Një qytetare që mori pjesë në ditën e 39-të të protestës për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, reagoi ndaj deklaratës së kreut të qeverisë, i cili i kishte cilësuar protestuesit si “korba e sorra të bulevardit”.
Gjatë fjalës së saj, ajo hodhi akuza ndaj qeverisë, duke pretenduar se “korbat dhe sorrat” ndodhen brenda kabinetit qeveritar.
“Sorrat dhe korbat i ka në kabinetin e vet, në Kryeministri. Gjysmën i ka në burg, gjysmën tjetër aty, kurse oligarkët i ka te kazinoja e Olsi Ramës në Amerikë”, u shpreh protestuesja.
Më tej, qytetarja ngriti akuza edhe për korrupsion, pastrim parash dhe privatizimin e pronave, duke deklaruar se është prekur personalisht nga humbja e pronave në Divjakë.
Në përfundim të fjalës së saj, ajo u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë protestat dhe kërkoi intensifikimin e tyre, duke theksuar se do të vijojë të protestojë kundër qeverisë.














