pesë bie ritmi, kurse ty të kulmoka në 10 të natës, ndaj duhet të përshtatesh me një lloj jete tjetër.

Ylli Rakipi: Fevzi, si u bërë gazetar ti? Vendi ishte bosh, mund të zgjidhje gjithçka. Ti pse shkove te gazetaria?

Blendi Fevziu: Opinion mbush 25 vjet si emision. Mbylli vitin e 25. Nuk e kam menduar asnjëherë që nuk do largohem, do ta bëj në momentin që do e ndjej. Jam thirrur disa herë së pari që kur kam qenë 31 vjeç për post politik por kam thënë jo. Pas ‘90 kam qenë aktiv mes gazetarisë dhe politikës, pothuajse si të gjithë, por nisa të kuptoj se nuk varen gjërat nga ti. E shihja që në politikë kishte gjëra neveritëse dhe në gazetari kisha më shumë pasion prandaj ofertat kanë qenë ‘jo’ gjithmonë sepse s’kam asnjë dilemë. Ishte një kohë kur oferta për të punuar dhe për tu angazhuar, ishin më të mëdha se mundësitë që kishte vendi. Mund të bëheshe çfarë të doje, deputet, ministër, gazetar, biznesmen.

Mund të shisje cfarë të doje. Unë nuk isha rastësisht. Kisha zgjedhur të studioja letërsi. Mua mu përputh kërkesa me atë që më caktuan. Im atë dhe ime më nuk ishin dakord. Im atë thoshte nëse do të kesh hajër në jetë, mundohu të marrësh një profesion. E dyta thoshte mos bëj shkollën e lartë, po mbarove shkollën e lartë do të hedhin në veri. Më mirë shko ushtar dhe merr zanat, rri në Tiranë. Ime më thoshte letërsia nuk është ndonjë degë, jam vetë mësuese letërsie. Unë doja letërsinë. Im atë më tha po shkatërron jetën tënde. Ai thoshte merr profesion. Madje kishte idenë për mjekësinë apo inxhinier. Pra një zanat. Unë nuk kisha asnjë lidhje me zanatet.

Kur hyrë në letërsi, atë vit ndodhi dicka. Unë vija nga një familje që kishte probleme me regjimin komunist dhe normalisht do ta kisha të vështirë të drejtën e studimit. Për fatin tonë të madh, Ramiz Alia në një takim, mbajti një fjalim ku ka thë një frazë që e përdorën të gjithë për të shkuar në shkollë, tha që ne nuk kemi pse ta shtrijmë luftën e klasave edhe te nipërit e atyre që kanë qenë kundërshtarë, sepse janë njerëz që janë lindur dhe rritur në sistemin tonë popullor, duhet t’ju japim mundësi nëse janë të aftë.

U futa në shkollë, fillova të angazhohem me gazetën Studenti, do të thotë të punoje falas, të rrije dy herë në javë në shtypshkronjë, por e bëja me pasion. Kur filloi të liberalizohej pak, vendosa bashkë me Ben Blushin të bënim një seri intervistash me shkrimtarë të njohur, për ti dhënë gazetës Studenti një frymëmarrje tjetër. Shkuam te shkrimtarët më të njohur. Befas, këto intervista që i bënim dy faqe, filluan të kishin vëmendje të jashtëzakonshme, sa filluan shkrimtarë të njohur të na thoshin përse nuk na merr ne. Nga gjashtë muaj shkoi dy vjet ai cikël. Filluam të njihemi me Prec Zogajn dhe Remzi Lanin, që ishin njerëz të rëndësisëm dhe filluan të na angazhonin për Gazetën Zëri i Rinisë.

Gazetaria ishte pasion. Ka shumë njerëz në botë që bëjnë një punë, e bëjnë se duhet të jetojnë, e bëjnë sepse fitojnë shumë, e bëjnë sepse është e vetmja mënyrë ekzistence. Por, ka shumë pak njerëz që bëjnë një punë që do të dëshironin ta bënin në jetë. Kjo është puna që unë dua të bëj në jetën time. Ditën që do të çohem në mëngjes me sikletin që ç’më duhet kjo punë, do të iki.

Ylli Rakipi: Nuk ke lënë vend pa vajtur në botë Fevzi, ke njohur gazetarë edhe në botë, ku ndryshon gazetari shqiptar me gazetarin perëndimor?

Blendi Fevziu: Kur flasim gazetar perëndimor flasim për vendet e mëdha. Në vendet e mëdha lajmi është lajm, komenti është koment, Shqipëria është vend i vogël. Nëse në botë konkurenca është midis mediave, ne Shqipëri konkurenca më e madhe janë kafenetë. Ti bën një lajm, ndërton artikull, gjëja e parë që ta konteston artikullon janë llafet nëpër kafe. Kjo në botë nuk ndodh. Bota është një gjë e madhe.

E kam diskutuar edhe vjet kur ishin zgjedhjet, që filluan grupimet e PR, filluan të ndërtojnë skenare absurde, nxirrnin njerëz para liderit të partisë që ti thoshin do të votoj për ty, por kam votuar për partinë tjetër deri dje, i jepnin një 50 mijë leksh të thoshte këtë. I thashë, dëgjo, këto janë skema që funksionojnë në vende me 50-100 milionë banorë, ku atë personin që del aty nuk ka si ta njohë ai i qytetit tjetër. Në Shqipëri identifikohet. Problemi më i madh i gazetarisë në Shqipëri, është beteja me botën informale të thashethemeve.

Etiketa: fevziuministertelevizion

Lajme të lidhura

BOTA

EMRI/ Vritet brenda banesës pronari i televizionit italian, pistat e hetimit

10:02 : 05/03/2026
AKTUALITET

Televizioni Serb në Tiranë, një histori e dyshimtë që shkon te njerëzit e Vuçiç e pushteti i Millosheviçit

09:51 : 08/02/2026
BOTA

Ministri malajzez: Stresi nga puna të kthen gay

12:54 : 29/01/2026
BOTA

I akuzuar për 26 vepra penale, ish-ministri polak Zbigniew Ziobro përfiton azil politik në Hungari

10:20 : 12/01/2026
BOTA

Arrestohet ish-ministri i Transportit i Rumanisë, akuzohet për korrupsion

08:44 : 17/12/2025
BOTA

Kërcënim për bombë në një televizion francez, ndërpritet transmetimi live

20:53 : 15/11/2025
Para

Berisha: Ja alternativa që i ofroj shqiptarëve në qeverisje

TË GJITHA

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrjeje masive në protestën për Zvërnecin

18:55 : 04/06/2026

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetBetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom