• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bie sërish besimi i biznesit në Shqipëri

20:17 : 27/06/2022
në AKTUALITET, BOTA

Lexo edhe:

Rritja e numrit të prostitutave të huaja shton frikshëm rastet e infektimit nga HIV/AIDS në Shqipëri

Shqipëria me çmimet më të larta në Europë për pajisjet shtëpiake, 45% mbi mesataren e BE-së

Dhoma Amerikane e Tregtisë bëri të ditur se në qarqet e biznesit ka sërish një rënie të besimit, për shkak të klimës së papërshtatshme për investime dhe terrenit të vështirë ekonomik. Presidenti i Dhomës, Enio Jaço, thotë se ulja e besimit sjell efekte të padëshirueshme, në investime, kapitale, largim të punëtorëve.

Dhoma Amerikane e Tregtisë deklaroi sot se Indeksi i Biznesit ka pësuar rënie 3-4 vitet e fundit, duke shënuar sërish një ulje të besimit, që ka komuniteti i biznesit ndaj terrenit ekonomik dhe klimës së investimeve në Shqipëri. Indeksi vjetor dhe vlerësime të tjera dalin nga anketimi që Dhoma Amerikane bën me anëtarët e vet.

“Përballë presioneve ekonomike nga jashtë, Shqipëria e ka vetë në dorë një reformë për përmirësimin e klimës së biznesit brenda vendit. Dhoma Amerikane i ka propozuar qeverisë një paketë me 40 rekomandime për të rregulluar klimën e biznesit dhe për të tërhequr investime të huaja dhe një grup po merret me to, por vetëm një e treta është zbatuar deri tani” – thotë zoti Jaço.

Dhoma kërkon procedura të shkurtuara, transparente dhe me sa më pak takime me administratën, uljen e monopoleve, si dhe lehtësira për kompanitë e huaja bazuar në përmasën e investimit dhe në numrin e vendeve të reja të punës që krijon.

“Kemi kërkuar miratimin në Kuvend të një paketë ligjore anti-korrupsion, për të parandaluar dhe më pas për të ndëshkuar ryshfetet sipas standarteve të OSBE, që përfshijnë zyrtarët e lartë dhe të mesëm. Edhe sistemi i prokurorimeve publike duhet reformuar sipas rekomandimeve të BE-së, për të shmangur vendimet korruptive përmes transparencës më të madhe” – thotë zoti Jaço.

Po ashtu projekt-ligji për sistemin tatimor, sipas tij, nuk përmbush standartet ndërkombëtare dhe nuk përmbush detyrat në luftën ndaj informalitetit.

Dhoma Amerikane e Tregtisë është një nga komunitetet më të fuqishme të biznesit në Shqipëri. Dhoma përbëhet nga 225 kompani, 65 nga të cilat janë me kapital krejtësisht amerikan dhe global, 81 janë pjesërisht amerikane, ndërsa 78 janë me kapital shqiptar, që aspirojnë të zhvillojnë tregti me Shtetet e Bashkuara.

Kompanitë e Dhomës Amerikane kanë mbi 30 mijë punëtorë dhe 3.1 miliardë dollarë të ardhura vjetore, ose sa 20% të ekonomisë shqiptare.

Qeveria nga ana e saj thotë se po ul korrupsionin përmes shërbimeve online dhe një reforme strukturore në sistemin e tatim-taksave, e ndërkohë po përpiqet të zbusë spekullimet e tregjeve që kanë ardhur prej çrregullimeve të përbotshme, që shkaktoi sulmi rus mbi Ukrainën.

Ekonomia shqiptare është ndikuar nga presionet ekonomike globale, ndërsa lufta në Ukrainë ka përshpejtuar inflacionin dhe ka çrregulluar zinxhirin e furnizimeve me mallra./VOA/

© SYRI.net

Etiketa: biznesDhoma Amerikane e TregtisëShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rritja e numrit të prostitutave të huaja shton frikshëm rastet e infektimit nga HIV/AIDS në Shqipëri

15:36 : 08/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria me çmimet më të larta në Europë për pajisjet shtëpiake, 45% mbi mesataren e BE-së

11:55 : 08/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Ura mbi Bunë që do lidhte Velipojën me Ulqinin hiqet nga lista e projekteve me rëndësi kombëtare

22:50 : 06/08/2025
AKTUALITET

Rama mburret me turizëm elitar, të huajt ankohen për plehrat në forumet e udhëtimit me mijëra ndjekës

08:10 : 06/08/2025
AKTUALITET

Blerja e shtëpisë së parë në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e paarritshme për qytetarët

19:27 : 05/08/2025
Para

Amnistia fiskale, Ngjela pro Ramës: Do rriten rrogat deri në 800 mijë lekë

TË GJITHA

Nga Gjesti, Laerti e deri te Loredana, Rozana tregon se si i ka marrëdhëniet me ish-banorët e BBV

20:38 : 08/08/2025

Shkëndija shpartallon Shkupin në javën e parë të kampionatit maqedonas

20:32 : 08/08/2025

Një i vdekur, teksa Greqia vazhdon “luftën” me zjarret! Evakuohen disa zona

20:25 : 08/08/2025

“Ishte klubi im i ëndrrave”, Eden Hazard tregon pse dështoi te Real Madrid

20:21 : 08/08/2025

Kosova kërkon nga Shqipëria reciprocitet për shërbimin e hemodializës

20:12 : 08/08/2025

Gara për supremacinë Artificiale/ ChatGPT mposht Grok-un e Musk në turneun e shahut

20:02 : 08/08/2025

Plani për Gazën sjell më shumë mjerim për palestinezët dhe një risk të madh për Netanyahun

20:00 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com