• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lojërat Mesdhetare/ Incidenti me Qerimajn, Gjoza: Arbitrat na hoqën një medalje

23:09 : 02/07/2022
në AKTUALITET, SPORT

Erkand Qerimaj fitoi medaljen e argjendit në stilin e shkëputjes për peshat 73 kg në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, por gara e tij u shoqërua me polemika të forta, kjo për shkak të vendimeve skandaloze të arbitrave, të cilët në mënyrë të pabesueshme e quajtën fillmisht si të parregullt provën e peshëngritësit shqiptar.

Por pas protestave të forta nga vetë sportisti, nga kreu i FSHP-së Elez Gjoza, nga trajneri Sokol Bishanaku, gjyqtarët u tërhoqen dhe e quajtën si të suksesshëm ekzekutimin e Qerimajt.

Menjëherë pas kësaj skene të turpshme, ku u tentua hapur vjedhja e një medaljeje, gazeta “Panorama Sport” ka kontaktuar me presidentin e shtangës shqiptare, Elez Gjozën. Ky i fundit deklaron se gjithçka ishte e inskenuar, për ti dhënë medaljen kundërshtarit nga Egjipti që garonte me Qerimajn.

“Ekzekutimi me 149 kg në stilin e shkëputjes nga sportisti ynë i talentuar Erkand Qerimaj ishte perfekt. Nuk kishte asnjë lloj difekti dhe asnjë shkak që gjyqtaria të merrte atë vendim ekstrem. Por dua t’iu bëj me dije ju dhe të gjithë shqiptarëve, se një nga gjyqtarët e pandërgjegjshëm egjiptian, së bashku me dy gjyqtarët anësorë, që ishin njëri tunizian dhe një tjetër, donin që në mënyrë flagrante medaljen t’ia kaloni sportistit egjiptian.

Më pas me të drejtë reaguam dhe protestuam të gjithë që nga presidenti, trajneri, sportisti dhe deri te presidenti i Komitetit Olimpik, pasi djersën e sportistëve nuk mund ta çojmë dëm, ashtu sikurse medaljen dhe flamurin shqiptar nuk mund të çojm dëm.

Lexo edhe:

Skandali me heqjen nga shpërblimi për medaljen,Kovaçi-Qerimaj përfundon në prokurori

Nga Gega te Qerimaj, viti 2022 plot me medalje/ Të gjitha arritjet e Shqipërisë

Kështu që ishte këmbëngulja jonë, duke kërkuar menjëherë videon për ta përsëritur, por nuk donin pasi përsëritja e videos do ti dëmtonte dhe do të merreshin masa ndaj tyre. Kështu që u tërhoqën dhe më pas ja dhanë provën të suksesshme Erkand Qerimajt dhe medaljen e argjendtë”, shprehet Gjoza.

Revolta

Më tej kreu i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes sqaron shpërthimin dhe revoltën pas vendimit të gjyqtarëve:  “Ishte e habitshme dhe skandaloze, pasi nuk mund ti heqësh medaljen një sportisti dhe një vendi. Jemi lodhur dhe kemi bërë një punë të jashtëzakonshme, pra është krenaria e një vendi dhe nuk mund të lejonim që një apo dy të pandërgjegjegjshëm të marrin nëpër këmbë dinjitetit e vendit tonë”.

Mungesa në stilin shtytje

Në një situatë të tillë, Elez Gjoza thotë se ishte e pamundur për Qerimajn për ta vazhduar garën, ndërsa i faturon arbitrave mungesën e medaljes në shytje, pasi e quante të sigurt suksesin e Qerimajt:

“Erkandi u traumatizua nga ai vendim dhe nuk mblidhte dot veten për të vazhduar garën. Aq më tepër që në një situatë të tillë stresi, mund të rrezikonte edhe dëmtim. Kështu që nuk kishte si të vazhdonte në shtytje. Me atë që bënë, gjyqtaria na e humbi një medalje, pasi Erkandi ishte medalist i sigurt edhe në shtytje”.

Problemet me gjykimin

Në “Oran 2022” nuk është hera e parë që shikojmë arbitrime tendencioze. Disa ditë më parë boksieri Alban Beqiri vendosi të tërhiqej nga ndeshja çerekfinale ndaj rivalit algjerian për shkak se gjyqtarët po e favorizonin hapur. Lidhur me këtë çështje Gjoza shprehet:

“Absolutisht nuk është vetëm boksi për shqiptarët, por edhe në shumë sporte të tjera kemi parë arbitra që kanë marrë orientim dhe nuk e di se cili është orientimi, por kemi parë 5-6 sportistë që të kontestojnë fort, në një moment dikush hodhi dorezat para tavolinës së arbitrave, pra ishte rasti i shtatë, por te peshëngritja nuk u eci. Unë i bëj apel të gjithë gjyqtarisë se asnjëherë nuk mund ti hanë hakun shteteve dhe sportistëve që derdhin djersë për këto medalje”, përfundon presidenti i FSHP-së.

/Panoramasport

Etiketa: Gjozaqerimaj

Lajme të lidhura

SPORT

Skandali me heqjen nga shpërblimi për medaljen,Kovaçi-Qerimaj përfundon në prokurori

17:26 : 18/01/2023
SPORT

Nga Gega te Qerimaj, viti 2022 plot me medalje/ Të gjitha arritjet e Shqipërisë

12:00 : 02/01/2023
AKTUALITET

Bëri krenarë shqiptarët, Erkand Qerimaj: Faleminderit të gjithëve, pa ju s´do ia …

18:33 : 03/07/2022
Foto: Getty Images
SPORT

Shtanga dhe boksi sollën medalje, Qerimaj: Synoj Olimpiadën e Parisit

17:50 : 31/12/2021
Para

“Do të kalosh në riedukim”, gazetarët-Ramës: Po shkel ligjin, zyrtarët duhet...

TË GJITHA

U ndaluan nga policia gjermane për armëmbajtje pa leje, jepet dënimi për Loredanën dhe futbollistin

08:40 : 17/11/2025

“Parlamenti para Kryeministrisë”/ Çfarë pritet të ndodhë sot në protestën e PD-së

08:40 : 17/11/2025

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

08:30 : 17/11/2025

Studimi/ Njerëzit që flasin më shumë gjuhë, plaken më ngadalë

08:30 : 17/11/2025

Sot seanca paraprake për Metën, vendoset nese dosja do kalojë për gjykim ose jo

08:22 : 17/11/2025

‘Çmendet’ tregu i qirave në Tiranë, çmimet e apartamenteve në nivele rekord

08:16 : 17/11/2025

Këmbimi valutor 17 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com