• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vagabontazhi politik dhe Rama që dënon gazetarët me “riedukim”

19:35 : 01/07/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ramës i shkoi krejtësisht bosh gjithë ajo rrugë që bëri në Bruksel. Shkoi, pa, erdhi vërdall për ndonjë foto, iu qep pas të mëdhenjve, por u kthye pa kuptuar asgjë, madje duke sulmuar dhe turfulluar.

Pikërisht në konferencën për shtyp të mbajtur për takimet në Bruksel, ku duket se mund të na jepet ndonjë mundësi për hapjen e negociatave me BE-në, kryeministri Rama kthehet në vorbullën e tij dhe rrezikun e madh të vendosjes graduale të një sistemi diktatorial, që nis me mbylljen e gojës për fjalën e lirë. E ka nisur me median dhe gazetarë të pakët që ende guxojnë të thonë disa të vërteta, por për ta Rama ka gjetur një zgjidhje: “Do të kaloni në riedukim”.

Kështu ndodhi sot edhe me gazetarin e “A2 CNN”, i cili pyeti ministren Olta Xhaçka nëse e ka shkelur “kodin etik të qeverisë”, pasi bashkëshortin bizmesmen, të shpallur nga Rama “investitor strategjik” e ka takuar vetëm apo në prani të të paktën dy zyrtarëve shtetëror sikurse e kërkon rregulli. Pikërisht kjo pyetje që nuk iu drejtua Ramës por ministres ka ritërbuar edhe një herë kreu e qeverisë.

Duke iu hakërryer gazetarit e dënoi me tre muaj riedukim…

Lexo edhe:

Lubonja: Ndryshimet në Kodin Penal bëhen që Rama të mbajë pushtetin sa më gjatë

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

Në fakt, një koncept i tillë vjen nga e shkuara komuniste, ku për gati 30 vite ka pasur një shkollë në periferi të Tiranës që quhej “shkolla e riedukimit”, ku të mitur dhe adoleshentë mbylleshin në atë kamp që ruhej me policë të armatosur dhe u bëhej vazhdimisht propagandë që të ktheheshin “të shëndetshëm” në radhët e partisë dhe pushtetit popollor. Koncepti i dënimit është i njëjtë, ndërsa forma ka ndryshuar, pasi Ramën nuk e lënë të shkojë deri në atë marrinë sa të hapë kampet e riedukimit të çdo zëri të lirë…

“Shkolla e Riedukimit” në atë kohë quhej me përbuzje nga komunistët si “shkolla e vagabontazhit”. Pra për ta kjo ishte shtresa që duhet të vuante, të ishte jashtë radhëve të partisë pasi kanë kryer sjellje të pahijshme që dëmtojnë pushtetin komunist.

E gjitha kjo skenë e shëmtuar ndodhi pak orë pasi Rama kishte ardhur nga qendra e demokracisë liberale dhe e botës përëndimore në Bruksel. A mund të mendohet që presidenti francez Macron, kryeministrit Britanik Xhonson, apo kanecelari gjerman Scholz tu kthehen në një mënyrë të tillë gazetarëve vetëm për shkakun që nuk u pëlqen pyetja dhe nuk janë media e oborrit qeveritar? Më së paku kolegët e çdo gazetari të sulmuar nga lideri politik do të bojkotonin qeverinë në çdo konferencë dhe gjithashtu mund të mbaheshin protesta deri në rrezimin e qeverive, pikërisht në mbrojtjen e lirisë së medias.

Gazetarë të “vërtetë” sipas Ramës janë ata që bëjnë pyetje sipas kërkesave dhe diktimit të Fugës së tij. Janë ata gazetarë që për mbulim punojnë në një media private, që në letra thotë jam e pavarur, por bëjnë edhe ndonjë punë të dytë apo të tretë në bordet e qeverisë, ku paguhen si këshilltarë mediatik pa shkuar një ditë nëpër institucione. Po këta soj rrogtarësh shtetëror, që mbajnë në qafë kartën e gazetarit quhen të “denjë për shoqërinë”. Që duhen marrë shembull , ndërsa pjesa tjetër që bëjnë pyetje që nuk i pelqejnë Ramës duhet të dënohen prej tij, me riedukim.

Është shprehje e vetë Ramës kur në vitin 2002 kur drejtonte Bashkinë e Tiranës fyeu në detyrë gazetaren O.J ,duke iu kthyer me shprehjen: “prostitucion mediatik”. Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve të ndryshëm, apo mediave të veçanta që nuk janë pjesë e enturazhit të tij, pasi kanë zgjedhur të bëjnë gazetari, kanë vijuar për shumë vite. Por shprehja e “prostitucionit mediatik” mbetet, pasi shumë të tillë vërtiten në oazin e Rilindjes, duke bërë propagandën qeveritare përmes mikrofonit dhe i bërë jehonë “prostitucionit pushtetar”.

Etiketa: Edi Ramagazetarriedukim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lubonja: Ndryshimet në Kodin Penal bëhen që Rama të mbajë pushtetin sa më gjatë

19:46 : 08/08/2025
AKTUALITET

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kryeministrin nuk ka kush ta rikujtojë

11:01 : 08/08/2025
AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

17:23 : 07/08/2025
Para

Aksident në Golem, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com