• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-gjyqtares Enkeleida Hoxha

23:36 : 30/06/2022
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji rrëzon unanimisht ankimin e kryer nga ish-gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha kundër vendimit të KLGj-së për shkarkimin e saj nga detyra për shkak se liroi me kusht të dënuar për vepra të rënda penale.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 30 qershor vendimin për mospranimin e ankimit të ish-gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha kundër masës disiplinore të dhënë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ, për shkarkimin e saj nga detyra.

Në njoftimin e KPA-së thuhet se trupi gjykues i kryesuar nga Albana Shtylla, dhe anëtarë Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Sokol Somo, në mënyrë unanime vendosi të mos e pranojë ankimin e Enkeleida Hoxhës. Sipas Kolegjit, ky vendim që i përket juridiksionit disiplinor, është përfundimtar dhe hyn në fuqi në ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Hetimi disiplinor ndaj ish-gjyqtares Enkeleida Hoxha filloi pas raportimeve në medie të vendimeve për lirimin e të dënuarave për vepra të rënda penale, Hekuran Billën, i dënuar me burgim të përjetshëm në Mbretërinë e Bashkuar për një vrasje të kryer në 2006-ën, i cili pas lirimit u ekzekutua dhe Ilir Pajën, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 17 vjet burg.

Më 11 shkurt 2021 ajo u arrestua së bashku me disa zyrtarë të Gjykatës së Krujës, një avokat dhe disa qytetarë, të dyshuar si pjesë të një strukture kriminale që synonin të lironin disa të dënuar që e vuajnë dënimin e burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, kundrejt përfitimeve monetare.

Lexo edhe:

Rama: Asnjë lavazh makinash

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hysen Ajasallari

Kur Hoxha gjendej e arrestuar, më 17 mars 202, Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGj vendosi të pranojë kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD për shkarkimin e saj nga detyra duke i vlerësuar veprimet dhe mosveprimet e ndërmarra nga ana e ish-magjistrates në cënim të besimit të publikut tek drejtësia, si dhe se kanë diskretituar rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit.

Gjatë shqyrtimit të çështjes në KPA në seanca publike, përfaqësuesi ligjor i Hoxhës, avokati Ardian Visha e quajti një sulm politik procedimin disiplinor ndaj Hoxhës dhe pretendoi se Kolegji nuk është gjykata kompetente për shqyrtimin e çështjes. Ndërkohë, përfaqësuesit e KLGJ-së dhe ILD-së të cilët deklaruan se KPA kishte krijuar praktikë në shqyrtimin e çështjeve të juridiksionit disiplinor.

Enkeleida Hoxha u lirua nga burgu më 12 qershor 2022, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit konstatoi se kohëzgjatja e masës së sigurimit personal “arrest në burg” e caktuar ndaj saj kishte tejkaluar masën e dënimit të dhënë në shkallën e parë. /BIRN/

Etiketa: hoxhakpavendim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: Asnjë lavazh makinash

14:38 : 29/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hysen Ajasallari

10:13 : 24/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kudusi Shahu

09:33 : 18/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

11:34 : 17/07/2025
AKTUALITET

KPA pezullon nga detyra dhe e rikthen sërish në Magjistraturë prokuroren Elona Alvora

22:12 : 16/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Ilir Hoxha

13:03 : 16/07/2025
Para

De Biasi këshillon Strakoshën: Largohu nga Italia, duhet të përmirësohesh

TË GJITHA

Turizmi në ‘pikiatë’/ Shoqatat: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm

21:59 : 29/07/2025

Kodi i ri Penal/ Burg kush lëviz me automjete pa i bërë kolaudimin, duke sjellë ndotje dhe rrezik

21:49 : 29/07/2025

Allegri kërkon një 9-sh te Milani, Igli Tare po ndjek dy emra

21:34 : 29/07/2025

Analiza e CNN: Trump fitoi luftën e tarifave me BE-në, unioni shfaqet i penduar

21:19 : 29/07/2025

REL: A po e sfidon Putini ultimatumin e Trumpit?

21:18 : 29/07/2025

Netanyahu kërcënon me aneksim të Gazës

21:15 : 29/07/2025

Zbulohen detaje nga kontrata e Xhakës me Sunderland, ja sa do të paguhet mesfushori shqiptar

21:01 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com