• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përballet me Vetting, ja çfarë rezulton nga hetimi i KPK për gjyqtaren Elsa Ulliri

16:44 : 28/06/2022
në AKTUALITET, VETTING

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i kërkoi gjyqtares Elsa Ulliri shpjegime për bilanc negativ të familjes në shuma të vogla dhe për disa vendime penale. Ulliri e vlerësoi hetimin nga KPK dhe kërkoi të konfirmohej në detyrë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të martën seancën dëgjimore ndaj gjyqtares së Gjykatës së Lezhës, Elsa Ulliri. Trupa e përbërë nga Roland Ilia kryesues, Pamela Qirko anëtare dhe Etleda Çiftja relatore, bëri me dije se e kishte hetuar Ullirin në të tre kriteret.

Në relatimin e shkurtër të Çiftjes u bë me dije se Ullirit nuk i ishin gjetur probleme të pasurisë, që siç i kishte rezultuar Komisionit, ishte e gjitha e trashëguar nga babai. Megjithatë, gjyqtares iu kërkuan shpjegime për disa prej deklarimeve të saj dhe po ashtu edhe për dy bilance negative në të cilat gjendej familja e saj, në shumat 150 dhe 158 mijë lekë.

Sipas Komisionit, Ulliri nuk kishte deklaruar pasurinë e anëtarëve të familjes për vitet që kishin qenë në një certifikatë familjare. Gjyqtarja tha se ky kishte qenë keqkuptim i saj dhe forma në të cilën ishte orientuar nga ILDKPKI, por këmbënguli se siç rezultonte nga hetimi, të afërmit e saj nuk kishin pasuri të tjera veç atyre të trashëguara, një përfundim që ishte arritur edhe nga KPK.

Po ashtu Ullirit iu kërkuan shpjegime për mos deklarim të pagesës në formë dhurate prej xhaxhait për një udhëtim në Itali. Gjyqtarja pranoi mosdeklarimin e kësaj pagese për shkak të harresës dhe i vuri në dukje KPK-së se e kishte deklaruar atë në vitin pasardhës vetëm disa muaj pas deklaratës në fjalë. Ajo tha se kjo pagesë ndikonte në bilancin financiar të familjes në vitin 2013 dhe i kërkoi KPK-së ta mbante atë parasysh në analizë financiare.

Lexo edhe:

Njeriu “mbi-ligj”/ Arben Rakipi sfidon Parlamentin e Brukselin, mban në Magjistraturë pedagogët e shkarkuar nga Veting

Denoncimi/ Ish-gjyqtari Petrit Aliaj, ndërtim pa leje në tokën e Bektashinjve në Ksamil

Gjyqtares po ashtu i ishte kërkuar informacion për mosdeklarim të aksioneve të saj në kompaninë e trashëguar nga babai i ndjerë. Ulliri tha se këto aksione ishin deklaruar në pjesën konfidenciale të deklarimit të parë dhe ajo nuk i kishte deklaruar ato në deklaratën vjetore duke qenë se nuk kishte pasur ndryshim të tyre. Ulliri bëri me dije se aksionet i ishin dhuruar në vijim të motrës dhe se kjo ishte deklaruar si ndryshim i pasurisë.

KPK tha se kishte hetuar trashëgiminë nga babai dhe po ashtu kishte hetuar transaksionet financiare të nënës, por nuk kishte gjetur në to probleme që mund të lidheshin me subjektin e rivlerësimit.

Komisioni po ashtu bëri me dije se pas një raporti pozitiv, kishte marrë nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar një raport të dytë negativ. Çiftja nuk dha një qëndrim të KPK për raportin e dytë. Ajo tha se trupa dhe vëzhguesi ndërkombëtar kishin parë materialet e klasifikuara, por nuk bëri me dije ndonjë qëndrim mbi to.

Në vijim, Çiftja tha se KPK kishte hetuar 4 vendime penale të subjektit, që dukej se lidheshin me raportin e DSIK-së. Relatorja tha se për tre prej tyre nuk ishte gjetur asnjë problem.

Për një vendim të katërt, KPK tha se i kishte kërkuar shpjegime gjyqtares për lehtësimin e masës së sigurisë për një të akuzuar përsëritës. KPK nuk bëri me dije çfarë vepre penale bëhej fjalë, por në shpjegimet e saj, Ulliri, pasi e cilësoi “fyes dhe zhgënjyes” raportin e DSIK, sqaroi se masa e butë e sigurisë ishte dhënë për një të akuzuar për “drejtim të parregullt të mjeteve”. Ulliri tha se në këtë rast kishte mbajtur parasysh llojin e veprës penale, masën e dënimit për këtë vepër dhe se personi në fjalë ishte mësues në një shkollë 9-vjeçare dhe kujdesej për babain e tij të sëmurë. Ajo tha se masat e sigurisë në këto raste ishin të ngjashme në të gjitha gjykatat.

Ndërkohë, në sqarimet për një rast të ngjashëm, për të cilin KPK kishte marrë indicie nga një denoncim, Ulliri vuri në dukje se kishte vendosur barazinë para ligjit. Ajo tha se i pandehuri akuzohej në një proces ndërtimi pa leje, por që në fakt kishte si të dyshuar kryesor zyrtarë lokalë që dyshoheshin për leje të kundraligjshme. Gjyqtarja tha se fillimisht pronarit të godinës i ishte dhënë masë më e rëndë shtrënguese, por pasi prokuroria kishte kërkuar masa më të lehta për zyrtarët lokale dhe pasi i akuzuari kishte kërkuar rishikim, ajo e kishte parë me vend që ai të kishte të njëjtën masë si të akuzuarit e tjerë në këtë çështje.

Sa i përket një denoncimi që pretendonte shkelje procedurale të gjyqtares në konsiderimin e dëshmive të marra në gjyq, Ulli i tha trupës se ky pretendim ishte shqyrtuar nga e njëjta trupë edhe për një subjekt tjetër dhe nuk ishte gjetur si shkelje. Ulliri këmbënguli se nuk kishte pasur shkelje procedurale dhe tha se kishte cituar praktikën e ndjekur në përgjigjet me shkrim.

Në fund të fjalës së saj, Ulliri i pasi falënderoi trupën për hetimin e thelluar kërkoi konfirmim në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më 30 qershor në orën 9.15. /BIRN/

Etiketa: Elsa Ullirikpkvetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Njeriu “mbi-ligj”/ Arben Rakipi sfidon Parlamentin e Brukselin, mban në Magjistraturë pedagogët e shkarkuar nga Veting

11:07 : 30/05/2026
AKTUALITET

Denoncimi/ Ish-gjyqtari Petrit Aliaj, ndërtim pa leje në tokën e Bektashinjve në Ksamil

21:10 : 21/05/2026
AKTUALITET

“Diskreminuesja” tek anti-diskriminimi me votë socialiste!

11:22 : 17/05/2026
AKTUALITET

Ish-prokurori i Tiranës emërohet drejtori i Hetimit Doganor

10:44 : 10/04/2026
AKTUALITET

Procesi i vetingut mbyll siparin, lë pas një sistem drejtësie të brishtë

09:01 : 21/03/2026
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e ndihmëses ligjore, Albana Palaj

17:39 : 04/03/2026
Para

Fronti "Për Shpëtimin e Shqipërisë", sot tryeza e dytë/ Ja çfarë pritet

TË GJITHA

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom