• Kontakt
Wednesday, May 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E fitoi “Gjikuria”/ KLSH: Jorgo Goro, shkelje në tenderin 300 mijë euro për Potamin

14:38 : 06/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Kontrolli i Lartë të Shtetit ka arritur në konkluzionin se kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, është përgjegjës për shkeljen e procedurave në tenderin me vlerë mbi 300 mijë euro për ndërtimin e kanalizimeve në zonën e Potamit.

Tenderi është zhvilluar në vitin 2019 dhe është fituar nga kompania “Gjikuria”.

Audituesit shtetërorë kanë konstatuar se autoriteti kontraktor, pra Bashkia Himarë, ka vendosur kritere kualifikuese, të cilat kufizojnë pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë në tender.

Në foto: KLSH ngarkon me përgjegjësi kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, për shkelje në tenderin 300 mijë euro për kanalizimet e Potamit

Procedura tenderuese me objekt “Ndërtimi i rrjetit të jashtëm të kanalizimeve të ujerave të zeza dhe stacioni i pompimit, Lagja Potam” është shpallur në gusht të vitit 2019.

Lexo edhe:

PC STORE “paracakton” veten si fituese në tenderin e Kuvendit për inteligjencën artificiale

Gjikuria “i ngul kthetrat” edhe në Gjirokastër! Merr tenderin megjithëse ofroi 600 milionë më shumë

Fondi limit i vendosur për këtë tender nga Bashkia Himarë ishte 34.868.272 lekë të reja.

Në garë rezultojnë se kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë, njëri prej të cilëve është tërhequr para se të hapeshin ofertat.

Në foto: Bashkia Himarë shpall fitues kompaninë “Gjikuria”

Në përfundim, në procedurë ka mbetur vetëm kompania “Gjikuria”, e cila është shpallur fituese me ofertë 34.160.214 lekë të reja, ose sa 98 përqind e fondit limit.

Shkeljet

Ky tender ishte objekt i një ekspedite verifikuese nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka publikuar së fundmi raportin, së bashku me rezultatet konkrete.

KLSH ka arritur në përfundimin se “Gjikuria” plotësonte kriteret kualifikuese.

Por, përpara se të arrihej në këtë pikë, duket se Bashkia e Himarës ka bërë gjithçka që të favorizonte kompaninë e biznesmenit Lorenc Gjikuria.

Diferenca qëndron gjithnjë tek detajet e vogla.

Bashkia e Himarës kishte përcaktuar disa kritere, të cilat mund të plotësoheshin vetëm nga një numër shumë i kufizuar operatorësh ekonomikë dhe që nuk ishin aspak në proporcion me shërbimin e kërkuar.

Kështu, administrata e Jorgo Goros kishte vendosur që kualifikoheshin në këtë tender kompani që kishin të paktën 100 të punësuar.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, “…kërkesa për disponimin e 100 punonjësve të pasqyruar në listëpagesat e shoqërisë, është një kërkesë joproporcionale dhe e pajustifikuar nga autoriteti kontraktor, si dhe jo në përputhje me nevojat reale, për ekzekutimin e kontratës në mënyrë të suksesshme”.

Në foto: KLSH ka paraqitur në mënyrë të detajuar shkeljet në kriteret kualifikuese të tenderit

Po ashtu, Bashkia Himarë kërkonte që kompanitë të kishin të punësuar të paktën 17 punonjës të pajisur me dëshmi kualifikimi te sigurimit teknik nga subjekte juridike private te akredituara për çertifikimin e punonjësve.

Edhe kjo kërkesë u konsiderua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si “e ekzagjeruar dhe përtej asaj se çka është e nevojshme për realizimin me sukses të kontratës”.

Bashkia e Himarës kërkonte që, një ndër kushtet kualifikuese, ishte që kompanitë të kishin licensë për mbrojtjen nga zjarri.

KLSH vlerëson se ky kriter “nuk lidhet me natyrën e kësaj kontrate. Vendosja e këtij kriteri kufizon pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë, sepse nuk ka asnjë relevancë në vlerësimin e aftësisë zbatuese të operatorëve ekonomikë për zbatimin e kësaj kontrate”.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, këto kritere kualifikuese nuk janë në përputhje me parashikimet ligjore dhe për këtë arsye “ngarkohen me përgjegjësi anëtarët e Njësisë së Hartimit të Dokumentave të Tenderit në Bashkinë e Himarës, si edhe titullari i saj, Jorgo Goro, në cilësinë e miratuesit të këtyre kritereve”.

Etiketa: Gjikuriajorgo goroklshPotamtender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PC STORE “paracakton” veten si fituese në tenderin e Kuvendit për inteligjencën artificiale

18:48 : 26/05/2025
AKTUALITET

Gjikuria “i ngul kthetrat” edhe në Gjirokastër! Merr tenderin megjithëse ofroi 600 milionë më shumë

11:25 : 22/05/2025
AKTUALITET

100-vjetori i KLSH/ Gonzato: Të kontrollohen shpenzimet e fondeve publike, përfshirë ato të BE

11:15 : 20/05/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO shtyn për pas zgjedhjeve shqyrtimin e ankimit të SPAK për hetimin e Xhaçkës

17:52 : 08/05/2025
AKTUALITET

Emiriana Sako ekspozohet haptazi për “Rajli Ndërtim”, refuzon vendimin e KPP për tenderin 1.7 mln €

09:30 : 06/05/2025
AKTUALITET

Nga AKSHI tek Eko Parku dhe Tuneli i Llogarasë, aferat qindra mln euro me firmë të Edi Ramës

08:50 : 04/05/2025
Para

Rama: Serbia nuk mund të heqë dorë shpejt nga gazi rus

TË GJITHA

Rama i bën “bllok” mikut të Veliajt, i refuzon dy leje ndërtimi Gent Sulës së “Kodrës së Diellit”

11:16 : 28/05/2025

EMRI/ Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi në Maliq, arrestohet 39-vjeçari

11:12 : 28/05/2025

Kush është Asllan Fetiu, njeriu i Klod Allajbeut, që i vendosën tritol në lokalin e babait

10:52 : 28/05/2025

Gjyqi për zhdukjen e Jan Prengës/ Prokurorja përplaset me avokatin: Bexhdili ka përdorur EncroChat

10:52 : 28/05/2025

I dënuar me 2 vite e 7 muaj burg për drogë, arrestohet i riu në Burrel

10:24 : 28/05/2025

VIDEO/ Dështon testi i radhës i “SpaceX”, momenti kur raketa del nga kontrolli

10:19 : 28/05/2025

Sulmet vdekjeprurëse në Ukrainë, Trump: Putini “po luan me zjarrin”

10:02 : 28/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com